Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hazir Mehmeti: Çmallje

| E merkure, 01.09.2021, 09:20 PM |


ÇMALLJE

Nga  Hazir MEHMETI

Çmallje me vepra në  sallën e Bibliotekë Kombëtare “Pjetër Bogdani“ në Prishtinë, e pritur dy vjet. Ata që ishin edhe herëve tjera ndjenë peshën e kohës me gjithë valët e saj, kokëfortësinë e saj në ecje.

Vapë! Hyrje dalje në kërkim të freskisë së ngulfatur në gushtin e rrezeve nuk ndalej. As klimrregullatori!

Ballinat e veprave mbi tryezën përballë publikut shtoheshin të përcjella me rrëzime e shtyrje majtas djathtas. Rendi e YNË e donte!

Kryetari i ardhur nga Parisi i kulturës dhe bukurisë, me Zemër Dardani foli me gjuhën e Rilindësve në porosinë jetike: Letrat shqipe, historia, kultura, gjeografia dhe matematika e Atdheut kërkohet të jenë në shkrimet tuaja!

E çka tjetër!

Mos ndërro Temë!

Është e tëra freski Moteve Shqiptare, pa pasur nevojë për ajrin e ndotur epidemie, më shumë se aq, mbi epideminë shpirtërore e mbjell nga dogma e dogmatët. Shërbesa e huaj gërryen, gërryen!

Hija e Gërmadhës në emër të Zotit, sfidon mbi nëntëdhjetë e nëntë plisat e Pjetër Bogdanit! Vapë e hije! Hije e vapë!

Mërgimtaret me trastën e mbushur mall në shpirte e shkronja qëndrojnë, nuk heshtin.

Jemi dheu,

Jemi djerësa,

Jemi guri,

gjaku i këtij dheu!

Dje, Sot, Nesër!