E shtune, 29.01.2022, 07:35 AM (GMT)

Mendime

Kastriot Myftaraj: U desh të vinin afganët që kryeministri të vlerësonte një figurë historike si Lek Dukagjini

E shtune, 04.09.2021, 02:02 PM


Kastriot Myftaraj:

Sot disa turistë të huaj më ndalën në qendër të Tiranës, midis shtatores së partizanit të panjohur dhe asaj të Sulejman Pashës dhe më pyetën se cili prej atyre të dyve ishte Lek Dukagjini.

-Kemi dëgjuar Kryeministrin tuaj që ka folur në mediat ndërkombëtare për Lek Dukagjinin këto ditë dhe u interesuam për të. Na thanë se shtatorja e tij gjendet këtu por po shohim se qenkan dy.

Me sa duket dikush kishte bërë një shaka me të huajt duke i adresuar këtu. Të huajt shikonin me hutim sa nga shtatorja e partizanit i cili dukej sikur protestonte shumë i nervozuar që nuk e gjente nevojtoren publike që kishte qenë aty pranë tij dhe që Edi Rama e prishi kur u bë kryetar bashkie, dhe pashait osman me jatagan që që shikonte me inat shtatoren e vrasësit të kolegut të tij Esat Toptanit, përballë tij, diku më larg.

Por kur u ndava nga të huajt nisa të mendoj se si është e mundur që kryeministri ynë, i cili ka qenë për njëmbëdhjetë vjet kryetar I bashkisë së kryeqytetit, për dy vjet e gjysëm ministër kulture dhe për tetë vjetë kryeministër, nuk ka bërë një shtatore të Lek Dukagjinit për të cilin po flet kaq shumë me rastin e ardhjes së afganëve.

As si piktor nuk ka bërë ndonjë portret të Lek Dukagjinit, për fatin e mirë të imazhit të këtij princi në fakt.

Në 2010 Lek Dukagjini kishte 600 vjetorin e lindjes. Këtë vit ka 540 vjetorin e vdekjes. Në 2010 Rama ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit, sot është kryeministër. As atëherë as tani nuk ka bërë asgjë për ta përkujtuar.

U desh të vinin afganët që kryeministri shqiptar të vlerësonte një figurë historike si Lek Dukagjini.

A do të ngrejë me këtë rast Rama monumentin e Lek Dukagjinit në Tiranë?

Dhe kini parasysh që Edi Rama është tallur vazhdimisht me Kanunin e Lek Dukagjinit në librat dhe shkrimet e tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora