Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Një ndërhyrje (e vogël) ndaj intervistës së Sali Berishës

| E diele, 05.09.2021, 08:00 AM |


Një ndërhyrje (e vogël) ndaj intervistës së Salih Berishës

Nga Hilmi Saraçi

Kohë më parë në TV Dukagjini  në intervisten e zhvilluar Salih Berisha paraqiti dhe komentoj shumë cështje me rëndësi të vëcantë politke dhe historike. Unë nuk deshta të flasë për intervistën si  terësi  pasi që Prof,dr. Hakif Bajrami në reagimin e tij , postua nga ymer Halimi në FB, ka sqaruar me mjaft argumente  shumë të dhana nga kjo intervisë. Në këtë rast unë deshta të ndalem kalimthi për Fadil Hoxhën,personalitetin e tij të cilin gjatë intervistës  Salih Berisha e quan tradhtar.Ai (Fadil Hoxha) ka pasur  gabime dhe lëshime, por nuk duhet hudhur posht kontrbutin që ka dhënë  për lirinë dhe afirmimin kombëtar në Kosovë. Ai (Fadili) nuk është pajtuar me shumë teza dhe qendrime reakcionare dhe shoveniste të komunistëve serbosllav, që shkonin në dëm të shqiptarëve , prandaj për këtë arsye ka pasur mjaft kundershtime dhe probleme me udhëheqjen komuniste serbosllave, sidomos me Tempon në disa raste, i cili për shkak të qendrimit  për mbrojtjen e shqptarëve ,dyshimit se Fadili po bashkëpunon me Shaban Polluzhën dhe për disa arsyera të tjera e kishte ndrruar nga komandanti i “Shtabit të Përgjirhshëm për Kosovë e Metohi…” Mandje deri sa ishte gjallë gjithmonë ishte halë në sy për serbosllavët komunist dhe çetnik , të cilët u përpoçen ta demaskojnë dhe ta poshtërojnë me metoda të ndryshme antinjerëzore . Por ai të gjitha këto i përballoi dhe nuk u luhat kurrë nga ideja e tij për liri dhe pavarësi kombëtare… Ai shte përkrahës i UCK-së . Pas crimit mbante takime dhe biseda me pjesëtarët e Luftës (UCK-në).

S’ka njeri (prijsë, lider udhëheqës, mbret e të tjerë ) që nuk ka gabime gjatë karierës së vet vepruese dhe sunduese, ashtu siq pati edhe Fadil Hoxha.Fadil Hoxha si udhëheqës Jugosllav , në kohën e Titos- gjatë karierës së vet si funkcionar ka pasur mjaft gabime që nuk arsyetohen leht. Mirëpo gabimet e tija për të cilat është folur, po flitet dhe po interpretohen nëpër media si kjo e Salih Berishës ,sikur nuk po arrijnë të ndriçojnë sa duhet figurën e  Fadil Hoxhës dhe shumë figurave të tjera kombëtare..Në këtë çështje  janë përzier shumë “gishtërinj” që nuk kanë njohuri  për një vlerësim të duhur, sepse në disa gazeta  në të kaluaren ,por edhe në të tashmen disa shkrime (dhe intervista) nuk mund të jenë bazë e duhur për ta vlerësuar personalitetin e Fadil Hozhës…

Salih Berisha ka merita të vecanta si personalitet dhe burrsheti. Prandaj është dashur të jetë më i matur dhë më i kursyer ndaj personalitetit të Fadil Hoxhës dhe mos ta quaj tradhtar dhe  mos  ta “  shti në një thes” me Enver Hoxhën. Unë kam një konsideratë dhe një mendim të lartë për veprimtarin e Salih Berishës,  Ai  për Shqipërin demokratike ka në rëndësi të vecantë, prandaj fjala tradhtar është e madhe dhe e rëndë- për Fadil Hoxhën…