E enjte, 02.12.2021, 09:41 AM (GMT)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Postqeveri

E shtune, 04.09.2021, 03:21 PM


Postqeveri...

Nga Nikoleta Kovaçi

Dashta me e shkrue nje status te gjateee, per Lindita Nikollen! Me fjale te mira, te zgjedhuna me kujdes, falenderuese e shume kesi gjanash! Por e pash qe s’e kisha ate arsenal... E lashe krejt se thashe; ç’a do qe te shkruej une, jane thane krejt nga mirditorët e malsurët e Mirdites dhe te Lezhes! Manej mendova pak edhe per arritjet e ministres sot Kryetare Kuvendi! Mesova se puna ma e madhe qe ka ba per arsimin asht shkollimi i femiut te vet jashtë... as ktu s’mujta me hap zà!

Manej mendova per Markun, ate te PD-se! Shëttt i thashe vedi, budalle, se ai ka fitue ne Lezhe e ti s’ki fitue ne Puke! Iu solla verdallë Pukes e m’thane se nja prej t’propozuemve kishte shkue kah PS-ja, se ai demokrati pasanik qe ishte te PS e Shkodres kishte pare boll! Madje aq sa me ble vota e deputet bashke! Prape e mshila qyqen e gojes e s’fola ma me vedi! Po prape me turbullon Marku; ai kishte detyra t’mdhaja, po tash meqe duel Lindita nalt fort s’ka gajle, Mirdita e ka perfaqesuesin e vet...

Mandej prape u hutova neper Lezhe! S’e çkurdiset atij vendi! Rama ia dorezoi Ulsi Manjes çilsat e Drejtësisë, me komandue edhe SPAK e te dy bashke me punue pa e marr vesh amerikanët per do sende te forta fort! E mire bani; se i huaji sduhet me i marr vesh krejt sendet e shpise! Edhe pse Kimi asht ba si e shpiss prape e huaj mbetet...

Manej me del Lefteri! Hapi rruge i shkreti se asht Rama ne Durres! Ka edhe Gjushin aty bashke me kryepunetorin e bordit kullimit! Mbase Lefteri s’pranon me kane i katerti; asht shumë larg pritshmerive! Mrame Levandovski na e bani gjanën me ata talianët trajner e gjyqtar! Meqe i ka mundesite e miqesite, Lefteri nuk ban keq me marr Kombetaren tonë... ku i dihet, se ç’ndodh...

Manej me del Taulanti, librazhdioti ma i votuem i kombit! Mire vete po mori edhe nja 20 mije vota plus per shoket.. ani pse u vra nji njeri, u plagosen kater te tjerë, Taulanti do ta kujtoje gjate triumfin elbasanas edhe nese largohet qe neser... fundja kush mundet me i nxjerr 14 njerez te armatosun ne rruge njeheresh me marr votebesim? Kerkush! Ai asht fituesi moral i rilindjes...

Manej ndalem e mendoj: si nuk e zbardhem vrasjen e Lushnjes? Po te Elbasanit? Po te Shkodres? Po te Velipojes? Po çunat qe i izolojme neper fahtrat e tyne, si i ruajme? Po te tjeret qe na gjuajne biznesmenat, kur do iu thona rrini urte? Po trafiqet, PPP, kullat, inceneratorët kur do mbarojnë? Po shkollat e spitalet kur do të hapen per njerezit?

... e manej, prape fillimi ne ate kange: po su votua ne kete vend, nuk bahet ky vend...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora