Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Enver Bytyçi: Edi Rama ka nis fushaten e mashtrimeve ndaj nderkombetareve

| E shtune, 04.09.2021, 03:07 PM |


Enver Bytyçi:

Ne Bled te Sllovenise u be nje debat. Kryeministri i Shqiperise i beri nje coke te mire Zoran Zaevit dhe kritikoi ashper presidentin e Bullgarise per qendrimin bullgar ndaj integrimit te Maqedonise se Veriut.

Por presidenti bullgar iu pergjigj po ashtu ashper Edi Rames. I kujtoi atij se integrimi nuk eshte dhurate, por eshte realizim standardesh. Cka do te thote se topi u kthye te kryeministri i Shqiperise, i cili nuk le rast pa anashkaluar detyrimet e tij per integrimin, duke kritikuar Bashkimin Europian.

Nderkaq Emmanuel Macron nxori ne shesh nje genjeshter tjeter te Edi Rames. Tha se kryeministri yne ka marre para nga SHBA per strehimin e afganeve. Kjo deklarate ishte dekonspirim i Edi Rames, sepse ai kritikoi shtetet e NATO-s pse nuk paguajne per afganet.

Tani qe shqiptaret u familjarizuan me genjeshtrat e Edi Rames, ky i fundit ka nis fushaten e mashtrimeve ndaj nderkombetareve. Por ata nuk te falin kur eshte fjala per integritetin e tyre!