E enjte, 25.04.2024, 10:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Drejt majave ku lind e bukura

E enjte, 02.09.2021, 09:00 PM


DREJT MAJAVE KU LIND E BUKURA

Pak fjalë për poezinë e Dea Basha

Kur lexojmë për thurimat e një dashurie, tek Dea, shohim lotët, prekim lulet, venerojmë ndëshkimin dhe mbi të gjitha e admirojmë dashurinë e padjallëzuar, që mund ta ketë vetëm një shpirtbardhë

Shkruan: Remzi Limani

Poetja, Dea Basha, me poezinë e saj na jep një pasqyrim kohe të vjershëruar me frymën e saj veçane prej poeteje, gjithësesi të arrirë dhe të pjekur në diellin që bie në dritarën e saj. Mbi këtë fakt, poetja Dea, na servir kohën e cila nxjerrë në pah strukturën e ëndrrave të bukura, dhe dhelpërinë e fshehur brenda tyre.

Pra, kur lexojmë për dashurinë e paqtë, tek Dea, shohim lotët, prekim lulet, venerojmë ndëshkimin dhe mbi të gjitha e admirojmë dashurinë e padjallëzuar, që mund ta ketë vetëm një shpirtbardhë. Mbi këtë, në vargun që lexojmë, poetja respektive Dea Basha na thotë:/Lotët e mi ngrihen/ si perla qumështore/Mbi brishtësinë e buzëve/ të paputhura ndër vite/

Aty ku rrezet kujtimore/ Dremisin në hije/E endrra jote/ Më e vdekshme bëhet... Së këndejmi, pa asnjë dyshim, mund të themi, se poetja në fjalë, ia ka dalë ta zë gërshetin prej fjalëve të përzgjedhura, të bukura dhe të krehura si një tërësi e tjerrur me shumë kujdes. Ndaj, lirika poetike e znsh. Basha, na dhuron diçka të bukur, e cila shpërthen këndshëm në guaskën e veshit të lexuesit, për çka, na bën të mburremi me talentin e një poeteje të re, e cila ecën me hapa të sigurt, drejt majave ku lind e bukura...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora