E hene, 30.03.2020, 08:01 AM (GMT+1)

Aktualitet

Ina Rama, presion te shemtuar mbi gjykaten

E premte, 05.12.2008, 05:58 PM


Ina Rama
Nga Koha Jone

Nuk ka dyshimin me te vogel qe tashme Ina Rama i eshte vene me te gjitha baterite kunder mazhorances aktuale. Ceshtja e ndertimit te autostrades se shekullit, rruges qe lidh Shqiperine me Kosoven, po perdoret nga prokuroria dhe perdoruesit e saj, si ceshtje per te demtuar imazhin e qeverise dhe per te shkaktuar humbjen e PD ne zgjedhjet e ardhshme. Akuzat direkte kunder Ministrit Basha, e indirekte kunder Kryeministrit Berisha dhe qeverise se tij, por sidomos procedura e ndjekur deri tani nga Prokuroret e Sollakut dhe Ina Rames, konfirmojne se kjo eshte nje lufte politike dhe aspak nuk ka te beje me nje ceshtje hetimore. Ky konkluzion arrihet nisur nga fakti qe kete ceshtje e nisi Dhori Sollaku pak dite pasi Berisha i kerkoj largimin e tij si Kryeprokuror.

Ceshtja penale nisi kryesisht, pas akuzave politike te opozites se ciles sigurisht qe nuk i intereson ndertimi nga mazhoranca aktuale i kesaj vepre te rendesishme kombetare, e cila rrjedhimisht vec rendesive te tjera kombetare, politike, ekonomike, ka edhe rendesi elektorale per PD. Pas renies se Sollakut, per shume muaj kjo ceshtje u la ne harrese. Por me afrimin e zgjedhjeve, kundershtaret e Berishes duke perdorur Ina Ramen si ushtare te bindur dhe pa ndonje nuhatje politike per postin qe drejton, e rihapen kete ceshtje me qellim per ta mbajtur zvarre deri ne zgjedhje dhe per ta cuar ne gjykate vetem muajin e fundit para qershorit 2009. Kjo vertetohet nisur nga fakti qe Ina Rama kerkoi heqjen e imunitetit te Lulzim Bashes ne dhjetor te vitit 2007 dhe prej asaj kohe kur kaluan 12 muaj, kjo prokurori nuk beri asnje hetim, nuk e thirri asnjehere ne prokurori ministrin. Pse? Sepse po te kryhej dhe mbyllej hetimi shpejt, do t'i jepte kohe Ministrit ta fitonte pastertine ne gjykate, keshtu gjithe balta e hedhur do te shkonte dem dhe nuk do te arrihej qellimi i perdoruesve te Ina Rames. Keshtu qe taktika e zvarritjes dhe dergimi si te pandehur ne gjykate pikerisht ne ditet e fushates elektorale, ishte zgjidhja me e mire per te realizuar efektin demtues te kesaj mazhorace me kete akuze. E rendesishme per Ina Ramen dhe perdoruesit e saj nuk ishte hetimi dhe zbardhja e ceshtjes, as denimi i Lulzim Bashes, por fakti qe ne qershor kur Berisha te peruroje autostraden, Ministri

Basha te jete ne bangon e te akuzuarit ne gjykate dhe te mos kete kohe te marre pafajesine para zgjedhjeve. Kjo vertetohet nga fakti qe prokuroria nuk e mbylli hetimin brenda afatit te parashikuar sipas ligjit, por kerkoi nga gjykata shtyrjen e ketij afati. Njehere gjykata ia shtyu afatin e periudhes hetimore, por Ina Rama as brenda ketij afati te ri nuk i mbylli hetimet per ta cuar dosjen ne gjykate. Keshtu qe ajo kerkoi perseri shtyrje afati per te hetuar, por kesaj radhe gjykata ia refuzoi shtyrjen. Pas ketij vendimi Ina Rama dhe perdoruesit e saj u bene keq. Ajo doli publikisht dhe deklaroi se do ta ankimonte ne gjykaten e apelit kete vendim pasi nuk pajtohej me te dhe premtoi qe hetimet nuk do te vazhdojne deri ne vendimin e apelit.

Por perdoruesit e qortuan Inen e pamesuar me keto pune, dhe i thane merre Ministrin Basha te pandehur se te shpetoi. Dhe Ina shkrete, gelltiti c'kishte deklaruar para gjithe mediave, dhe tre dite me vone i dergon fletethirrje ministrit Basha per ta pyetur dhe per t'i komunikuar akuzen si te pandehur. Ky veprim i saj u konsiderua nga gjithe juristet si shkelje e ligjit dhe procedurave ligjore dhe avokatet iu drejtuan gjykates per te hedhur poshte keto veprime procedurale te Ina Rames. Zonja Rama, si asnjehere tjeter ne historine e komunikimit Prokurori-Gjykate i dergon leter publike gjykates ku i kerkon asaj te mos e gjykoje fare kerkesen e te akuzuarit. Dhe jo vetem kaq, por dje,

prokuroria kerkoi largimin nga trupi gjykues te gjyqtares Fatmira Hajdari pa deklaruar ne seance asnje shkak dhe perligje te kerkeses se saj. Kerkesa per largimin e Fatmira Hajdarit nga gjykimi, u komentua si pamundesi e korruptimit nga prokuroria te kesaj gjyqtareje qe ajo ta jepte vendimin si e do Ina Rama dhe perdoruesit e saj. E gjithe kjo histori eshte shembulli me i keq dhe presioni me i shemtuar mbi gjykaten. Ështe treguesi absolut i perdorimit te prokurorise per lufte politike. Menyra se si po keqperdoret kjo ceshtje e ka mbyllur tashme kuriozitetin publik. Etja per ta perdorur, shkeljet e qellimshme procedurale e kane dekonspiruar qellimin e ketij hetimi dhe tashme kjo ceshtje eshte mbyllur: edhe sikur Lulzim Basha te kete bere shkelje, askush nuk e beson me kete akuze te Ina Rames dhe perdoruesve te saj. Qellimi per te demtuar me kete rruge mazhorancen tashme, eshte kthyer ne te kundert, ajo demtoi prokurorine, Ina Ramen dhe perdoruesit e saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT