| E diele, 05.09.2021, 09:00 AM |
Një ndërhyrje (e vogël) ndaj intervistës së Salih Berishës
Nga
Hilmi Saraçi
Kohë
më parë në TV Dukagjini në intervisten e
zhvilluar Salih Berisha paraqiti dhe komentoj shumë cështje me rëndësi të
vëcantë politke dhe historike. Unë nuk deshta të flasë për intervistën si terësi
pasi që Prof,dr. Hakif Bajrami në reagimin e tij , postua nga ymer
Halimi në FB, ka sqaruar me mjaft argumente
shumë të dhana nga kjo intervisë. Në këtë rast unë deshta të ndalem
kalimthi për Fadil Hoxhën,personalitetin e tij të cilin gjatë intervistës Salih Berisha e quan tradhtar.Ai (Fadil
Hoxha) ka pasur gabime dhe lëshime, por
nuk duhet hudhur posht kontrbutin që ka dhënë
për lirinë dhe afirmimin kombëtar në Kosovë. Ai (Fadili) nuk është
pajtuar me shumë teza dhe qendrime reakcionare dhe shoveniste të komunistëve
serbosllav, që shkonin në dëm të shqiptarëve , prandaj për këtë arsye ka pasur
mjaft kundershtime dhe probleme me udhëheqjen komuniste serbosllave, sidomos me
Tempon në disa raste, i cili për shkak të qendrimit për mbrojtjen e shqptarëve ,dyshimit se Fadili
po bashkëpunon me Shaban Polluzhën dhe për disa arsyera të tjera e kishte
ndrruar nga komandanti i “Shtabit të Përgjirhshëm për Kosovë e Metohi…” Mandje
deri sa ishte gjallë gjithmonë ishte halë në sy për serbosllavët komunist dhe
çetnik , të cilët u përpoçen ta demaskojnë dhe ta poshtërojnë me metoda të
ndryshme antinjerëzore . Por ai të gjitha këto i përballoi dhe nuk u luhat
kurrë nga ideja e tij për liri dhe pavarësi kombëtare… Ai shte përkrahës i
UCK-së . Pas crimit mbante takime dhe biseda me pjesëtarët e Luftës (UCK-në).
S’ka
njeri (prijsë, lider udhëheqës, mbret e të tjerë ) që nuk ka gabime gjatë
karierës së vet vepruese dhe sunduese, ashtu siq pati edhe Fadil Hoxha.Fadil
Hoxha si udhëheqës Jugosllav , në kohën e Titos- gjatë karierës së vet si
funkcionar ka pasur mjaft gabime që nuk arsyetohen leht. Mirëpo gabimet e tija
për të cilat është folur, po flitet dhe po interpretohen nëpër media si kjo e
Salih Berishës ,sikur nuk po arrijnë të ndriçojnë sa duhet figurën e Fadil Hoxhës dhe shumë figurave të tjera
kombëtare..Në këtë çështje janë përzier
shumë “gishtërinj” që nuk kanë njohuri
për një vlerësim të duhur, sepse në disa gazeta në të kaluaren ,por edhe në të tashmen disa
shkrime (dhe intervista) nuk mund të jenë bazë e duhur për ta vlerësuar
personalitetin e Fadil Hozhës…
Salih
Berisha ka merita të vecanta si personalitet dhe burrsheti. Prandaj është
dashur të jetë më i matur dhë më i kursyer ndaj personalitetit të Fadil Hoxhës
dhe mos ta quaj tradhtar dhe mos ta “
shti në një thes” me Enver Hoxhën. Unë kam një konsideratë dhe një
mendim të lartë për veprimtarin e Salih Berishës, Ai për
Shqipërin demokratike ka në rëndësi të vecantë, prandaj fjala tradhtar është e
madhe dhe e rëndë- për Fadil Hoxhën…