E premte, 29.03.2024, 03:03 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Kjo ndodhi në vitin 1933

E diele, 05.09.2021, 08:18 AM


Kjo ndodhi në vitin 1933

In memoriam, NESHAT HYSIT

(tregim)

Nga Përparim HYSI

Nesër është 5 shtatori dhe për SKRAPARIN është një datë sa e shënuar dhe po aq e çmuar:historikisht! Është data e ÇLIRIMIT nga nazi-fashistët dhe enkas për "Jehonën e SKRAPARIT" po sjell një ngjarje të vitit 1933,ashtu siç ma ka treguar me gojën e tij: NESHAT MAKSUT HYSI nga VËRZHEZHA e SKRAPARIT. Skraparlinjtë e dinë se kush ka qenë NESHAT HYSI: gjatë LUFTËS N.ÇL... kaqenë zëvendës komandant në BRIGADËN E SHTATË SULMUESE,kur komandant ka qenë GJIN MARKU dhe KOMISAR KADRI HOXHA. Në këtë brigadë zv.komisar ka qenë ADIL ÇARÇANI dhe përgjegjësi për rinininë RAMIZ ALIA. Pas ÇLIRIMIT,NESHAT HYSI ka qenë GJENERAL MAJOR dhe ka punuar në MINISTRINË e NBRENDSHME. Ka qenë i zgjedhur deputet për Skraparin në disa legjislatura.

*     *    *

Për ta bërë më të lehtë lexmin e këtij tregimi, për një çast po futem nën lëkurën e rrëfyesit. Në vitin 1933,me porosi të RIZA CEROVËS,ika nga VËRZHEZHA dhe fillova punë në një ndërmarrje botore(bënte rrugë e ura) në FIER. Punoja sa për të"mashtruar" xhandarmërinë,se misioni im ishte për t'u lidhur me njerëz anti -qeveri. Punoja aty dhe për të fjetur,flija në fshatin PORTËZ(tri km larg FIERIT),ku ka skraparlinj. Flija në shtëpinë e NDRIZKË MËLOVËS se qe miku i familjes. Për të shkuar në punë,përdorja një biçikletë"Bianka". Punën  e kisha për"salltanet",por dhe xhandarmëria më kish në survejim. Aso kohe në FIER,komandant xhandarmërie qe një miku i LARTMDHËRISË ,MESTAN quhej,që,sa herë më shihte m'i ngulte sytë si zhgabonjë. Kur lija punën,ashtu në perëndim dielli,pedaloja "Biankën" dhe,kur afrohesha  në fshat, biçikletën e merrja prej dore,se aso kohe nuk kish rrugë për biçikletë. Një natë,tek po hyja në fshat,me biçikletë në duar,shikoj një qenstani që lëshohet drejt meje. Lë biçikletën dhe ulem të marrë ndonjë gur të madh a ndonjë dru për t'u mbrojtur nga qeni,kur dikush ma jep me një hu me sa fuqi mbi shpatulla. Tek rashë për tokë,e mata me sy dhe pashë që ky,çobani(i zoti i qenit) qe goxha më i gjatë se unë dhe i trashë sa një lis. Zakonisht,unë mbaja një kobure"Beret" me vete,por atë ditë nuk  e kisha marrë. Çobani me qen u largua dhe unë,pasi mora veten, mora biçikletën dhe sosa tek NDRIZKA. As që zura në gojë seç më ndodhi. Të nesërmen,veç biçikletës, mora dhe"Beretën" me vete. Qe e vogël dhe kisha një xhep ku fshihej kollaj. - Në më ka vënë MESTANI çobanin,- mendova,- ka për të dalë prapë sot. Pedalova biikletën dhe u ktheva në kafe.Atje qe MESTAN Xhandari dhe,tek m'i nguli sytë,sikur po më thoshte:-E firar,si më je sot?TA tregoj punën botore. Erdhi mbrëmja dhe me biçikletën në duar,tash nuk më sulmoi qeni,por çobani. Ai ngrit hurin me sa fuqi,por unë iu shmanga dhe ia zbraza në gojë.Ra shakull përdhe. Siç e pata"Beretën" e futa në kasollen e parë të fshatit dhe,sa sosa tek NDRIZKA,i bëra zë që të ftonte dhe skrapalinj të tjerë. Aty disa herë ngrihesha në valle(ishim duke pirë dhe këngë e valle) dhe,ndërkaq,dha ballë MESTANI me shpurën e tij. Sado që skraprlinjtë dëshmuan për prezencën time dhe kjo dëshmi e tyre qe alibi e mirë për mua,MESTAN XHANDARI më kish si halën e peshkut në grykë. Atë që nuk e ariiti më 1933,e arriti në vitin 1935,ku për pjesëmarrje në KRYENGRITJEN e FIERIT,më arrestuan dhe iu  nënështrova torturave të egra. Në jam gjallë,ia dedikoj jetën një doktori italian që ishte i burgosur me mua. Doktori i Bashkisë i shërbente MBRETIT dhe gjoja për  të më mjekuar plagët të hapura nga torturat,më jepte ilaçe që të më shpinin drejt vdekjes. Doktori italian më tha:- Mbreti lirinë ma ka marrë,por profesionin nuk ma heq dot.Mos i përdor,se ndryshe do vdesësh. Kremrat vdekjeprurëse i hidhja në hale dhe një ditë dola i lirë.Kur filloi LUFTA N/ÇL... isha me Brigadën e shtatë Sulmuese.Luftuan deri në JUGOSLLAVI dhe në KONGRESIN e PËRMETIT m'u dha grada "MAJOR". Mbas ÇLIRIMIT punoja në MINISTRINË e MBRENDSHME. Një ditë,ministri i Mbrendshëm,më ngarkoi që të inspektoja Burgun e TIRANËS. Shkova atje dhe u befasova: komandant i burgut qe,pikërisht,ai,MESTANI i xhandarmërisë së FIERIT. Qe me gradën "kapiten". Qe plakur dhe kurrë nuk i shkonte në mend se kush isha unë. Bëra kontrollin sipas detyrës dhe,kur mbarova,e ftova kapitenin për një kafe, Kur u ulëm,më tregoi për detyrën dhe se si ish bashkuar me partizanët. Nuk fshehu asgjë nga e kaluara. Megjithatë, i thashë:-Shoku kapiten,meqë ke shërbyer në FIER,në fshatin Portëz (më ka treguar një njeri imi) është bërë një vrasje e një çobani dhe nuk është zbuluar kush e vrau?

Digjo,-mor shoku major,- e vetmja vrasje që nuk e zbulova dot.Çobani kish ardhur me dele dhe qe miku jem, Atëherë ndiqja një"firar",por nuk e zbuluam dot.

Jam unë,"firari",- i thashë!

Paske  qenë me fat,se me ba e të kisha zbulue ati moti,kishe me e pa  sherrin. U ndanë me XHa MESTANIN si dy miq që na vëllazëroi lufta!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora