E enjte, 25.04.2024, 08:17 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Dy llapaqena ka bërë nana, një Prishtina e një Tirana!!?

E premte, 05.12.2008, 05:34 PM


Pal Shtufi
SI I ZBULOVA DY ENVERISTËT ANTIKOMBËTARË, DUETIN

Riza Lahi-Tafil Duraku!?!

/Vetëpërgënjeshtrohen socialistët  e tërbuar/

 

Nga Kadri Mani

 

Pal Shtufi (p.shtufi@albsuisse.ch)

Kremtuesit e krimit, nuk janë përfaqësues të ish burgosurve politikë!

Ata që kremtojnë ditëlindjen e  Enver Hoxhës, njeriut që vrau dhe zhbëri më shumë se çdo armik tjetër i Shqipërisë, nuk janë përfaqësuesit e ish të burgosurve politikë! Natyrisht, këtë përvjetor nuk mund ta kremtojë askush tjetër pos tri soje kremtuesish: ata që kanë lexuar vetëm librat e Enver Hoxhës, ata që as ato libra nuk i kanë lexuar ose ata të cilët kanë filluar ta ndjejnë kundërmimin e  kufomës së vet!

Të bësh festë për njeriun që theri mijëra njerëz pa fije faji dhe mëkati, nuk është vetëm lajthitje morale. Për fat të keq, është më shumë se imoralitet. Tani ky është një turp i Kosovës përballë viktimave të panumërta që Enver Hoxha i bëri gjatë kohës së tij. Dhe, kështu do të mbetet derisa Prishtina  zyrtare të distancohet nga veprime të tilla të papërgjegjshme. Në shtetet demokratike, pjesëmarrja e ndonjë politikani në manifestimet e neo-nazistëve apo të ekstremistëve tjerë, nuk falet as atëherë kur kërkohet falje. Vetëm largimi i zyrtarëve nga skena e politikës zyrtare, e shuan një skandal të tillë.

Nuk e bëj këtë reagim për shkak të këtyre manifestuesve të shkretë, por e bëj për shkak se soji i këtyre njerëzve po e nxinë tërë një brez dhe periudhë vuajtjesh dhe sakrificash të pafund. Po hidhet baltë edhe mbi shumicën e ish të burgosurve politikë, të cilët ose nuk e kishim Enverin idol ose e paraqitnin si idol për t’ju shmangur konfliktit të brendshëm ose ishim naivë në këtë konsumim. (...)

Më vjen keq për këta manifestues që u mungon fuqia për t’u ndryshuar dhe për të gjykuar drejtë. Sa rëndë e bartin mynxyrën e një epoke vetëm që nuk kanë guxim të shohin më shumë se një ngjyrë. Ata as që mund të quhen fajtorë pse ishin enveristë, sepse kështu ishte prerë “këmisha” jonë në atë periudhë, por të qëndrosh ende në pozita të tilla, ta organizosh kremtimin e krimit, është e dënueshme sikur ta ndihmosh krimin. Thonë  se të padijshmit i fal zoti, por jo shumë herë!

 

Duke e njohur fare mirë socialistin Riza Lahi, edhe pas polemikave të ashtpëra, e zbutja situatën dhe “interesohesha” për “veprat” e tija, dhe ai më njoftoi: “Keto dite ka dale ne Prishtine “NUK KA ENGJEJ NE KETE BOTE” I SALLI BEJKERIT, ESHTE SHUME I BUKUR, FLET PER NGJARJET E LUFTES NE KOSOVE”.- dhe unë shkova në librari për ta kërkuar librin që ka përkthyer ish-shoku im, kur m’i qet libërshitësi dy libra, një të Raza Lahit e tjetrën të Tafil Durakut:

-Po kjo nuk është e Riza Lahit?

-Riza Lahi i ka sjellë, ai i shet që të dyja.

E qartë, Tafili (karajfili!) qenka informatori, eureka!

 

Dy llapaqena ka bërë nana

Një Drenasi e një Tirana!

 

Edhe ne kemi qenë nën ato ingranazhe enveriste-staliniste-fashiste, po kemi dalur dhe jemi këndellur:

 

Kadri Mani

 

 

NË PRITJE TË ZÂNIT TË KOMBIT!

 

 

Po vjen Mbreti- Lartmadhëria

Gëzon populli- gëzon Malësia!

 

Rrondokopëve po iu pëlcet zemra

Nuk i afrohen as gjer te thembra!

 

Kush e solli- e kush e pruri?

Qull n`tigan po iu vlon truri!

 

Më 29 Qershor iu dha votëbesimi

Përse armiqtë tanë i kapi trishtimi!?

 

Sepse më tutje nuk mund të bredhin

As të shfrytëzojnë më e as të vjedhin!

 

Lobit antishqiptar do t`ia fusim ujin

Globit antishqiptar s`do t`ia pyesim huajin!!

 

Dhe në pritje të zânit të kombit

Po i afrohet edhe fundi i k o b i t!!

 

Kapllan Resuli/ dy vjersha

 

T H I N E S H A

 

Ç’mendon Tomë Daka, burrë zakoni,

Që n’burg qëndron me të dy bijtë,

Thue asht ringjallë prap Laokoni

Dhe n’luftë mbas tij do shkojnë të rinjtë?!

 

 „Në lindtë mbretnesha djalë sivjet,

Në zemër dorën do ta vejë...

Me emën t’zotit baba-mbret

Dhe ne të ndjerët do na ndjejë...“

 

Çdo vit kjo shpresë e mban Tomë Dakën,

Dhe zotin lut që t’lind mretnesha,

Po ja që bijtë në burg ju plakën,

Se vit për vit dështon thinesha.

 

Burgu i Burrelit, më 12 korrik 1972

 

 

MALLKIMI I POPULLIT

(Enver Hoxhës, për ditëlindje.)

 

“Au! Gau!”- mu si xhindi...

Mallkua nëna që të lindi!

 

Mallku dora, që - pa izën -

S’t’kputi kokën, po kërthizën!

 

“Rrak e truk!“- andej nga fundi...

Mallkua djepi që t’përkundi!

 

 Mallkue vendi që të rriti

Edhe banda që të ngriti!

 

Mallkue qoftë kjo botë e ndytë

Që të mban e nuk të mbyt!

 

 Burgu i Burrelit, më 16 tetor 1972

 

(Marrë nga libri me vjersha i shkrimtarit Kapllan

Resuli: „REZET E SHPRESËS“- Gjenevë, 1992)

 

Çobo SKENDERI[1]

 

PYETJE
NEXHMIJE HOXHËS

 

Sa prindër pa fëmijë ke lënë ti?

Sa fëmijë jetimë dhe pa çati?

Sa motra pa vëllezër, sa?

Sa burra pa motra e pa gra?

Sa vatra shove që në mëngjes?

Sa dashuri këpute në mes?

Sa zemra nxive si shark?

Sa jetë mbyte që në bark?

Sa varre ke lënë pa emra?

Sa meshkuj dhe sa femra?

Sa helmove ditën dhe sa natën?

Sa vocërrakëve ju kalle datën?

Sa zhduke me të stisurit gjyqe?

Sa minare dogje dhe sa kryqe?

Sa për shokun Tito bëre kurbanë?

Sa për Mao Ce Dun vëllanë?

Sa për të Stalinit mustaqe?

Sa për ahengje dhe sa për rraqe?

Sa djem e vajza vure në litar?

Sa mbyte në puse dhe sa në zjarr?

Sa shokë të njohur në hell i poqe?

Sa mikesha e sa shoqe?

Sa punëtorë dhe sa fshatarë?

Sa artistë dhe sa shkrimtarë?

Sa ushtarë dhe gjeneralë?

Sa bashkëkombës rrënjëdalë?

Sa dete gjaku ti ke pirë?

Sa ton flori ne na i ke fshirë?

Sa vjet drejtove Shqipërinë?

Sa si Helenë, e sa si Cian Çin?

Sa zagarë pate rritur?

Sa të blerë e sa të shitur?

Për këto na fol,

o zgjyrë e çdo zgjyre!

O mynxyra e çdo mynxyre!!

 

(Marrë nga revista "Ylberi" nr.6/1997, f.11)

 

 

Nga disa vëllezër të tjerë kosovarë më erdhën emaila ngushëllimi. Iu isha dhimbsur edhe atyre nga vreri i derdhur ndaj meje. Në një çast dëshpërimi njërit, që më shkruante se XX është ngatërrestar i njohur, se s’ka lënë gjë pa sharë edhe….”- dhe dindushmanët nuk erdhën në vete deri në ditën e turpit të festimit të 100-vjetorit të ditëlindjes të diktatorit Ever Popi!!

Pak histori të famijes time:

 

RAMIZ /MURAT/ OSMANI

 

Vëllai im, RAMIZ /MURAT/ OSMANI (17.2.1920), dhe kushërinjtë tanë e një katundar yni, pjesëtarë të NDSH-së të Mulla Indrizit e të Gjon Sereçit me shokë, qenë arrestuar nga organet e OZN-as më 1949, dhe qenë dënuar me burgim:

Shefki Osmani 20 vjet,

Ramiz Osmani 18 vjet,

Nuhi Osmani... 15 vjet,

Zylfi Musliu......15 vjet

Mulla Musli Osmani.................................8 vjet

Gjithësej..................................................76 vjet.

Kurse unë Kadri Mani kam qenë i dënuar me 25 vjet dhe i kam vuajtur 17 vjet, me tri përsëritje, në këto burgje: Prishtië-Mitrovicë-Pejë-Beograd-Pozharevc-Nish-Leskovc-Dob-Maribor-Zagreb-Lubjanë.

Vëllait tonë Ramizit i ka qëlluar ditëlindja në ditën e Pavarësis, dhe e kanë ftuar në Komunën e Gjilanit për t’ia uruar Ditën e Pavarësisë!!

Ja se çka shkruante Riza Lahi: “ Mos ka firmosur diku ai fakir, se ka bërë kaq vjet burg serb, ka dalë gjallë që andej dhe vetëm shanë e përçanë njerëz?- çka mendoni, pse e ka thënë këtë proçkë?- sepse për një çast do ta ketë menduar veten në vendin tim në burg dhe do të nënshkruante kapitullimin e tradhtinë ai vetë, e pse edhe tjetri të mos vepronte sikur ai!?!

 Ja se çka shkruan Tafil Duraku: ” më detyruan t’i përgjigjem atij “miku” që lypka t’ia ladrosh varg e vi!... ”- këtij llapaqeni ia kemi dhënë një kushërirë tonën, e lexuesit po i pyes se çka do ai tash!?!

Po, ti, ore, qeni qorr e plak, nuk mund të jeshë mik imi, kur je mik i “shqiptarit” më të madh të të gjitha kohëve, Dr. Ibrahim Rugova(Sic!)... Ti je vetëm një gojëpalar(ë) “shqiptar” i sojit të ‘burrave të mirë” të “shqiptaro”-titistëve si Dr. Ibrahim Rugova&Co,”- llapaqeni duke dashur të më denigrojë, më ka ngritur tepër, sepse unë nuk e meritoj të radhitëm me strategun e paqes e të luftës, me të përndriturin Dr. Ibrahim Rugova.

Po atydiku afër po se po: jam redaktor dhe botues i librit: “Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!”, Prizren, 2002, tirazhi 5.000.-kopje. Jam ideator dhe redaktor i librit: NJERIU I PAVARËSISË – DR: IBRAHIM RUGOVA (LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËN), f. 458.

Kadri Mani: Dr. Ibrahim Rugova strateg i paqes dhe i luftes
E hene, 24-12-2007, 04:17pm (GMT+1)

DR. IBRAHIM RUGOVA STRATEG I PAQES DHE I LUFTËS

/Përkujtojmë Kryetarin tonë të ndjerë në prag të pavarësisë/

 

Shkruan: Kadri Mani

 

EDHE LUFTA ËSHTË E MUNDSHME”- Dr. Ibrahim Rugova te revista ALTERNATIVA nr. 1-2, Lubjanë 1992, f.55-58 (Marrë nga “Delo” e Lubjanës e dt. 10.10.1992, e përktheu Gani Buçinca)

 

Përkrah Skënderbeut, edhe Dr. Ibrahim Rugova radhitet ndër figurat më markante kombëtare-ndërkombëtare në vend dhe në botë.

 

Atë që bëri Skënderbeu me shpatë, Dr. Ibrahim Rugova e bëri me penë

 

Dr. Ibrahim Rugova, diplomat vizionar nga një familje rugovase e njohur për atdhetarizëm, baba e gjysh dëshmorë, shkrimtar e kritik letrar, filozof e strateg i paqes dhe i luftës,- e mundi solldateskën serbe dhe e përcolli diktatorin Sllobodan Millosheviqin në Gjykatën e Hagës!!

Këtu po radhitim veprat e tij letrare dhe të tjerat që janë shkruar për të:

1.I. Rigova & Sabri Hamiti: KRITIKA LETRARE, Prishtinë-1979....f.487 ..................................................................................................................f.485

2.Ibrahim Rugova: KAH TEORIA, Prishtinë-2005................................f.158

3.Ibrahim Rugova: PAVARËSIA DHE DEMOKRACIA, Prishtinë-2005...........................................................................................................f.453

4.Ibrahim Rugova: REFUZIMI ESTETIK, Prishtinë-2005...................f.367

5.Ibrahim Rugova: STRATEGJIA E KUPTIMIT, Prishtinë-2005.......f. 340

6.Ibrahim Rugova: VEPRA E BOGDANIT, Prishtinë-2005..................f.351

7.Ibrahim Rugova. KAHE DHE PREMISA TË KRITIKËS LETRARE SHQPTARE, Prishtinë12005............................................................................................f.528

8.Ibrahim Rugova: PREKJE LIRIKE, Prishtinë-2005............................f.242

9.Ibrahim Rugova: ÇËSHTJA E KOSOVËS, Prishtinë-2005.................f.238

10. Kadri Mani: Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!

Prizren-2002...............................................................................................f.147

11.NJERIU I PAVARËSISË-DR. IBRAHIM RUGOVA /LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËN/, Prishtinë-2007..............................................................................................f.459

Gjithsej faqe.................................................................................................4255

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dr. Ibrahim Rugova kishte krijuar me kohë elementet shtetërore: Stemën, Vulën, Flamurin, Himnin, të cilat kundërshtarët e tij të egër e primitivë, jo që nuk i kishin atëherë, por nuk i kanë as sot e kësaj dite!!

E tash, po jua lëmë radhën antiinstitucionalistëve që t’i numërojnë “veprat” e liderthave të vet!?!

 

Dua të ta kujtoj këtu, se, unë, Tafil Duraku, nuk punoj me mut e pleh ibrahimrugove, se “shqiptari” si ti, edhe mutin kur e bën e bën punën mut! (Sic!)... Edhe hijet më përrallore të parajsës e kundërmojnë erën e keqe të punës tuaj mut!...”- ja nga vijen llapaqeni rrugaç, nga mutcihanet e nënuarave të pijanecëve e të drogirantëve.

Por, pse të shkojmë më tej në përgënjetrime, kur mudn t’u japim fjalën llaskuçëve që të përrallisen vetë ata:

 

Lexoni e (mos) besoni!

 

TË PAVËRTETA PËRHAPË TI, KADRI MANI (!)

Postuar më datën: 2008-09-14 12:31:00 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

 


Shkruan: Tafil DURAKU

Reagim në shkrimin e Kadri Manit, Fatmir Limaj – Tafil Duraku (8:0)!

E PAVËRTETA PËRPARA TË VËRTETËS TRETET SI BRYMA PARA DIELLIT!

/Përgënjeshtrohet artikulli i Tafil Durakut botuar te agjencia e lajmeve- Dervina/, përgatitur nga Halil RAMA & Beqir SINA, botuar në “Zemra shqiptare”.

Me të lexuar shkarravinën e Kadri Manit, alias Kadri Osmanit, as u shqetësova dhe as e pashë të arsyeshme t’i përgjigjem. Por, ja, qe, shumë të pavërteta e trillime të mendjes së tij të “ndritur”(!), të plasuara në të, më detyruan t’i përgjigjem atij “miku” që lypka t’ia
ladrosh varg e vi!...

Tash e kuptova plotësisht se ç‘qyqar gojëpalar(ë) e cinik qënke, bile, dhjetë herë më cinik se miku im Fatmir Limaj, të cilin e kritikova për paralelet e paqëlluara që kishte tërhequr, pikërisht, në Tiranë, se, nuk kanë thënë baballarët tanë kot: “Me të hy në shtëpi gjithkush, me vjetë të tëra nuk të kthehet shtëpia mbarë!”, kuptohet, si puna e jote prej “miku”... Po, ti, ore, qeni qorr e plak, nuk mund të jeshë mik imi, kur je mik i “shqiptarit” më të madh të të gjitha kohëve, Dr. Ibrahim Rugova(Sic!)... Ti je vetëm një gojëpalar(ë) “shqiptar” i sojit të ‘burrave të mirë” të “shqiptaro”-titistëve si Dr. Ibrahim Rugova&Co, dhe, si të gjithë “shqiptaro”-titistët, pa përjashtim, u takon grupimeve “politike” të rrahagjokësisë “shqiptare” të regjimit komunist “shqiptar” të Titë Shkaut, dhe, çuditërisht del e fyen si një tranallë i përdalë, sepse, po ta kujtoj prerë, se, unë, Tafil Duraku, po ta dija, atëherë, që familja e nderuar e shoqes sime ishte e një “mëhalle” me ty, nuk do isha dhëndërr i saj, e, aq më pak i njëfarë Kadri Osmanit, krejt teveçel, i cili ndërron emër, fe e atdhe, sa herë ndërron moti, e, ku hahet mëse shumti, me shuplakë, muti!...

E kam shumë të qartë se “socializmi liberal i Titës” ka qenë shumë i mirë për të gjithë “shqiptaro”-titistët, e, bile, edhe për shumë të ‘dënuar politikë’ (të cilëve po ua sheh ‘hajrin’ edhe sot dhe po përbehet në ta!), por, për shqiptarët, jo, kurrë, o, Kadri Zeza, se, prej Kadri zezëve si ti i kemi punët kështu, këndej a andej kufirit ndërshqiptar dhe andej e këtej të gjithë kufijve tjerë ndërshqiptarë,. që na ndajnë e na copëtojnë falë “politikave” tuaja “kombëtare”..., të prira prej “tribunit tënd kombëtar” – Dr. Ibrahim Rugova, me rrënjë zogisto-pashiçiste “shqiptare”... (Lexoji, nëse di të lexosh, marrëveshjet Zogu – Pashiç“, ose, edhe Rugova-Milosheviç.../!/)... Po, pasi i ditke “krimet e regjimit komunist” të Xhaxhi Enverit, na i zbardh edhe shifrat tjera të diktaturës së regjimit komunist “liberal” të Titë Shkaut dhe të renegatëve të tij “shqiptarë”, madje, të kryera edhe kundër shqiptarit Ukshin Hoti, po prej
“burrave të mirë” si Ibrahim Rugova i yt!...

Po ta kujtoj se Tafil Duraku kurrë nuk ka qenë “kompjuterist”, siç të fishkëllon ty në vesh udbashëria e “shqiptaro”-titistëve ibrahimrugovistë, po, kam punuar dhe punoj me kompjutor, por, pasi që kishe ardhur në banesën time, duke menduar se je shqiptar dhe i burgosur politik sikurse im vëlla, thashë, të ta dhuroj një libër, të cilin libër me vjersha shokët dhe miqtë e tu të idealit “shqiptar” e censuruan hiç më pak se 12 vjetë(!)... Por, më intereson të di, o, Kadri Kurkushi: Pse përhapë gënjeshtra e dezinformata në opinionin shqiptar, kur thua, citoj: “... ‘...nuk e zgjata më tepër; ama me t’u kthyer ne në shtëpi, Tafili karafili e ka lajmëruar bandën e vet dhe ia kanë filluar thirrjet telefonike dhe sharjet e rrugaçërisë pa ndërpre gjithë natën e lume, derisa e kemi shkyç telefonin, s’kemi pasë mundësi të flemë’!!”... Po, cila do jetë gënjeshtra tjetër ordinere, e porositur, e radhës së sojit tuaj ibrahimrugovist e “shqiptaro”titist, o, Kadri Muti?!?... Po ta them botërisht, se Tafil Duraku, kurrë nuk ta ka bërë një punë të tillë dhe as që e ka ditur e as e di numrin e telefonit tënd, as atëherë, dhe, as tash. Prandaj, kurrë, nuk do keshë rast tjetër të marrësh libër timin, nga unë, sepse, “patriotët” si ti, unë, nuk i falë kurrë. Ata “patriotë” si ti dhe si “tribuni i yt kombëtar”, janë të interesuar vetëm ta mashtrojnë dhe ta plaçkisin popullin e vet, dhe të qëndrojnë në “pushtetin popullor” që ua ka lënë amanet Tita, asgjë më tepër. Prandaj, çdo mallkim i këtij populli të shumëvuajtur shqiptar dhe imi raftë mbi sojin tuaj “shqiptaro”-titist dhe mbi të gjithë pasardhësit tuaj “shqiptarë”!!!...

Po ta kujtoj këtu, e me këtë rast, o Kadri Kurkushi, se, Tafil Duraku, kurrë, në jetën e vetë, të vafër, prej shqiptari, nuk e ka gjuajtur gurin dhe nuk e ka fshehur dorën, por, ato marifete i bëjnë “shqiptaro”-titistët dhe udabsho-kosistët ibrahimrugovistë, kundërshqiptarë e
kundëruçkistë...

Po, ti, që merr guximin “shqiptar” të më akuzosh mua, me shpifjet tua cinike dhe të ulta, hipokrite e fashiste, ti më paske çuar në banesë sulmues të porositur, atentatorë, kriminelë dhe “hajna” të porositur, e, madje, të gjitha të zezat m’i paske bërë pas shpine edhe në Ministrinë e “Kulturës” e nëpër qarqet tjera ‘politike’ “shqiptare”, pardon, - “kosovare”, sepse, ne, shqiptarët, edhe sot jemi pakicë në vatrat dhe në trojet tona shekullore, po, sipas “politikave” ‘shqiptare’ të “tribunit tënd kombëtar”, “patriotit
Ibrahim Rugova&Co!...

Duhet ditur të bëshë dallim në mes të regjimit komunist dhe të Madhit e të Madhërishmit Enver Hoxha, si dhe regjimit komunist “shqiptaro”-titist “liberal” antishqiptar... Prandaj, po ta kujtoj, këtu e me këtë rast, se z. Fatmir Limaj e kam mbrojtur, si shqiptar, edhe kur ka qenë në Tribunalin e Hagës, por, as atij, e, edhe më pak ty, ore pëshurrani dhe shpifësi plakush, nuk u toleron askush të hedhni baltë mbi figurën madhore të të vetmit kryetar shqiptar të të gjitha kohëve, Zotit dhe Xhaxhit Enver Hoxha. Mos harro, se, Tafil Duraku e di kush ka mundur të jetë “poet”, “shkrimtar” dhe “shqiptar” i madh në kohën antishqiptare të Titë Shkaut dhe të këlyshëve të tij
“shqiptarë” në pushtetin e tij diktatorial dhe çmendurisht antishqiptar...

Dua të ta kujtoj këtu, se, unë, Tafil Duraku, nuk punoj me mut e pleh ibrahimrugove, se “shqiptari” si ti, edhe mutin kur e bën e bën punën mut! (Sic!)... Edhe hijet më përrallore të parajsës e kundërmojnë erën e keqe të punës tuaj mut!... Prandaj, po i korrim fare për fushe “rezultatet” tua “madhore” e “kombëtare”, si dhe “ato” të “tribunit tënd kombëtar”, Ibrahim Rugovës, dhe të këlyshëve të tij, në Prishtinë, si dhe në Tiranë, të Sali Berishës... Po ta kujtoj këtu se shqiptarët si Tafil Duraku, falë “politikës” ‘shqiptare’ të punëdhënësve të tu “shqiptaro’-titistë e udbasho-kosistë ibrahimrugovistë, po ndiqën e po persekutohen edhe më zi se në kohën e diktaturës komuniste të Titë Shkaut, pikërisht, prej “politikës” ‘kombëtare’ të Dr. Ibrahim Rugovës dhe të këlyshëve të tij si ti... Kush sa do të mbetët shqiptar e atdhetar shqiptar, do ta dëshmojnë kohët shqiptare, që po punojmë pa pushim, fare pa lekë, që t’i shohim e të na vinë ato sa më parë për shqiptarët dhe për Shqipërinë – SHQIPËRI, e, sa për kualifikimet dhe akuzat tua e të rrahagjokësve tjerë “shqiptaro”-titistë e ibrahimrugovistë, si puna e jote, ore, gënjeshtari i pacipë, e qenushi plak, nuk e lodhë as mendjen..., sepse, e di mirë pastërtinë time shpirtërore, familjare e shqiptare... Po detyrohem ta citoj, këtu, një thënie të një artisti të madh shqiptar, i përndjekur po prej “shokëve” e “miqve” të tij “shqiptaro”-titistë ibrahimrugovistë, kur thotë: Shopehaueri, nuk ka ditur ta shajë e ta
fyej më rëndë e më zi qenin e tij, sesa kur e ka quajtur njeri!, o, njeri!!!...

Po, kush dhe cili je ti, që ta përgënjeshtrosh artikullin e shqiptarit Tafil Duraku, publikuar në www.dervina.com?(!)... Thonë pleqtë tanë të mençur e të urtë, fanesha kishte lënë fjalë, kur kishte thënë: Kur asht’ ba gjithkush me m’ajt sh’pi, Kola i jem i kish m’ajt tri!...

Po, kush ta bëri me gisht, që ta drejtosh gishtin e përmutur nga unë! Kush dhe cili “shqiptaro”-titist të teledirigjoi, të përdori e të pagoi aq mirë? Kot e keni, nuk i ha pazari më paralelizmat “Tito-Enver” dhe “Rugova-Thaçi, madje, asnjë kohë shqiptare e Shqipërisë – SHQIPËRI.

Për të gjitha shpifjet që paske lansuar me porosi, për të gjitha ndërsimet e qenve “shqiptaro”-titistë që i paske bërë dh i bën kundër meje, paç faqen e zezë, për jetë e mot, dhe mbeç me faqe të zezë djalë pas djali!... O, Kadri Kurkushi!... Nuk merren burrat shqiptarë me shpifje të tilla “shqiptare”...

Burojë, 13.09.2008

(Autori është poet dhe publicist i pavarur shqiptar)

 

O SALLAH, O SALLAH – HËM ME TITËN, HËM ME ATA!

 

Postuar më datën: 2008-09-30 03:30:05 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

(Ose sallahomania e llapaqenërisë kadri(os)maniane)


Shkruan: Tafil DURAKU

“Janë dy burrështetasë që i çmoj: Enver Hoxha, në Shqipëri, dhe, Houari Boumediene-i, në Algjeri”.


CHARLES DE GAULLE

Çuditërisht, si puna e qenit të Shopenhauerit, i cili, sigurisht, ka lehur vend e pa vend, prandaj, Shopenhaueri, nuk ka ditur se si ta shajë e ta fyejë më rëndë e më zi qenin e tij, sesa kur e ka quajtur njeri! – është edhe puna e qenve të Titës, të cilët, lëre që lehin vend e pa vend, por, edhe vënë fotografi të personaliteteve tona kombëtare vend e pa vend, llapaqenërisht, bile, edhe pas “personaliteteve ‘tona’ kombëtare”, siç është rasti i portalit www.zemrashqiptare.net, etj., ku shkruan pa pushim sallahomania llapaqene kadri(os)maniane, që, gjithmonë, ishte – hëm me Titën, hëm me ata (ata = bijtë dhe bijat
“shqiptare” të Titës!)...

Pushtetarët “shqiptaro”-jugosllav të Titës, pa përjashtim fare, i kanë duart e zhytura në gjak shqiptarësh (politikisht, fizikisht, ekonomikisht... – sepse, këto janë krimet që hynë në radhën e krimeve më të shëmtuara e më të rënda), për çka qëndruan përjetësisht në pushtetin kiusling dhe antishqiptar të Beogradit - me seli në Prishtinë, ku, fatkeqësisht, po qëndrojnë edhe sot e gjithë ditën po të njëjtit “patriotë” dhe “shqiptarë” të mëdhenj – dhjetë vjetë të plota pas luftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare.

I ka mësuar Tita, e, thonë, siç thoshte Tita: “Hajde, ta përsërisim gënjeshtrën (rrenën) si në kor, që të bëhet, pastaj, e vërtetë’ (Sic!)... Po, ku keni parë që gënjeshtra të bëhet e vërtetë, o shqiptarët e gjakut tim shqiptarë?!... Po, a po i shihni mashtrimet e tyre në çdo hap, pas të gjitha zgjedhjeve të “lira” e “demokratike”?...?!...

Për t’i njohur më mirë udbasho-kosistët “shqiptaro”-titistë, që e shanë Enver Hoxhën dhe Shqipërinë, dhe argatshtinë e tyre edhe në ditët tona, duhet që opinionit shqiptar t’ia kujtojmë fyerjen më të paskrupullt që i pat bërë renegati dhe kuislingu “shqiptaro”-titist-jugosllav, njëfarë Sinan Hasani i mëhallës së kadriosmanëve, Kryetarit dhe Xhaxhit ENVER HOXHA, kur e fyeu me fjalët më të rënda e më banale, duke e quajtur, madje “...Qeni i zhugavtë...”(Sic!)... Po, merreni me mend, pat reaguar, asokohe, kundër tij Llazar Mojsovi, kryetar i KQ të LKJ-së, duke i thënë afërsisht kështu, atijfarë Sinan Hasanit, citojmë: “Nuk ke të drejtë ta fyesh Enverin, sepse, Ai, është kryetar i një shteti, flamuri i të cilit valon në OKB!...” Por, pyetja që duhet shtruar, është: Deri kur do t’i tolerojë SHQIPËRIA ata dhe këta sharës të moderuar të Shqipërisë dhe të Kryetarit e Xhaxhit ENVER HOXHA?!... Shihini, pra, “shqiptarët” që e shajnë Xhaxhin ENVER HOXHA, dhe, duke e sharë Atë, e shjanë edhe Shqipërinë – SHQIPËRI.

Pa qëllim që të humbasim shumë kohë me “patriotët më rrahagjokës shqiptarë” të të gjitha kohëve “shqiptare”, në Prishtinë, në Shkup, në Podgoricë, në Preshevë dhe me bijtë e bijat e tyre (atyre “personaliteteve ‘tona’ kombëtare”, siç është rasti i portalit www.zemrashqiptare.net, etj., ku shkruan pa pushim sallahomania llapaqene kadri(os)maniane, që, gjithmonë, ishte – hëm me Titën, hëm me ata (ata = bijtë dhe bijat
“shqiptare” të Titës!)...

Pushtetarët “shqiptaro”-jugosllav të Titës, pa përjashtim fare, i kanë duart e zhytura në gjak shqiptarësh (politikisht, fizikisht, ekonomikisht... – sepse, këto janë krimet që hynë në radhën e krimeve më të shëmtuara e më të rënda), për çka qëndruan përjetësisht në pushtetin kiusling dhe antishqiptar të Beogradit - me seli në Prishtinë, ku, fatkeqësisht, po qëndrojnë edhe sot e gjithë ditën po të njëjtit “patriotë” dhe “shqiptarë” të mëdhenj – dhjetë vjetë të plota pas luftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare.

I ka mësuar Tita, e, thonë, siç thoshte Tita: “Hajde, ta përsërisim gënjeshtrën (rrenën) si në kor, që të bëhet, pastaj, e vërtetë’ (Sic!)... Po, ku keni parë që gënjeshtra të bëhet e vërtetë, o shqiptarët e gjakut tim shqiptarë?!... Po, a po i shihni mashtrimet e tyre në çdo hap, pas të gjitha zgjedhjeve të “lira” e “demokratike”?...?!...

Për t’i njohur më mirë udbasho-kosistët “shqiptaro”-titistë, që e shanë Enver Hoxhën dhe Shqipërinë, dhe argatshtinë e tyre edhe në ditët tona, duhet që opinionit shqiptar t’ia kujtojmë fyerjen më të paskrupullt që i pat bërë renegati dhe kuislingu “shqiptaro”-titist-jugosllav, njëfarë Sinan Hasani i mëhallës së kadriosmanëve, Kryetarit dhe Xhaxhit ENVER HOXHA, kur e fyeu me fjalët më të rënda e më banale, duke e quajtur, madje “...Qeni i zhugavtë...”(Sic!)... Po, merreni me mend, pat reaguar, asokohe, kundër tij Llazar Mojsovi, kryetar i KQ të LKJ-së, duke i thënë afërsisht kështu, atijfarë Sinan Hasanit, citojmë: “Nuk ke të drejtë ta fyesh Enverin, sepse, Ai, është kryetar i një shteti, flamuri i të cilit valon në OKB!...” Por, pyetja që duhet shtruar, është: Deri kur do t’i tolerojë SHQIPËRIA ata dhe këta sharës të moderuar të Shqipërisë dhe të Kryetarit e Xhaxhit ENVER HOXHA?!... Shihini, pra, “shqiptarët” që e shajnë Xhaxhin ENVER
HOXHA, dhe, duke e sharë Atë, e shjanë edhe Shqipërinë – SHQIPËRI.

Pa qëllim që të humbasim shumë kohë me “patriotët më rrahagjokës shqiptarë” të të gjitha kohëve “shqiptare”, në Prishtinë, në Shkup, në Podgoricë, në Preshevë dhe me bijtë e bijat e tyre (atyre

“Janë dy burrështetasë që i çmoj: Enver Hoxha, në Shqipëri dhe Huari Bumedieni, në Algjeri”.

Por, nuk është vetëm mendimi që e zbardhim në kryeopinionin tonë mendimi i vetëm i Charles De Gaulle-it për Shokun dhe Xhaxhin ENVER HOXHA dhe për Shqipërinë tonë të copëtuar nga fqinjët egërshanë dhe aleatët e tyre të sallahomanisë llapaqene kadri(os)maniane dhe të “tribunit të tyre kombëtar Ibrahim Rugova”. Në një mendim tjetër, De Gaulle (De Goli), thotë: Ekzistojnë (Janë) dy vende latine – SHQIPËRIA dhe RUMANIA, nga ç‘mendime shihet se De Gaulle-i kishte një simpati të posaçme, të çiltër dhe të madhe për Shqipërinë, sa që, duke e vlerësuar objektivisht dhe mëse larti personalitetin e burrështetasit shqiptar të përmasave botërore, Kyetarit dhe Xhaxhit ENVER HOXHA, shton: Shqipëria është shumë e vogël për një burrështetas kaq të madh... Çfarë tregojnë dhe ç’përmbajnë në vete këto porosi njerëzore e fisnike, këto mendime të njerëzve kaq të mëdhenj, për Kryetarin shqiptar, për shokun dhe Xhaxhin Enver Hoxha? Kjo tregon qartë se Enver Hoxha ishte një liridashës i madh dhe i pashoq, jo vetëm për popullin shqiptar, por, edhe për popujt e tjerë të shtypur e të robëruar, një vizionar largpamës për ardhmërinë e tyre të ndritur.
Ndërsa, Jon Holiday, atashe i njohur britanik, njëherit edhe autor i librit SHQIPTARI DINAK, mendimin e vet bazament, e thotë prerë dhe e përmbyllë në vetëm dy fjalë: ENVER HOXHA ishte komunist – NACIONALIST.
Xhaxhi Enver Hoxha, që më 1966, e tha, shumë qartë:
Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë.

Po, shpeshherë, të marrët (si puna e sallahomanisë kadri(os)maniane, që më shumë lehin e llapaqenin për fe, sesa për KOMB, për LIRI e për ATDHE, prandaj, janë me fe – pa KOMB, pa LIRI dhe pa ATDHE) të bëjnë të qeshësh, bile, me loçkë të zemrës. Dhe, njeriu normal, nuk ka sesi të mos qeshë e të mos çuditet me gjithë këtë “shkollë” e me gjithë ato e këto “diploma” e tituj “shkencorë” të Titës, që ai ua dha e ua dhuroi “ashiqare” bijve e bijave të tij besnike “shqiptare”, për të dalë edhe publikisht me qëndrime e shkrime më tepër se skandaloze e cinike (“shkencore”, “profesionale”...), plotësisht antishqiptare, edhe sot, dhjetë vjetë të plota pas Luftës së Lavdishme të UÇK-së Shqiptare, në mbrojtje të paci(t)fizmit Titisto-Rugovist “shqiptar”...
Ju lutem, krahasoni thëniet e burrështetasve më të mëdhenj të botës bashkëkohore, me ato të sallahomanisë llapaqene të Kadri Manit, kur thotë, citojmë: “Zotni Fatmir Limaj e ka thënë një të vërtetë të madhe (kur ka tërhequr paralele “Tito-Enver”, vërejtje imja, TaShDu), madje tepër të zbutur!
Enver Hoxha dhe socializmi i tij ortodoks, nuk duhet krahasuar me Titon dhe socializmin e tij liberal; porse Enveri duhet krahasuar me Millosheqin: Pse Enveri ishte më i keq se Millosheviqi?...”
Dhe, ç‘ndërsim të organeve të tij të ndjekjes “shqiptaro”-titiste e ibrahimrugoviste më bën “shqiptari i madh”, Kadri Mani, kur thotë, citojmë: “Organet e ndjekjes duhet ta hetojnë se me kë rri ky beter çeshit insani, sipas thënies: tregomë me kë rri, të tregoj se kush je!?... Dhe, këtu, do i përgjigjem vetë, qartë dhe prerë: Asnjë organ shtetëror shqiptar, absolutisht, nuk ka nevojë të merret a të humbasë kohë se me kë rri shqiptari Tafil Duraku, sepse, Tafil Duraku rri vetëm me ZOTA shqiptarë (që shohin, mendojnë, flasin dhe veprojnë shqip e shqiptarisht – për të mirën e Shqipërisë – SHQIPËRI dhe të popullit të saj shqiptar), dhe, sallahomanisë llapaqene të udbasho-kosistëve të Titës dhe të “tribunit të saj kombëtar”, që para tre dekadash, u kam thënë qartë e prerë: Kur të bëhet UDB-a e “shqiptaro”-titistëve (udbasho-kosistë e ibrahimrugovistë) ta dijë çka punoj dhe me se merrem unë, unë, e var veten në litar!... Tepër e çuditshme, ë, sesi poeti dhe publicisti i pavarur shqiptar, Tafil Duraku, nuk pranoka të rrika e të marrka “mësim” prej “shqiptaro”-titistëve udbasho-kosistë të “tribunëve kombëtarë” të sallahomanisë llapaqene të kadri(os)manëve, dhe, sesi nuk iu nënshtroka organeve të ndjekjes së
“tribunit kombëtar” të Kadri Manit dhe të UDB-së së “tij” edhe në Tiranë?!...
Po, të shohim, më poshtë, se ç‘shkruan veprimtari shqiptaro-amerikan dhe Kryetari i Ligës Shqiptaro-Amerikane, z. Joseph J. Dioguardi, në opinionin e tij me titull: KOMBIN SHQIPTAR 7 MILIONËSH E KANË MBULUAR RETË E ZEZA, dhe, kë e fajëson ai, kur thotë, citojmë: “Shqiptarët janë fajtorë, si: Sali Berisha, Fatos Nano, Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi…” Dhe, shumë e çuditshme, ë?!... Po, si edhe ai burrë nuk e fajësoka Kryetarin dhe Xhaxhin ENVER HOXHA?!... Bile, as tërhiqka paralele “Tito-Hoxha”, e, “Rugova-Thaçi”, siç tërheqin “politikanët” dhe (k)’analistët’ “kosovarë”, si dhe vartësit e sahanlëpirësit e tyre pasrugovistë “shqiptarë”...?!...
Është tepër bjerrakohëse të provosh t’ua mbushësh mendjen sallahomanëve kadri(os)manianë të llapaqenërisë së strukturuar “shtetërore” dhe organeve të tyre “shqiptare” të ndjekjes, por, e vërteta e Xhaxhi Enverit është kjo:
“Për një Shqipëri më të mirë!”
“Për bashkimin e vërtetë të kombit!”
“Për mbarëvajtjen e atdheut!”
ENVER HOXHA

Epo, ç‘po e teproj edhe unë, me këto opinionet e mia “skandaloze” e “cinike”! Po, ç‘di dhia - ç‘është tagjia, se!... Por, këtu, vetëm dua t’ua kujtoj një ndodhi (ndër shumë sosh) të hidhur “kombëtare”, se, po t’i bëheshin analizat gjenetike të “popullit kosovar” dhe klasës së “tij” në “pushtet”, me përgjysmë dalin bijë e bija të Rankoviçit, të Titës e të Milosheviçit...(!)... Prandaj, i shajnë shqiptarët dhe Shqipërinë, e, nuk i duan shqiptarët dhe Shqipërinë...
Ore sallahët e llapaqenët faqezezë, të sallahomanisë kadri(os)maniane të “tribunit tuaj kombëtar”, të na bëhet e të na rrojë Shqipëria – SHQIPËRI!... Pa llapaqenërinë tuaj e të “tribunit tuaj kombëtar”... Këtë e kanë hall shqiptarët – SHQIPTARË.
Nuk e kam thënë rastësisht maksimën time për “shqiptaro”-titistët udbasho-kosistë: As kundra më e zezë në historinë e njerëzimit, nuk kishte ditur të pjellë antishqiptarë më të zez e më antishqiptarë, seç ka pjellur kudra e quajtur Tito... Dhe, ja, tash, po shihen për lëndine, me në ballë “tribunin e tyre kombëtar”, Dr. Ibrahim Rugova!... Sepse, kë mbrojnë sallahomanët llapaqenë kadri(os)manianë, të tillë edhe janë, tok me
llapaqenërinë e tyre në “pozitë” dhe në “opozitë”...

BUROJË, 29 SHTATOR 2008
(Autori është poet dhe publicist i pavarur shqiptar)

 

Letër e hapur shokut Riza Lahi

 

Shoku Riza Lahi, po  të quaj “shok” ngase ti nuk pate mundësi të bëheshe zotni!

Fillimisht u gëzova kur të pashë të paraqiteshe dhe gati u bëra nostalgjik, sentimental e  melankolik: patëm buajt të ju në Shkodër, dhe nuk mund të isha indiferent ndaj mikpritjes (ani qenka gjallë edhe Nëna?), pavarësisht kokëfortësisë tënde prej socialisti të pandreqshme përjetë!!

Por lexuesit janë kufizuar vetëm në një pikë, pa qenë në gjendje ta shohin poentën, intrigën tënde antidemokratike:” një turp që ndjehet lehtë në kollonën e turpeve që ka rreshtuar shoqëria postkomuniste shqiptare.”- duke harruar apo mbrojtur turpet 50-vjeçare enveriste-staliniste!?!

mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe asaj kosovare”- shqiptare dhe kosovare!! Ajo që është shqiptare nuk na qenkësh kosovare dhe anasjelltas, kurse çështjen çame, majori i shkretë nuk e ditka!?!

Pastaj: ç’janë ore këta hieroglifë në shkrimet tuaja!?! Dhe përse nuk e ke të instaluar drejtshkrimin?

Kurse tash po ta rreshtoj unë kolonën e turpeve të xhajave e të xhaxheshave tua të socialfashizmit enverist-stalinist në Shqipëri:

 

 Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare mbi gjenocidin "Parandalimi i
Gjenocidit në Botë”


Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.


(Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)

-------------------------------------------

 

(Lexoni e (mos) besoni!)

 

ME NJË SHPATË TË ARTË GRIS PAKSA NAPËN E TRISHTIMIT


                                                                                                                  Esse  

 

Shkruan: Riza Lahi

 


Është mars, 2007 dhe përjetoj një fakt lemerisës ­ më pak se 30 përqind e shkodranëve kanë marrë pjesë në votimet e sivjetme. Në Tiranë po krijohet një shoqatë shkodranësh; tanimë ky vënd me liqen, me tre lumej, me prurje përrallore të florës e faunës së tij dhe me atë stampë kranare në shpinë ­ konsideruar në shek 18 me të 50 mijë banorët dhe 3500 dyqanet si qëndra më e madhe e Ballkanit, po braktiset në masë nga bijtë e saj përdrejt kryeqytetit. Pjesa që ka mbetur voton vetëm 30 përqindsh.
PoŠI ngjan Shkodra  një boksieri të dërrmuar që ha grushte në një trekëndësh ringu duke reaguar me ndonje gjuajtje të vakët ndaj furisë që kërkon ta përplasë përdhe?
Oh, kjo pamje e trishtuar shkodrane është vetëm në cipën e saj! Pa, caje këtë cipë me një shpatë të artë ­ në Shkodër ari ka pamjen e mirësisë, dhimbjes për të tjerët dhe dashurinë fëmijnore ­ dhe çdo të ndodhesh nëpër një truall që i ngajn truallit të shëndritëshëm të hënës. Nuk do të ndjesh të ngopur të mbledhësh ujrat termale të kësaj bardhane hënore ku gëlojnë si mikroorganizmat prurjet kulturore.
Hyr me guxim, mik, përmes së çarës që ke hapur në këtë napë trishtimi dhe më beso, kur të ndeshësh nëpër Shkodër autorë  të panjohur nga askush përveçse rrethit të tyre, gjëja më e pakët që do ndjesh, ka për të qënë të tundurit e kokës.
Pothuajse,  pothuajse, të gjithë promovimet e librave   që bëhen aktualisht  në Tiranë; pothuajse të gjitha botimet letrare gazetareske, bejta gazetash apo  jo bejte  e që  gëlojnë përditë e përjavë atje, ­ le të ndalemi pak në këtë linjë ­ i ngajnë plebejve që kanë marrë hua një kostum dhe u krekosen sarajeve të pallatit patric të kulturës aktuale të Shkodrës së mbuluar me napën e trishtimit. Këtë konstatim kam edhe nga kështjella e mbështjellë
po me një tis trishtimi në jugun e atdheut ­ në Korçë.
Në duar kam një libër të shkruar nga një vajzë me emrin prekës Sidita, Sidita Vitoja. E ka me poezi dhe prozë, botuar kur ishte vetëm 18 vjeçe, më 2004. megjithëse vajzë e turpshme shkodrane, rritur në lagje ³myslimaneshash², ajo, siç më tha nëna e saj, Fatmira, kish gjetur kurajë të refuzonte sy më sy këshillën e njërit prej emrave që kishin pranuar përzemërsisht rolin paternalist në poezitë e prozës së mrekullueshme të 18 vjeçares. Unë, që kam dhënë në shqip Forughazd e Rumiun e persëve dhe  Ledvigun e irlandezëve dhe që kam nisur të bëhem ³i keq² ndaj dhënies së notës ³10², e lexova dy herë këtë vajzë. Sidita u ngjan shtëpiakeve të cilave nuk u vinë as te këmbët përnga bukuria shalëjashtat që mbushin ekranet, skenat apo revistat tona. Kushedi se si do të ishte përgjigjur kjo autore shkodrane që nuk e njeh njeri përtej Urës së Bahçallëkut gazetareve qejfllesha të intervistave intime.  
 ...Më 19 nëntor 2005, si ka udhëtuar përmbi oqean qënga Amerika, ka mbërritur në Shkodër dhe është varrosur kufoma e një gruaje shkodrane, e njohur shumë...deri si ³piktorja e luleve²; e njohur deri ngado në vulgun mbarëshqiptar si eksploratorja e kopjes së vetme të librit të llahtarshëm që flet për shfarosjen e shqiptarëve të sapo dalë të ³mosvarëm²; të librit të evreut Leu Freundlih. Ajo e përktheu dhe kërkoi ndihmë për të bërtitur tok me klithmat që lëshonte populli i saj i gozhduar në humnerat e Goglothasë. Por....
 ³Sot me një hidhërim të thellë përcjellim në banesën e saj të fundit një shkodrane të madhe, një shqiptare të jashtëzakonshme, kritiken e thelle te arteve pamore dhe të krijimtarisë letrare botërore, esteten e shkëlqyer, vizionaren, politologen, historianen, humanisten, eruditen e vërtetë shqiptare që me kuraje dhe guxim shkencor të pakundërshtueshëm, me një patriotizëm atdhetar luftoi deri në fund të jetës saj për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe asaj kosovare... Por ajo që do ta bënte Safeten një luftëtare të çështjes shqiptare do të ishte libri ³KOSOVA² i jashtëzakonshëm nga hapësira e gjerë e njohurive historike si dhe materialet burimore aq të shumta të shfrytëzuara në disa gjuhë të botës.:²Unë e konsideroj këtë libër si një kontribut rrënjësor për kuptimin e historisë dhe politikës në Ballkan. .Asnjë studiues nuk mund të shkruajë për Kosovën pa ju referuar këtij vëllimi të shkëlqyeshëm²- do të thonte profesori i dëgjuar i Universitetit të GEORGETON të Uashingtonit, z. Peter Titonski...²
Këto fjalë janë thënë nga një shkodrane e përlotur mbi varrin e gruas që, si dhe së ëmës, po i plotësohej amaneti për vendin e prehjes së përjetshme, si t’i pushonte rrahja e fundit e zemrës.
Safete Jukës nuk i ka dhënë ende sot asnjë titull, askush. Edhe kur u varros, nuk erdhi askush nga Tirana, nga institucionet e shtetit , deri te varrezat e blerimta shkodrane... Sigurisht që ky fakt  përbën ende një turp; një turp që ndjehet lehtë në kollonën e turpeve që ka rreshtuar shoqëria postkomuniste shqiptare. Por Shkodra...Shkodra nuk mund ta kapërdinte një tjetër grusht, megjithëse ballin e saj krenar me zjarrmi.
³I dashur Moikom, të lutem, bëj të njohur kudo mendimin tim për Safete Sofia Jukën, që e konsideroj intelektualen më të shquar shqiptare...thuaju të gjithëve që ky është mendimi im, pra, i Ismail Kadaresë për Safete Sofia Jukën² ­lexojmë në librin ³Bijat e Rozafës².
 Gruaja e përlotur që foli, le të themi, në emër të mbarëshqiptarëve dhe që u zgjodh nga qyteti i lindjes së Jukës quhet Zenepe Dibra ( Tophana). Zenepe Dibra është presidente e shoqatës ³. Gruaja intelektuale shkodrane², me profesionin bazë inxhiniere dhe me titullin doktor i shkencave ...Përveç shumë arritjeve të tjera, ajo është autore e një monumenti shkencor prej thuajse 600 faqesh. Libri ­ i sipërpërmenduri ³Bijat e Rozafës ­ gra të shquara të hapësirës shkodrane² ­ ka të dokumentuar rreth 750 zëra bibliografikë të cituar që duan të tregojnë mijëra faqe të hulumtuara dhe të studiuara me imtësi nga ajo.
Zenepe Dibra, pas kësaj vepre të fuqishme që të kujton seriozitetin dhe rreptësinë shkencore të të ndjerit, shkodranit të veçantë të letrave shqiptare Jup Kastrati, i ka hyrë një oqeani tjetër për t¹i dalë mbanë. Pa patur një ekip mbështetës, siç duhet të ketë normalisht në projekte të tilla, ajo është duke shkruar për temën në fjalë në rrafsh jo më vetëm shkodran, por tërëshqiptar...
Kur u varros Safete Juka asnjë shtetar nga metropoli shqiptar nuk qe që të përlotej mbi varrin e saj.
Bijën e Shkodrës Zenepe Dibra nuk e njeh si autore askush përtej Urës së Bahçallëkut. Ajo nuk ka qënë në asnjë promovim të veprës së saj në ³Muzeun Komëtar² apo ³ Bibliotekën Kombëtare ³ a ³Te Piramida². Madje...Asnjë gazetë qendrore, asnjë televizor kombëtar,  nuk ka hedhur qoftë edhe një fjalë të vetme për të, jo më të molloisim për ndonjë korale ³tamtamesh².
Këta pak shembuj ...ja që më kapën nga mënga ndërsa po largohesha nga qyteti im, si kisha ardhur për pakëz ditë, sa  të parë nënën time.
Sigurisht faji që kjo gurgullimë e zjarrtë vazhdon të mbulohet nën napën e trishtimit,
nuk është i askujt tjetër, veç bijve të Shkodrës.
Kësaj shkodre që i ngjan një princi që ende nuk po di të ambientohet me jetën e një fëmije rruge, ku e ka degëdisur fati.

                                                  RIZA LAHI, Shkodër, ora 03,30 e dt. 13 mars 2007

 

Dy rrëfime


  RIZA LAHI

LIGËSIRA NËPËR INTERNET

Kam nisur të bie dhe unë në dashuri me internetin. Përmes tij tani unë kam shumë miq në gjithë globin, ku i ka shpërndarë fati bijtë e shqipes që e ka zemrën të këputur për ta.
Personalisht, unë nuk kam aq shpirt, sa kanë heronjtë e kombit tonë – shqiptarët që kanë lënë atdheun për punë dhe ndihmojnë e ndihmojnë pa pushim familjet e tyre në

Shqipëri. Unë jam nga ajo kategori që nuk kam shpirt dot ta ndërroj varfërinë time me jetën e dhimbshme të emigrantit. Ama, me emigrantë shqiptar kam miqësi shumë, më duan dhe i dua shumë, pavarësisht nëse i kam parë a po jo.
Ndërkohë - pra, s’e besoj të ma marrë njeri për keq - ndërsa ndjek korrespondencën virtuale apo shkrimet e hedhura atje, kam vënë re, krahas përpjekjeve të mrekullueshme për organizim, për të krijuar një “etni” tjetër shqiptare, një parajsë shplodhjeje jashtë atdheut, një parajsë shpirtërore që vjen si dhuratë nga bota e internetit, kam vënë re edhe
një tjetër dukuri. Kjo është e tmerrshme.
Le ta themi një herë e mirë. Në pragun e shkërmoqjes së shtetit shqiptar, ngado valëvitej thënia që paskësh thënë Faik Konica (sigurisht në ndonjë rast dëshpërimi prej hakmarrjes së injorancës ndaj diturisë, gjë që përbën thase një ligjësi), sipas së cilës “Armiku më i
madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët”.
Nga ana tjetër, askush nuk e ka përmendur ndonjëherë strategjinë e stërditur të qarqeve të
caktuara serbe apo greke për të armiqësuar sa më shumë shqiptarët me njëri-tjetrin.
Disa vëllezër dhe motra të gjakut tonë,
përmes internetit, tërë vrerin që kanë në shpirt nga jeta e mbyllur jashtë atdheut dhe dozat e caktuara të padiskutueshme të poshtërimit atje, i zbrazin duke fyer dhe sharë, shpifur e kërcënuar bashkatdhetarët e tyre.
Kaq helm dhe vrer kishte një email, që më erdh këta ditë, sa të dridheshin leqet e këmbëve. More gjithë artin poetik të autorit apo autores anonime (thuajse të gjithë emigrantët botojnë libra, me ata kursimet e tyre, dhe kjo ka një shpjegim aspak gazmor), e kish derdhur për të mbytur e shtënë shtatë pash nën tokë disa shqiptarë. Kur i ktheva përgjigje atij apo asaj anonimes se si mund të shkruhet kështu kundër një qenieje njerëzore, për më tepër, duke qenë bashkëgjakas, reagimi erdh pas disa minutash. Një pendesë e pafund për çfarë kishte shkruar, “harroje këtë ç’kam shkruar…harroje, fshije dhe atë email”…shkruante anonimi, por…Tanimë plumbi ishte shtënë ishte shtënë në tabelat e ndonjë njëzet tabelave - adresave të internetit, mes të cilave edhe te unë.
Para do kohësh, ndërsa po më dhembte shpirti për Shkodrën time që e dua më shumë se askënd në botë, por e kam lënë që 18 vjeç duke shkuar te ajo vetëm si mysafir, shkrova diçka. Se ku e kish lexuar një vëlla nga Kosova, kish marrë një lente …Pa le ka qenë edhe në shtëpinë ime disa herë. Nga disa vëllezër të tjerë kosovarë më erdhën emaila ngushëllimi. Iu isha dhimbsur edhe atyre nga vreri i derdhur ndaj meje. Në një çast dëshpërimi njërit, që më shkruante se XX është ngatërrestar i njohur, se s’ka lënë gjë pa sharë edhe….i ktheva këtë përgjigje:” Përçarja dhe sundimi i shqiptarëve është një strategji e njohur serbe.
Mos ka firmosur diku ai fakir, se ka bërë kaq vjet burg serb, ka dalë gjallë që andej dhe vetëm shanë e përçanë njerëz?”

Kështu shkrova unë në ata çaste xhindosjeje, megjithëse jam shumë i qetë dhe i qeshur. E bëra, pra, edhe unë atë gabim. Ama, nervat prej piloti të mbrojtjes kombëtare shqiptare më mbajtën që të mos këmbëngulja e të nxirrja nga goja ime ndyrësira për në internet për t’ia adresuar sulmuesit tim të rrethanave që iu përshkrova. Me këtë rast, të shtrenjtët e mi, duke u uruar të gjithëve sa më shumë trëndafila, muzikë dhe hare në shpirt - se kështu jetohet njëqind vjet - më lejoni t’ju citoj një poezi nga XH. Rumiu, që sivjet mbush 800 ditëlindje.

HOXHA QË KREKOSET


Kapadaiu
Me një heshtë në dorë
Kur nis të gjuajë mëkate te të tjerët
Tek s’e sheh njeri
Me dhëmbët e bardhë
Qesh me një zmalt të ardhur nga skëterra

“Kështu , siç them unë
Mbrohet feja ime!” - thotë ai i krekosur
Dhe s’e ndjen më shpirtin
Që po i zhytet
Në një llum të pasosur”.

Jeni të mirëpritur në shpirtin tim dhe në adresën time të emailit, vëllezër dhe motra të
mijat anembanë botës ku ju ka shpënë kjo jetë.
Me dashuri të pakufishme për të gjithë dhe me dëshirën që ta duam sa më shumë njëri-tjetrin se sa të derdhim vrer, Rizai.
Me këtë rast, le të kujtojmë së bashku një, mos gaboj, thënie e profetit të myslimanëve, Muhametit, që thotë: ”Të heqësh një tullë në një xhami është mëkat. Të shkatërrosh xhaminë krejt, mëkati rritet. Të heqësh një tullë në xhaminë e Mekës, gjynahu është shumë më i madh. Të shkatërrosh krejt xhaminë e Mekës, gjynahu s’ka kufi. Por ekziston dhe një gjynah edhe më i madh. Kur i prish zemrën dikujt”.

Riza Lahi
Tiranë

 

 

Gjurmëve të tradhtisë kombëtare

 

DIJE SE GJARPËRI MENDON GJARPËRISHT!

 

Shkruan: Kadri Osmani-Mani

 

“Jeni të mirëpritur në shpirtin tim dhe në adresën time të emailit(moisiu8@aol.com), vëllezër dhe motra të mijat anembanë botës ku ju ka shpënë kjo jetë.
Me dashuri të pakufishme për të gjithë dhe me dëshirën që ta duam sa më shumë njëri-tjetrin se sa të derdhim vrer, Rizai.”- ja se si shprehet demagogu protagonist i të gjithë demagogëve të botës! Ndërkaq ai as ka shpirt as trup: është një hije lugati shëtitës, paçka se nuk e ka hangër ujku as dreqi s’e ka ngrënë, por ai vetë me dhëmbë të vet ia ka ngrënë mishin dhe ia ka pi gjakun vetvetes, me sjelljet anakronike socialfashite prej një rrenacaku të neveritshëm.

Pse e them këtë?- ja menjëherë argumentin që ai, Riza Lahi, na e jep vetë: ”Përçarja dhe sundimi i shqiptarëve është një strategji e njohur serbe. Mos ka firmosur diku ai fakir, se ka bërë kaq vjet burg serb, ka dalë gjallë që andej dhe vetëm shanë e përçanë njerëz?”- çka mendoni, pse e ka thënë këtë proçkë?- sepse për një çast do ta ketë menduar veten në vendin tim dhe do të nënshkruante kapitullimin e tradhtinë ai vetë, e pse edhe tjetri të mos vepronte sikur ai!?!

JO ose faqezi e shpirt katili, ka burra ky dhe që nuk përkulën përpara asnjë rreziku: kam qenë i dënuar me 25 vjet burg, prej të cilave i kam vuajtur 17 vjet, me tri përsëritje, dhe sërish, pas lirimit tim më 1991, sërish jemi organizuar në organizatën e re Organizata Revolucionare Shqiptare-ORSH. 
 I paskan pëshpëritur në vesh socialfashistët kosovarë nga mërgata:
Nga disa vëllezër të tjerë kosovarë më erdhën emaila ngushëllimi. Iu isha dhimbsur edhe atyre nga vreri i derdhur ndaj meje. Në një çast dëshpërimi njërit, që më shkruante se XX është ngatërrestar i njohur, se s’ka lënë gjë pa sharë edhe….- vampiri njeh lugatin!! Bijtë e mjerimit të xhaxhave e të xhaxheshave!! Të pareformueshëm për jetë, rrenacakë, mburracakë, burracakë, tri herë-cak!!! Shumëherë gjak e lak: derisa të ulen në bankën e zezë e të përgjigjen për krime ekonomike dhe për krime politike. Ata janë armistë e mi, armiqtë e “Shqipërisë etnike” si revistë dhe armiq të Shqipërisë etnike në histori e në gjeografi, ku ata duhet të shpallen persona nongrata dhe të përjashtohen nga atdheu ynë i shtrenjtë.

Turp e ndot sot e mot.

Kadri Mani, kryeredaktor

www.zemrashqiptare.net

 

www.shqiperiaetnie.bravehost.com

 

ese

 

IHAL AZIR- VALLË, TË JETË TURKOSHAK APO GABEL KY TEVERQEL!?!

 

Shkruan: Kadri Osmani-Mani

 

Derisa edhe mbiemrin e shkruan në dy trajta Lahi-Laha!? Sepse këto dy zanore janë të ndryshme dhe janë tepër larg preklat e tyre për t’u përzier dhe për t’u këmbyer gjatë shtypjes, radhitjes? Pastaj atë fjalën  e tij “lente …”!?! Më tutje: Nuk e ka të instaluar drejtshkrimin, i mungon zanorja-ë, i mungon bashkëtingëllorja-ç!?!

Thotë se është-shkodran!?! Mos me ta marrë mendja? Edhe At Gjergj Fishta ka qenë shkodran, të cilit enverizmi ia pat nxi jetën, apojo? Nxjerrja nga programet shkollore të LAHUTËS SË MALCISË, ishte një çmenduri që mund ta bënte vetëm popi, por kurrsesi hoxha!? Sepse ishte shkulje e shpirtit kombëtar, apojo?

Regjimi komunist ka qenë i mirë për gabelët, nga kjo edhe dyshimi im i bazuar, sepse vetëm një gabel e një teveqel mund të shkruante atë fjali:” Sigurisht që ky fakt  përbën ende një turp; një turp që ndjehet lehtë në kollonën e turpeve që ka rreshtuar shoqëria postkomuniste shqiptare.”- vërtet se ne shqiptarët jemi mjaft të hallakatur dhe assesi ta marrim veten as sot e kësaj dite, ama t’i shohësh e t’i kritikosh me atë gjuhë të metat e demokracisë, e t’i mbyllësh dy sytë e ballit ndaj krimeve komuniste, vërtet duhet të jesh edhe turkoshak, edhe gabel edhe teveqel!?

Pastaj:” qënë , bejta ,  thonte , patur , qënë , molloisim “- një gabelishte!?!

Na dhembte loçka e zemrës mua dhe shokut tim, Memaj, kur shkodranët e shkretë përshëndeteshin nga tavolina në tavolinë me këngë serbe!!

Si nuk i pa ato anomali, kur aq fort e dashka Shkodrën?-por mua më dyshon për dofarë nënshkrimesh të imagjinuara në imagjinatën e vet të prishur, ku na qenkan ato dhe përse nuk i shpall më!?! Ku e sheh ai tip gjithë atë “pleh” në kokën time, kur unë në kokën time kam vetëm mendime pozitive dhe fjalë të reja shqiptare të gjuhës time amtare?

Gabeli ma përmend edhe-bukën! Edhe ne jemi mikpritës, dhe mund të vijë kush të dojë, pa droje se ndonjëherë mund t’ia përmendi e ta zhbëj atë që e kam bërë.

A mund të jetë vëlla i Bashkimit, profesorit të gjuhës gjermane?- të cilit ia dërgoja librat në Zvicër dhe ndjeja kënaqësi që po i ndihmoj, se kështu ka mundësi të shkruaj edhe më, për ta përparuar arsimin tonë, ku po kam mundësi të kontribuoj edhe unë, sadopak? Pra, po bëja punën time, jo punën e huaj, që shumëkush shprehet se ato na qenkëshin punë të huaja!

 E dini se si quhen ato që merren vetëm me punë të veta? Quhen, pra: shtazë, shpezë, insekte...peshq...

---------------

 

 

 

Riza Laha rizalahi@yahoo.com

Sonntag, 29. April 2007 19:12:19

As emailnin s'ta kam dite dhe, ne fillim u gezova , por...

 

Kur me shkroi nje mik se shiko si te ka sulmuar K Osmani , i shkruajta, shyqyr qe eshte gjalle dhe i forter, po, thuaji, se, sado te me shash, nuk prishesh me mua.

kur...Per shkrimin per Shkodren - mblidhe kalalballekun e lexoje se sasi ke shkruar - me hipen xhindet. KJishe mbushur internetet, or Kadri Po ti ke ngrene buke te une , dhe ne Shkoder te kam marre e ...Kliko ne "Google   Riza Lahi" dhe shih se cfar kam mundur te bej une ...sadopak

Une qellimisht nuk ta permenda emrin ne internet , por, ai qe percan shqiptaeret, atje con uje o Kadri.

Po pyet more, si je e si shkon, po, ku e ke grumbulluar ter ate pleh ne shpirt, pash koken tende?

Po mblidh ore veten dhe perpiqu te besh dicka te mire per Kosoven qe eshte ne pragun e pavaresise.

ti e din mire se cfar(ë) shpirti kam une

Ma ke prishur qejfin fort dhe, tanime nuk me behet te te dua me.

Rizai

--------

 

Idashur kadri

se paku e para se gjithash mi bej sh te fala zonjes tende - shembelltyre e besnikerise shqiptare, te cilen une e kam permendur shpeshhere ne miqte e mi, kur flisja per Nje njeri qe nuk u perkul ne burgjet e llahatershem .

Keto punet e politikes, une more bace, i njoh mire, por kam preferuar te ruaj dinjitein personal dhe, kesisoj, keshtjellen time nuk ka mundur ta pushtoje askush deri tashti

Nga ushtria me hoqen me reforme. Isha dy vjet ne shtypin ushtarak, deri ne 2002, ngaqe kishin rene krejt fluturimet dhe nuk doja te rrija kot. Atje, me graden nenkolonel, shetita e pashe ushtrine ngado dhe, fale anglishtes qe supozof\het e flas rrjedheshem, pata hapur nje rubriuke ne revisten me ngjyra te ushtriese, ku intervistoja atashete ushtarak (ate te Frances e ke perseri ne internet, te google Riza Lahi). Kur...reforme...

Kam punuar disa kohe me OSBE dhe me pas me ODIHR in dhe tani jam ne pension. Ka dale rreth 300 dollare.

Nderkohe kam botuar libra shume - tashti kam ne dore te 24 tetin dhe, besoj e ke ndjekur, kam botuar sa kam mundur artikuj ne favor te ceshtjes se kosoves. Keto dite ka dale ne Prishtine “NUK KA ENGJEJ NE KETE BOTE” I SALLI BEJKERIT, ESHTE SHUME I BUKUR, FLET PER NGJARJET E LUFTES NE KOSOVE.

Arxhelsin e martova heret. Mu dashurua me nje vajze dhe nuk e zgjata megjith kundershtite qe kisha. tashti ai ka nje djale  qe na kenaqi.
Ledia eshte ne vitin e pare gjimnaz, shkelqen dhe ka botuar deri tani, 4 libra , me duket se ka talent.Une nuk i kam bere buje librave te saja, sepse dua qe te rritet edhe pak.

Romani im me i fundit eshte VORRI I ASHIKUT, ka rreth 500 faqe ne 4 volume dhe lexohet per 2 - 3 dite.

Aviacioni luftarak eshte zhdukur dhe kjo perben nje pikellim kombetar.

Nderkohe....Ti duhet ta botosh edhe nje here ate vellimin e burgut ,me sa kujtoj, kur ia kam bere recencen me titull KURORA MARGHARITARESH NGA LAGESHTIRAST E QELISE. Mire e kam?

 

Tashti do te botoj nje liber per Shkodren qe e kam kaluar 8 here neper duar.

Shkodra, Korca, ter shqiperia ka nevoje per tone optimiste. Kur kam botuar nje fragment nga ky liber te K JONE, nje shqiptaroamerikane, shi per najte, me solli nga USA nje ore peshqesh. me gezoi pa mase. Ky libri, kete natyre ka. Flet per yje te sportit te trajtuar nga nje nejri qe nuk lexon gazeta sportive e as sheh TV sportive kurr

Mirupafshim dhe mireardhsh se , megjithse te kam kujtuar gjithmone, shyqyr qe u lidhem prap

Edhe nje here  sh te fala zonjes

Rizaja

Kadri Osmani <kadrimani@hotmail.com> wrote:

Zotni Riza Lahi, Tungjatjeta!
Të falemnderit për informimin e shpejtë.
A është rritur zotni Argjelsi dhe si i shkon shkolla? Vajzës ia paskam harruar emrin? A je në punë ti dhe zonja Afërdita?
Bashkëshortja ime, zonja Shukrije Bunjaku-Mani, lexon gazeta, libra, momentalisht është duke lexuar librin nga autorët Iain King & Whit Mason:
"Paqe me çdo kusht-Si dështoi bota në Kosovë"; kurse kohën tjetër thur tentena dhe polemizon ashpër me mysafirë: ajo ka biseduar me shumë gra në Shqipëri për katër vjet sa kemi qëndruar dhe i di në hollësi tmerret e Partisë së Dhunës dhe Luftën Antifashiste-proçetnike Nacionalçlirimtare-robëruese. Dr. Elmas Leci:"
KUSH I VRAU, PSE I
PUSHKATUAN
"- oficerët madhorë!?! Çfarë bërën me Drita Kosturin me akuzën
absurde: pse ajo interesohej ta mësonte anglishten?-e kishte mendjen të bëhej spiune anglo-amerikane!! Dihet edhe se Nexhmija ishte kandidate për t'u fejuar me Qemal Stafën dhe se Drita e Nexhmija ishin shoqe të qelulës...
Shëndet.
Kadriu

qe une nuk kam lene vend pa te lavderuar si, burr ma te ndershem e ma te drjete se Kadri osmani...Une i kam kushtuar edhe nje poezi etj...Kishe ndonje qe citonte ate xhuxhin, ate Fatos nanon qe gjoja paska thene se , kush ben njezet vjet burg del cyryk nga trute prej andej...une prap lavdero Kadri Osmanin- "More ku behet kadri Osmani". Sa here te kemi kujtuar me Guraliun ( paske nise me i sha edhe gabelet, o baca kadri; edhe racist? ) Ai ta kujton ende makinen e shkrimit qe i ke pas dhuruar. Sot paradreke...Pata nje telefonate te habiteshme. kish ardhe nga Kosova Luljeta Selimi, qe une e kam interistuar dhe kam bere sa kam mundur edhe neper TV e Tiranes qe ajo te flas e per 2016 rastet e perdhunimeve... Menjehere i telefonova Guraliut qe mbetet me burr se sa shume gaxhoj qe u kam bere te mira te pafund dhe shkuam ne Durres e e morem \Lulin me te shoqin

Po me thuaj bre, si je; pse thone ca kosovare qe Kadri Mani ( une kujtojshe ndonje Kadri tjeter ne fillim, se ti ke pas kene tolerant fort, bre)gerricet me te gjithe? a po merresh me me letersi e me poezi? A e ribotove vellimin qe ke pas shkruar ne burg?

Si eshte nusja dhe femiejt? Pse nuk vjen ne Tirane dhe a po i ndihmon me sa mundesh keta te rinjte ne krye te Kosoves? abdyl Krasniqin e ke pa? Iu vra e bija ne lufte.

Po te nis dicka nga libri im qe do te botoj keta dite _ "maratonomaku nga Shkodra"

Te fala Rizaja

( po qysh, bre, edhe gjarpen me bane? Edhe gabel? Allahallaaaahhh)>

gjithsesi, mireardhs ne Tirane

cel im eshte 00355 69 22 14 773

( duhet me me marre ti ne tel se me ke ra ne qafe kot. E, si thua?)

 

          ORNAMENTE NGA SHKODRA

 

" SHKODRA, DASHUNORJA E SHEKUJVE! SHKODRA, DASHUNORJA E QIELLIT TË KALTËR...E MALEVE TË HJEDHTA, LUMEJVE TË CEMTË E LIQENIT ANDRRIMTAR, NË TË CILIN ? NË MËNGJESE TË KULLUETA ? LAN HIJEN E VET...PËR TË MBRAMEN HERË SHOF SHKODRËN, I DËSHËROJ "NATËN E MIRË" DHE I DËRGOJ NJË TË PUTHUN N' AJËR"

                                                                                                                            MIGJENI

 

 

 

VITI 1992. NGA REDAKSIA NË TIRANË ?  MES HETUESVE  TË TMERRSHËM SERBË

 

 

RIZA LAHI ? Pse vendose të hyje në Kosovë në maj 1992, siç më the, dhe a pate peripeci me marrë vizën?

FRANO CAKA ? Pas deklaratës së presidentit shqiptar Sali Berisha që NATO të bombardonte Beogradin, u fol se do të mbyllej për fare ambasada e unionit "Sërbi ? Mali i Zi". Në këtë kontekst, personeli i ambasadës jugosllave nxitoi për një fushatë dhënieje vizash. Si të gjith shqiptarët, edhe unë kisha një pasion të jashtëzakonshëm për të parë Kosovën. Po të mos merrja vizë këtë radhë, kushedi se kur do ta shihja. Vizat jepeshin të hënave dhe unë jam sorollatur tri të hëna.Në përpjekjen e parë dështova, pasi punonjësi sërb Branko kërkoi të më provonte se sa sërbisht flisja unë. Shkova të hënën tjetër, përsëri jo. Të hënën e treta, më ndihmoi për vizë një tjetër punonjës që ishtë jo sërb, por malazez. Ai bëri të mundur që të merrja shpejteshpejt një vizë një mujore, kur kolegu i tij strikt, nuk qe prezent. Ata momente derisa e mora më së fundi pasaportën me vizë në dorë, kanë qënë të padurueshme.

 - Çuditem  se si  ta ka dhënë vizën ai malazezi, duke qenë gazetar. Pastaj,te kush do shkoje në Kosovë? Kishe të holla? Po leje, a të dhanë në redaksi? Nusja jote, a ishte dakord me këtë trip adoleshent?

 - Në radhë të parë nuk ishte një "trip adoleshent" , por një pjesë e pandarë e profesionit të gazetarit. Gazetari, po s’ rrezikoi, s’është gazetar. Gazetari është një funksionar i pa zëvëndësueshëm i njerëzimit, sepse ai ngulmon drejt të vërtetës, sado e thellë që të jetë ajo. Për më tepër, ai nuk ka as armë e as fishekë.  Te ne në Shqipëri ka pasë e ka shembuj të shkëlqyer guximi të gazetarëve. Unë nuk bëra ndonjë trimëri kushedi. E kujton, psh, që një gazetar nga Shkodra pat shkruar i pari për trafikun e karburantit nga Shqipëria për në Mal të Zi në kohën e krizës bosnjake, duke u denoncuar miliona e miliona dollarë ? Ka patur gazetarë që kanë hyrë fshehtazi në dhoma izolimi apo në burgje e kanë marrë informacione për publikun e i kanë afishuar me guxim.

Së dyti, në pasaportë unë kisha të shkruar se jam arsimtar e assesi gazetar. Kisha me vete gjithsej 100 marka.dhe ftesën e një miku kosovar për të vizituar atë dhe Prishtinën; ftesën e kisha nga Ibrahim Osmani por edhe shumë të tjerë që i kisha takuar në Tiranë, apo njiheshim vetëm prej telefonatave. Nusja ime, Miranda, nuk donte që unë të shkoja, kurse, kryeredaktori im Përparim Xhixha, më dha leje jo me shumë entuziazëm. Gjithsesi, trashëgimtarin e kisha ? Marinin tim 6 muajsh.

 - Përfundimisht, si të shkoi rruga?

 - U nisa pas dy javësh. Qe maj. Tirana qe mbushur plot me kosovarë të cilët kishin ardhur për bajram. Takova tre djem që kishin ardhur me një makinë. Ishin dy vëllezërit Nexhat e Niazi Daku; i treti prej tyre, Niazi Makolli e kishte burr motre Ibrahim Osmanin. Të entuziazmuar, djemtë e shtynë udhëtimin atë ditë për Kosovë ; me propozimin tim, shkuam në Krujë. Atë natë ata fjetën te unë dhe te vjehrri im Isidor Siliqi.

 - Ndonjë përshtypje të veçantë udhëtimit përdrejtë Prishtinës?

 - Pasi udhëtuam gati dy orë nëpër Shkup, për në Kosovë, do të hynim nga Presheva. Në atë kohë. Maqedonia sapo qe shkëputur paqësisht nga Sërbia.Polici kufitar maqedon, duke kontrolluar bagazhet e makinës sonë me targën kosovare, pa zarzavade e ndonjë ushqim tjetër për në Kosovë dhe tha:" Duhet të futni gjëra të tjera në makina ju kosovarët, jo speca e domate!". Ndofta, vërtetë nuk ka qënë provokim!

Duke kaluar nëpër Preshevë, më bëri përshtypje tabela e një rruge, ku shkruhej emri i Koçi Xoxes, si edhe i një shkolle të mesme, ku shkruhej emri i Naim Frashërit. Të tre Kosovarët m'u lutën shumë që të rrija në Gjilan 2?3 ditë, pastaj të shkoja në Prishtinë, dhe ashtu bëra.

 - E dinin ata se nuk ishte mësues por gazetar; madje i "Zërit të Popullit”.

 - Patjetër që u kisha thënë, ndaj edhe ata m'u lutën aq shumë. Jetush Daku ishte një shqiptar që banonte në një lagje serbësh. Atje vendosën që të bënin një takim me "gazetarin qi ka ardhë prej Tiranës". Ishin të bindur se nuk do të binin në sy të policisë sekrete sërbe. Sidomos qenë të mobilizuar të gjithë të më ruanin mua. Atë natë në shtëpinë e Jetushit qenë mbi 40 vetë ? miq të tij. Të gjith në një dhomë. Të gjith ulur përdhe nëpër shilte ose qylym; vetëm unë i vetëm majë minderit. Te këmbët e mia rrinte i zoti i shtëpisë, Jetushi, i cili vuri "veton" me të qeshur se, të drejtën të pyeste i pari do ta kishte ai. Deri në pesë të mëngjesit kemi vazhduar ashtu, pyetje ? përgjigje.

 - A të kujtohet ndonjë pyetje e veçantë, jashtë përfytyrimit tënd?

 - Po. Për shëmbëll:" Pse nëpër shkolla keni bërë rusisht e jo anglisht?""Pse në kufirin tuaj shërbejnë ushtarë myzeqarë?""Pse të tëra rrëmujat në Shqipëri i bëjnë socialistët?...Nuk them për ty e as për gazetën tënde, si ti kenke burr i mirë fort, por socialistat?".

 Mos kujto se Jetushi ishte burr naiv ? ai që ma bëri pyetjen e rrëmujave. Jetushi ishte kryetar i sindikatës së fabrikës së tullave në Gjilan. Në duart e tija mblidheshin një pjesë e ndihmave që dërgonin në Kosovë emigrantët; ndihma jo për familjet, por për komunitetin lokal. Ishte e papërfytyrueshme përmua. Ai, me stafin e vet, i ndante ndihmat me fanatizëm dhe me ndershmëri radikale. Çuditërisht…aq i paqartë se ç’ndodhte në të fakt në politikën shqiptare!

Në krye të tri ditëve më nisën për Prishtinë ? e kishin njoftuar me telefon Ibrahimin dhe ai i ngacmonte djemtë që të më dërgonin te ai një orë e më parë.

 - Vërtetë kaq me padurim po të priste ky kosovari me emrin Ibrahim, që ti e kishe takuar në Shqipëri e mbase e kishe ndihmuar?

 - Më ka pritur me shpirt. Me përzemërsinë më të madhe dhe, ndershmërisht, duke marrë edhe një rrisk mbi vete. Unë isha gazetar dhe isha paraqitur në pasaportë me profesion tjetër.. Për më tepër, identitetin tim e dinin shumë veta tanimë. Ibrahimi ishte groissist, mjaft i pasur, banonte në lagjen "Kodra e Trimave" e mes një deti me komshinj të varfër dhe kishte tetë fëmijë e nusen Hyrie. Kishte një pallat tre katësh.. Ibrahimi financonte partinë e "Unitetit kombëtar" të Kosovës, që kryesohej nga ish i burgosuri për 27 vjet Halil Alidemaj, që ka vdekur në Tiranë. Nga Ibrahimi u largova, kur të nesërmen ai do të ikte larg për çështje tregëtie. U vendosa në shtëpinë e Musa Limanit nga Presheva, dr.prof. i ekonomisë, ish dekan i fakultetit ekonomik dhe drejtor i Institutit të Ekonomisë.

Musai ishte kryetar i LDK për lagjen "Ulpianë" dhe kishte komshi Agim Vincën, që e  kisha takuar në Tiranë. Ai bëri të mundur të më takonte me kryetarin  e LDK , Ibrahim Rugovën...

 - Si, jeni takuar me të ndjerin Rugova? Diçka rreth atij takimi, të lutem?

 - Më priti në zyrën e tij, në prezencën  e Musait; në një dhomë të mobiluar thjesht, ku binte në sy një tavolinë e gjatë dhe, qënga tavani deri në dysheme ?  një portret i Papës së Romës. Më bëri shumë pyetje rreth gjëndjes në Shqipëri.Qe shumë korrekt. Ishte ditë e shtunë. Të marrtën, me 24 maj, bëhej mbledhja e shënuar e konstituimit  të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Atë ditë, më tha Rugova, do të ta jap intervistën që po më kërkon. Ndërkohë, në zyrë, hynë dy lider shqiptarë nga Maqedonia.Më prezantoi me ta kështu:"Një gazetar nga Tirana". Pas rreth 40 minutash, më prinë për në kafenenë e LDK së, ngjitur me zyrën. Atje ndodheshin edhe Anton Kola, Fehmi Agani (me të cilin u bëmë miq) e Hydajet Hyseni. "Na e bëj një kronikë për të marrtën", më tha Ibrahim Rugova . Që të gjithë më ftuan ndër shtëpiat e veta atë natë, por unë shkova te Musa Limani, që këmbëngulte "Vetëm te unë…”.

 - A kishe kontakte me redaksinë tënde? A nuk nisje informacione që atje?E shihje TVSH atje?

 - Jo, anjë lidhje. Ishte e pamundur të lidheshe edhe telefonikisht me Shqipërinë. Nga çdo zyrë telefonike e Prishtinës mund të lidheshe me secilin vënd të botës, por thuajse e pamundur lidhja me Shqipërinë. Megjithatë kisha arritur të flisja një herë me shtëpinë. Kisha folur me time shoqe dhe, me aq kohë sa kisha patur mundësi të flisja me 'të, i kisha dhënë edhe një faqe shënime për gazetën time, patjetër pa emrin tim. Shënimet i mbaja në fletë të vogla shumë, qëi fusja poshtë çorapëve.Situata ishte e tensionuar. Por fytyrën e vërtetë të tmerrit ku jetonte Kosovë, e pashë atë natë. Në shtëpinë e Musa Limanit ku mbërita në orën 22…Asnjë stacion televiziv nuk kapte televizori, përpos vetëm Beogradit . TV i Prishtinës  jepte gjith ? gjith 10 minuta program shqip ? lajme të përgatitura nga TANJUG dhe të lexuara nga një vrakaçore ikur nga Shqipëria pas vitit 1991, që i thërrisnin Nexhmie "Spikerica" . Vrakaçorja – “Nexhmije Spikerica”, i përkthente vetë lajmet. Njerëzit ishin të zymtë dhe flisnin vesh më vesh. Policët kontrollonin ngado. Por, që Kosova ishte krejtësisht një vënd i pushtuar, e pashë me sy në orën 1 pas mesnate, në dhomën e Musa Limanit, ku nuk po më zinte që nuk po më zinte gjumi dhe po gdhinte 24 maji, dita e konstitutiimit të Rep. Kosovës..Po më silleshin në mëndje gjithfarë përfytyrimesh, kur...një zhurmë shungulluese. ... Brofa nga krevati te dritarja, kur, ç'të shikoj? Një autokollonë tankesh po hynte nëpër bulevardin e kryeqytetit kosovar.

 - Tanke në mesnatë nëpër  kryeqytet ?

 - Pikërisht... Në mëngjes, Musai më tregoi me shënjë një ndërtesë; ishte medreseja e njohur e Prishtinës. Atje do të bëhej mbledhja e shënuar. "Shikoji ushtarët serbë se si i ka zënë gjumi nëpër shkallët e te hyrja e medresesë. Ata kanë udhëtuar tër natën mbrëmë. "Ti mos dil sot nëpër Prishtinë", më tha Musai...Më vonë mora vesh që mbledhja për konstitutiimin e Parlamentit të Rep. së Kosovës, vërtetë nuk qe bërë në medresenë e rrethuar me tanke, por ama qe bërë. Qe bërë në ilegalitet nga trimat kosvarë të udhëhequr nga Ibrahim Rugova; maleve, tej, mos gaboj, nga Kaçaniku...Gjatë atyre ditëve në Prishtinë, më kujtohet një djalë i vogël që na erdh në shtëpi duke qarë e i lutej të zotit të shtëpisë që të shkonim në shtëpinë e tij të takonim gjyshin që po vdiste dhe donte të shikonte para vdekjes patjetër një shqiptar nga Shqipëria, pasi nuk kishte parë asnjë tash 50 vite..

 - Njimend. Po ata kushurinjt tuaj prej nga ke origjinën, i takove?

 - Në Prishtinë u ndamë nga Musai dhe shkova sërish te Dakët, ata dy vëllezërit. Ata gjetën një mik besnik , një djalë që pastaj e kam takuar në Tiranë me shtatë plagë në trup, të marra në luftë me serbët qënga radhët e UÇKsë ? Sadri Balijaj, shofer zhavorri. Me të shkuam në Ferizaj.Atje pyeta gjithandej por, përveç familjes me origjinë Shkodrane,Andrea Shahini,nuk gjeta asnjë prej ilakave me mbiemrin Caka. Ishte pak dëshpëruese, gjithsesi. Andrea Shahini nisi të qante kur më takoi. Me Sadri Balijajn u kthyem në Gjilan. Në të hyrë të Gjilanit, na ndali një polic. "Ti nuk e ke në pasaportë vulën e hyrjes në Maqedoni.Ec e merre na polici!", tha ai e u largua pa kthyer kokën. Këtu nisi pjesa më e vështirë e aventuesë sime.

 - Në të vërtetë, ti kishe ndonjë shkelje në pasaportë? Si ishe me afatin e qëndrimit? A kishe një muaj gjithsej?

 - Nuk e di në kisha thyerje apo jo. Unë ua kisha dorëzuar pasaportën kur kisha hyrë në Maqedoni dhe ata ma kishin kthyer e më kishin lejuar të hyja. Kaq ishte. Më kishin mbetur shumë pak dite. Ndërkohë, megjithse dy dite pandërprerë shkoja në stacionin e policisë i shoqëruar nga miqtë e mi besnikë Nexhat dhe Niazi Daku ? ata dy kosovarët që kisha njohur rastësisht në Tiranë ditën e Bajramit e me të cilët kisha udhëtuar për Kosovo ? policët  më sorollatnin..Më thanë se ishte përgatitur për mua një proces gjyqësor, nga gjykata lokale ? e Gjilanit. Unë kisha shkelur ligjet e vëndit, duke qarkulluar me një pasaportë që duhej ta kishte vulosur stacioni kufitar i Maqeonisë. Gjyqi u bë thuajse me dyer të mbyllura. Vëllezërit Daku harxhuan shumë para nën dorë që unë të dilja  pa burg, por me një gjobë të madhe të cilën e paguan ata dhe nuk më treguan asnjëherë se sa kishte qënë ajo shumë. Ata kishin paguar nën dorë edhe prokurorin. Avokati që më kishin gjetur,gjithashtu ai edhe përkthyesi im, Bajram Kadria ,vëllai i Sabri Kadrisë, profesor i ekonomisë, më pëshpëriti që të mos zoritesha, sepse i kishin marrë masat e ryshfetit për prokurorin.  Bajrami më tha, gjithashtu, që të mos njoftonim ambasadën tonë në Beograd, që gjyqi të mbaronte pa bujë. Askush nuk duhej ta merrte vesh se isha gazetar, nga të cilët përfaqësuesit e klikës së Millosheviqit kishin alergji dhe tmerr.

  - Pse nuk u nise sapo të dhanë pasaportën fillpas gjyqit?

 -  Po jo, more, sa mbaroi gjyqi, më thëritën "lart". Ishte rreth orës 12 e drekës, ndërsa gjyqi qe bërë paradreke. Jashtë në koridor priste Niaziu, kurse Nexhati, që kish qënë dikur polic dhe kishte frikë nga një hakmarrje "padashur" prej ishkolegëve , priste në rrugë. Unë, pra, hyra në zyrën e shefit, i cili do të më jepte pasaportën. Ai më pyeti: "Tani që u sqarua gjithçka, a don të rrish  edhe do ditë të tjera në Kosovë?". Kur unë iu përgjigja me mirësi që, e pse jo, ai, një t'i telefonuar dikujt, kur erdhën e më morën e më futën në një zyrë tjetër.Atje ishin dy hetues. Hetuesit serbë janë të tmerrshëm. Njëri nga ata dinte shqipen kosovare perfekt, tjetri fare pak apo aspak. Pesë orë më mbajtën në pyetje hetuesit e stacionit të Gjilanit. Atë natë , në orën 12 mbaronte afati i qëndrimit tim në Kosovën e pushtuar. Ata pesë orë, çudi që nuk më ka rënë të fikët. Kisha edhe një dhimbje të tmerrëshme stomaku.

  - Ç'të pyetën?

  - Ai që dinte shqip, e dinte Tiranën në pëllëmbë të dorës. Më pyeti se në cilën shkollë të Tiranës jepja mësim dhe lagjen ku banoja. I thashë emrin e shkollës afër shtëpisë sime e se banoja, as te "Shallvaret", as te "Kinema 17 nëntori", as te "Ali Demi", ku po më numuronte ai, por në kombinat. Kur i thashë se isha Shkodranë, sytë e tij u gjallëruan shumë dhe u bënë më të egër. Duke më pyetur për Shkodrën, sërbi që dinte shqip, u acarua disa herë, më bërtiti, më shau "vagabond" dhe përplaste grushtet mbi tavolinë i xhindosur.

  - A pate frikë se mos të të rrihte?

  - E kisha marrë parasysh. Sa miq të mi kosovarë ishin rrahur, burgosur apo vrarë! Gjithsesi, ia kisha frikën ndonjë grushti të papritur dhe po e prisja. Por, në të vërtetë, nuk më rrahën e as më torturuan. Të dy vëllezërit që më prisnin jashtë u habitën shumë kur ua thashë këtë. Ata më treguan se nuk  ka njeri me gjak shqiptari që ta kenë marrë në pyetje hetuesit serbë e të mos e kenë rrahur apo torturuar në mënyrë shtazarake.

 - Më përshkruaj ndonjë skenë gjatë këtyre pyetjeve!

 

Ai ? Ç'far thonë në Shkodër, që ajo të bashkohet me Sërbinë?

Unë ? Hera e parë që po e dëgjoj.

Ai ? Vagabond!

Unë ? Nuk ka se si të jem vagabond. Unë kam kaq vjet arsimtar... Nuk dua të të gënjej.

Ai ? Me dy prill,është hedhur parulla "Duam bashkim me Sërbinë!"... Atëherë... Kur u vranë ata të katërt.

Unë ? Or Zotni! Myslimanët e Shkodrës, që përbëjnë 70 përqind, e kanë mëndjen te vëndet myslimane. Katolikët ? gjith ditën radion te Vatikani. 10 përqind e Shkodranëve janë ortodoksë, një pjesë e madhe nga të cilët ateistë e ca të tjerë ?kanë qënë të lidhur me Enver Hoxhën. Nuk  ka asnjë forcë madhore që të dojë të bashkohet Shkodra me Sërbinë. Është jashtë përfytyrimit. Edhe diçka tjetër. Shkodranët janë kapadainjtë më të mëdhej në Shqipëri. Ata asqë përfytyrohet që të kërkojnë të sundohen nga të huajt. Ata pretendojnë qytetin e tyre si vëndi më i qytetëruar i Ballkanit.

Ai ? Vagabond! (Si godet tavolinën me grusht, me grusht ngritur vjen pranë  meje dhe ma tund para surratit)...

Unë ? Nëqoftëse kanë qenë 10 ? 15 vetë që kanë bërtitur si thoni ju, mundet, por ata kurr nuk mund të përfaqësojnë 200 mijë Shkodranët.

(Hetuesi tjetër e tërhoqi përkrahu , seç i tha në vesh dhe unë shpëtova nga grushti. Lavdi zotit, asnjëri prej tyre nuk përmendi "gazetarinë", se kushedi se çfar do të kishin bërë ata me mua.)

 

  Para se të më jepnin pasaportën më thanë se, po më gjeti ora 12 e natës në territorin e shtetit të tyre, kisha një muaj burg. Ata më propozuan të më nisnin me mjetet e tyre nga Prizreni në Qaf Morinë e Kukës, por unë reëfuzova. Kisha seriozisht frikën se mos ata do të më organizonin vrasje pas shpine. Ishte ora 17. Jashtë më morën të dy vëllezërit dhe, thuajse fshehur, më gjetën një shofer i cili më nisi në Shqipëri nga kisha ardhur; nga Shkupi.

  - Gjithsesi, paska qënë shofer trim.

  - Po. Quhej Avni Kovaçi; më mori për Shkup bashkë me të shoqen dhe të bijën.

  - A ju ndodhi gjë rrugës?

  - Asgjë me rrezik. Vetëm bënim muhabet. Avniu pyet, e unë përgjigju. Edhe nusja e tij më bëri një pyetje. Vetëm një. Pyetjen më të çuditëshme që më bënë tër ata tri javë të paharruara të jetës sime. Ajo më pyeti:" A është e vërtetë që, kur kooperativistët tuaj shkonin e  ktheheshin nga puna, qënga shtëpia e deri te vëndi i punës, e kishin rrugën e rrethuar nga të dyja anët me ushtarë e policë me automatikët gati ?"

  -  Kur erdhe në Shqipëri,me siguri që ke bërë namin në media, apo jo? Pat reagime?

  -  (Qeshë) Natyrisht shokët e redaksisë...më përshëndetnin e bënin shaka sikur të isha hero. Nisa të shkruaj disa artikuj për çfar kisha parë, kur, një natë, një telefonatë anonime në shtëpi ,më stepi dhe më dëshpëroi. Më tha:"Na çave b...me Kosovën". Kur, pas tre ? katër ditësh, mos gaboj, më ka telefonuar Fatos Nano e më ka kërkuar që, po të kisha unë kohë, të pinim një kafe bashkë, pasi m'i kishte lexuar që të gjitha shkrimet e botuara për Kosovën, e donte që të kuvendonim rreth kësaj teme.. U gëzova, sigurisht.Të nesërmen më ka thërritur në zyrë kryeredaktori Përparim Xhixha e më ka thënë që ka telefonata të panumurta për shkrimet rreth çfar kisha parë në Kosovë…Kam botuar plot 24 shkrime. Kam pasë telefonata edhe nga jashtë; njëra, nga i ndjeri Agim Ramadani, inxhinjer, piktor, poet dhe trim mbi kryetrimat…Me pseudonim është botuar edhe një artikull...Nga stili, e dallova se i kujt ishte. Shkruante se unë isha agjent sërb, ndryshe, nuk mund të kisha shëtitur ashtu aq lirisht nëpër Kosovë e të kisha parë aq  gjëra aje. Iu përgjigja duke i thënë :” Eja e më tako! Do t'i jap të gjitha adresat e njerëzve që më kanë shoqëruar mua. Takoji ata, në ke vendosur të vizitosh Kosovën dhe asnjë gjëmb nuk  ka për t'i hyrë sepse ata do ta mbrojnë me shpirt”.

  - Edhe për këto shënime ke shkruar në gazetën tënde?

  - Jo! Për gjyqin dhe hetuesinë në Kosovën e vitit 1992, është hera e parë që po rrëfehem.

 

 

NJË NATË NË ENKLAVËN SERBE RRËZË PRISHTINËS

 

Shënime udhëtimi

 

Me presidentin e romëve shqiptarë ,Gurali Mejdani, kemi hyrë në Prishtinë rreth orës nëntë të mbrëmjes. Bien në sy rrugët e asfaltuara, të gjëra dhe ku ka vetëm dy korsi, një vajtje, një kthim, e jo si në Tiranë, ku në 5-6 metro të gjërë, kalojnë rrugës katër korsi, përvec makinave që parakalojnë njëra tjetrën duke tmerruar udhëtarët dhe njerëzit me bicikleta.

 E pamundur të gjenim hotele më të lira se 50 euro krevati  , dhe vendosëm të shkonim pas një këshille.Të ecnim “q’asaj rrugës; keni me gjetë me 10 euro, qebesa”.

Ishte rruga që të conte për Ferizaj.

Tani  sa kemi kapërcyer periferinë plot drita të Prishtinës dhe presidenti  i romëve  Mejdani vazhdon në timon  qetë.Më ka vënë kasetën që dua më shumë dhe që na kishte shoqëruar thuajse gjithë rrugën. Kasetën e Mihallaq Andreas.Romi 60 vjecar ua ruan  kasetat e “tyre” secilit prej miqve të tij që  hipin në makinë.

Nëpër errësirën që ngjet tanimë si me thëngjij në të shuar, ja, një grup  vogël dritash. Qëndër banimi. Një djalë nja 18 vjec rri në krye të rrugës. Më tej - ca të tjerë.Presidenti ndalon.

   - He, kapidan, ku është ai hoteli...A  e keni një hotel diku këtu? - pyes unë që kam zbritur nga makina.

   - Ne razumem!

  - Do you speak english?

  - So so.

  Djaloshi sërb tregohet i gatshëm të vijë me ne  dhe , ndërsa unë i kam hapur atij derën duke e ftuar të hyjë , ai lëshon një vërshëllimë.

Si të mbirë nga dheu , hynë në ndenjësen e pasme edhe tre  djem të tjerë, nga ata që ishin ndjellur me “fiu - fiu”.

  - Jepi, president!

Presidenti nuk më kthen përgjigje ; më vështron si të qe një trajner brazilian në ndeshjen e finales dhe i jep gaz. Me duart mbërthyer në timon, asqë ma vërshëllen, kur i them të na vërë “Mihallaqin”.

 - Hë, ku qënka hoteli?

Djemtë nuk flasin, vec të parit. Ai më spiegon se duhet të ecim dhe pak, të kthenim djathtas, të kthenim majtas pak metro e, drejt përpara është një hoteli vogël dy katësh me blerim.

Papritur presidenti një t’i këputur përpara pedales së frenave dhe makina stopon.

  - Hajt, dilni jashtë! - u drejtohet ai pa pikën e politesës në gjuhën shqipe serbëve të rinj që rrinin strukur pranë njëritjetrit.

Ata dalin të habitur  . Sikurse koka ime, edhe kokat e tyre janë përplasur për ndenjësen e makinës nga frenimi energjik i presidentit.

Anglishtfolësi tha:

 - Not hotel here, gospoda !

Unë u jap nga një cigare , u them “hvala”, “faleminderit”,nga tepër të paktat fjalë sërbe që di, ndërsa presidenti, pa u folur fare, mbylli makinën dhe bëri djathtas. Atje ishte një klub. Ai kishte stopuar përpara derës së klubit, ku, sigurisht do të kishte njerëz.

  - C’bën kështu, o Riza? Po sikur ata të kishin qënë bandë? Të na nxirrnin pistoletat. Të na vidhnin makinën?Hë?

Unë u shkriva së qeshur me të madhe, duke u mbrojtur se “ata ishin kolopucë, mor Guri”.

  - Mos qesh, mos qesh. Në vitin 1998, një, si këta, m’u lut duke qarë se e kishte nënën duke vdekur, që ta coja në Laprakë. Qante sa të këpuste shpirtin. ja, edhe pak atje, edhe pak këtje, derisa më tha të ndalja. Sa pa dalë, një vërshëllimë ai faqeziu, dhe - tre vetë me kallash në dorë më kërkuan celësat e makinës, ndryshe”të vramë ”. Më shpëtoi një që më njihte mua dhe ata. “ I ka bërë mirë gjithkujt Guraliu, lereni të ikë”. Ndryshe nuk do ta kishe Guraliun sot. Kurse ti...

     Ishte një klub serbësh. Një cift që puthej hapur, na ftoi në tavolinën e tyre të uleshim, por presidenti  qe ulur ndërkohë në vete, duke hapur karrigen për mua. Unë porosita kamarjerin që t’u jepte të gjithve nga një teke raki prej tavolinës sonë. Asnjëri s’e refuzoi; madje, njëri, gati xurxull, nisi të më shihte me shumë vëmëndje.

 - Kush jeni ju? Nga vini?

 - Jemi shqiptar të Shqipërisë dhe vijmë nga Tirana. Zotëria është presidenti i romëve të Shqipërisë, kurse unë jam gazetar.

  - Sikur…Sikur ti nuk më ngjan  si gazetar!

I piri tani do të më zhbirojë me vështrim.

 - Ashtu? Po si të ngjaj? – vazhdoj bisedën me fshatarin sërb nga periferia e Prishtinës, i cili flet aspak keq anglisht.

  - Më ngjan si ushtarak…Thuaj, hë, nuk je ushtarak?

  - Je shumë I sakt! Jam officer madhor i ushtrisë shqiptare. Jam pilot ushtarak me gradën e kolonelit. Mirë?

 Ishte dymbëdhjetë e natës dhe më kish lërcyer një trill për aventura, gjëra të cilave presidenti dukej se nuk ia kishte pikën e dëshirës.

    Djali që puthte vajzën e që ngriti më parë një dolli për ne me rakinë e qerasur, u tregua i gatshëm të ma tregonte mua hotelin dhe , si të binim në ujdi, të më kthente prap te presidenti, i cili disa herë më tha se, më mirë ishte ta gdhinim në klub. Kishte shkuar gati dy pas mesnate tani.

   - Kam qënë këtë verë 15 ditë me pushime në Durrës dhe jam kënaqur - tha djaloshi që ngiste makinën.

Fliste një anglishte mesatare. E dashura e tij, as që m’i hodhi sytë tër kohës dhe ishte shumë e bukur. Bionde, e hajthme dhe me sy blu inteligjentë. Ajo e pa të dashurin e saj vetullmbledhur. Iu përgjigj tepër shkurt  tre - katër pyetjeve të mia sa për muhabet me një anglishte brilante.

I zoti i hotelit të vogël, me oborr e blerim e dykatësh, doli në krye të shkallëve pas trokitjeve të serbit që kishte qenë në Shqipëri me pushime.

 - Sa jeni? Dy veta? Suedezë apo gjermanë?

Pronari sykaltër e me flokët biondë të rënë e trup të bukur m’u drejtua anglisht.

 - Jo, shqiptar! Shqiptar nga Shqipëria.

 - Allbanec?

 - Po.

 - Nuk kam vënd!...- u përgjigj nga rrethorja e shkallëve lart që dukej si ring boksi duke hapur e mbyllur pëllëmbën që të zhdukesha një sekond e më parë. “Llaki nooc” - iu drejtua atij që më kishte sjellë dhe që rrinte si i ngrirë.E mblodha veten menjëherë.

 - Shiko, zotëri! Në radhë të parë, hotelin ta gëzosh; në radhë të dytë të më falësh njëqind herë që ta prisha rehatinë. Ti e ke prishur gjumin prej hallit tim. Natën e mirë.

U nisa dejt veturës ku më prisnin sytë përbuzës e të kënaqur pa fund  të serbicës së bukur.

  - Ndalu pak; ndalu!...Edhe...edhe janë dy vënde për ju, por... me nga 15 euro.

  - Ju lutem, të më prisni 15 minuta, sa të vij me makinën e shokut tim...

  

  Në mëngjes u zgjova herët, bëra një dush në vaskë dhe para se t’u zbrisja shkallëve të drunjta, trokita në derën e presidentit; le të zgjohej e të bënte një dush edhe ai.

Pronari , që kish dëgjuar hapat e mi në hotelin e tij bosh, po më priste poshtë. Me një buzëqeshje miqsore, më dorëzoi pasaportën time, ku kish “harruar” dokumentin se isha punonjës i OSBE në Tiranë. Më ftoi për një kafe derisa të vinte presidenti, kur po I jepja eurot për të dy…

Unë u stepa, kur pashë mbi tavolinën time një hartë të Serbisë ku përfshihej Kosova dhe që ishte e rrethuar e tëra nga  fytyra krajlësh e knjazësh me mustaqe të trasha e vetulla të leshta.

Nuk e dhashë veten. Pronari nisi të fliste shqip. Ai kishte punuar disa vite në  TV e Prishtinës në sektorin e kulturës , por kishte pesë vite që nuk kishte shkelur në Prishtinë qënga enklava sërbe ku banonte. Ishte muzikant dhe i thashë se kisha bërë disa  tekste këngësh të kantautorit gjeni Mihallaq Andrea.

  - Ai kompozon vetëm këngë dashurie. I ka kaq të bukura, sa c’i keni të bukura edhe ju serbët këngët e dashurisë....Ka zona në Shqipëri që nuk i kanë këngët e dashurisë kaq melodioze sa tuajat, si për shëmbëll Labëria. Ama lebërit - gjeta më së fundi momentin për t’u hakmarrë  ndaj pamjes së pabukur e arkaike që qarkonte hartën e Serbisë mbi kokën time - janë shumë trima; të tmerrshëm dhe të paepur. Ata kthehen , po u sulën, vetëm me fitore. Sic kanë qënë dikur “serdengjeshtlerët” e Sulltanit…Sigurisht që të kujtohen ngjarjet e ‘81 shit në Prishtinë?

 -  Ëhë .

 - Njëmbëdhjetë lebër , të ekipit të futbollit të Labërisë, që ishte në vëndin  e dytë në kampionatin shqiptar, shkatërruan “Partizanin” e Beogradit që ishte në vëndin e dytë në Evropë, vetëm në emër të popullit të Kosovës.

Ndërkohë hyri e shoqja e kompozitorit.

 Ishte një bionde trupderdhur dhe shumë fine. I shoqi i tha për mua se isha poet nga Shqipëria.

  - Unë i dua shumë poetët. Janë të mrekullueshëm…O zot, sa i dua poetët! - tha ajo sërbisht duke më parë në sy .

Unë e kuptoj fare mire atë nga mbeturinat e rusishtes sime të dikurshme, port ë shoqit iu përgjigja se , ëhë, asaj i pëlqejnë shumë poezitë sepse ishin të mrekullueshme.

Ndërkohë, krehur e pilluar ia behu presidenti, të cilit i tregova se zotëria fliste shqip për mrekulli.

  - A ke livando, mo?Dua të lyhem me erë të mirë; do të shkojmë me Xaken në Parlamentin e Kosovës.

Pamja prej kapedani me të cilën presidenti iu drejtua të zotit të konakut i kishte shumë lezet.

  - Nuk e përdor.

  - As dodorant nuk ke? Presidenti  duhet të ketë erë lulesh kur shkon ndër takime  - ndarhyj unë.

Serbi  qeshi dhe solli menjëherë dodorant, me të cilin presidenti u lye me kujdes e pa nxituar.

Isha shumë kurjoz të dëgjoja reagimin e muzikantit sërb ndaj muzikës së Mihallaqit dhe presidenti e ftoi atë ta dëgjonte kasetën në kasetofonin e makinës.

   - Bogomi...Bogomi... - pëshpëriti me vete artisti sërb  dhe shtoi duke parë nga unë  se zëri i mikut tim i ngjiste shumë...

  - Ju lutem...Si mund ta gjej unë një kasetë si kjo...Ju lutem..Bogomi!.

  - Falja – m’u drejtua prerë presidenti  dhe unë, dymendësh, ia dhashë kasetën që do të na shoqëronte edhe gjatë kthimit. I dhashë edhe numurin e telefonit të Llaqit, por jo t’imin.

Sapo ndiznim makinën për të shkuar, në shkallët u dha e shoqja e pronarit.

Nuk ia kishim dhënë dorën. Ajo, në të vërtetë, po tundëte në duar euro. Ishin tre dhjetëshe; aq sa i kisha dhënë. Mos ndojë fallco? Pupupu...

   - Ju ka mërrë gabim ky nga 15 euro. E kemi nga dhjetë euro krevatin.

I shoqi as që ia vari, duke iu gëzuar kasetës.

     Kur shkuam në Parlamentin e Kosovës, një vajzë e re, nëpunëse diku atje, na ndihmoi shumë pë r t’u ambjentuar dhe unë i fala kopjen e vetme që kisha në cantë të librit tim “Drenica, qeleshja kosovare”.

Asaj i ishin vrarë mjaft njerëz të afërt gjatë luftaës për clirimin e Kosovës. Kur i tregova se ku e kishim gdhirë të dy me presidentin, ajo më pa e habitur:

-Si nuk pate frikë se mos të helmonte në gjumë, baca Rizë?

 

 

Në bërlogun e dervinës sërish u paraqit kanarina politike enveriste-staliniste-fashiste:

 

 

KUSH DHE PSE E SHANË SHQIPTARIN ENVER HOXHA?

Publikuar më datë 2008-10-19 05:49:56 nga moderatori admin4 | Lexime totale: 1572

 

 

Shkruan: Tafil DURAKU

Në jubileun më të madh të Kombit Shqiptar, në ditëlindjen e 100 të burrështetasit më të madh shqiptar të të gjitha kohëve, dolën në skenë (shihet qartë edhe kush qëndron në prapaperde të skenës) qëllimet e vjetra antishqiptare të armiqve tanë përreth dhe të aleatëve të tyre nga radhët e reaksionit “shqiptar” të tipave migjenkelmendianë, batonhaxhianë, shkëlzenmaliqianë, halilmatoshianë, beratbuzhalianë, nexhmedinspahianë, enverrobellianë, samirepishtianë, sinanhasano-selimhasanianë e kelmendianë të tjerë, etj., të cilët, e themi pa hezitim dhe pa humbur kohë më gjatë, janë bijë të “shqiptaro”-titistëve më të mëdhenj antishqiptarë të regjimeve më antishqiptare në historinë e njerëzimit: atij rankoviçian, titist dhe
milosheviçist.
Për çudi, sesi iu bashkangjit asaj lukunie djajsh antishqiptarë edhe lartmadhëria e tij, Leka Zogu (i riu), i cili do ishte mirë, para se të reagonte, ta studionte marrëveshjen e gjyshit të tij me Pashiçin! Po, ç‘kërkonte në këtë mes sharësish e sharjesh antienveriste dhe antishqiptare Familja Mbretërore, të cilës, mjafton t’i kujtojmë marrëveshjen Zogu-Pashiç, e cila marrëveshje është plotësisht antishqiptare dhe antiShqipëri. Por, që të gjithë, këtu, secili në mënyrën dhe me kaçikun e vet, po i tregojnë kapricet e tyre antishqiptare dhe antiShqipëri, kur dihet se...
Kapricet e tyre antishqiptare dhe antiShqipëri i ka stimuluar Rankoviçi, Titoja, Milosheviçi, etj., sikurse edhe paraardhësit e tyre, si dhe, tash, pasardhësit e tyre, dhe, për të qenë e keqja edhe më e madhe, në mos qofshin ata edhe bij të tyre të drejtpërdrejtë. Nuk duhen shumë mend për t’u ndarë egjra nga gruri, sepse, secili njeri normal e dallon egjrën në arën e tij me grurë, dhe,
bile, edhe egjrën nga “egjra” e arës së tij.

Po, kush, cili dhe pse e shaka Enver Hoxhën, sot?!... Figura epokale dhe poeliedrike e burrështetasit më të madh shqiptar, natyrisht, do të zbardhet paanshëm dhe natyrshëm, nga të gjitha aspektet shkencore e shoqërore, shtetërore e kombëtare shqiptare, në kohë, periudha të caktuara dhe rrethana të zhvillimeve historike, dhe, këtë do ta dëshmojë koha që e kemi përpara... Nuk do hymë për t’i bërë analizë të hellë e të stërhollët kremtimit dinjitoz të 100-vjetorit të ditëlindjes së Kryetarit dhe Xhaxhit Enver Hoxha, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Risnisë dhe Sporteve, në Prishtinë, siç nuk do flasim as për pjesëmarrësit e shumtë në të, të cilët, disa (vër. e ime, T. D.), e themi me përgjegjësi, kanë devijuar rrugën kombëtare e shtetërore shqiptare të të madhit Enver Hoxha, për bashkimin e Shqipërisë së copëtuar, e cila rrugë përmbyllet fisnikërisht e shqiptarisht vetëm atëherë kur bëhet Shqipëria – S H Q I P Ë R I.
 
Po, kush dhe cilët qenë dhe janë më të zëshmit, me sharjet e tyre kundër figurës epokale e poliedrike, kombëtare e shqiptare, të Enver Hoxhës?!... Përgjigjja është mëse e qartë, për të gjithë shqiptarët që mendojnë shqip, kthjellët dhe me mendjen e tyre shqiptare. Sharësit janë të gjithë ata bijë të reaksionit shqiptar, që etërit e tyre reaksionarë shanë luftën e tribunëve të popullit shqiptar, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, dhe, që, krah armikut shekullor jugosllav luftuan kundër tyre, deri në vrasjen e tyre dhe të bashkëluftëtarëve të tyre, janë ata që dëshmuan kundër bashkëluftëtarëve më të denjë të tyre dhe që i nodqën ata, janë etërit e tyre reaksionarë ata që denoncuan grupin e Marie Shllakut, janë etërit e tyre dhe këta reaksionarë, ata që shanë pa pushim UÇK-në dhe luftëtarët e lirisë e të Shqipërisë – SHQIPËRI, janë ata dhe këta reaksionarë që sajuan “kombin kosovar”, “flamurin kosovar”, “himnin kosovar, “gjuhën kosovarishte”... Janë ata dhe këta reaksionarë që e bënë e po e bëjnë çdo të zezë, që u vjen në mendje, në kurriz të Atdheut dhe të Kombit Shqiptar...

Opinionet e shumta reaguese kundër atyre grupeve e grupimeve reaksionare, kuislinge, kolaboracioniste dhe tradhtare qenë mjaft të qëlluara, sado që opinionit shqiptar i treguan tashmë, vetë (ata reaksionarë), publikisht e mëse qarti, se cilët janë dhe ç‘kuzhina antishqiptare dhe antiShqipëri qëndrojnë prapa tyre dhe stimulojnë financiarisht projektidetë e tyre “kombëtare” e “shqiptare”... Por, pa dashur që të ndalemi shumë gjatë në këtë temë, e vetmja që është për të të ardhur keq në krejt këtë mes, është “fakti” se mos kanë pësuar edhe shqiptarë të pafajshëm ne mesin e të gjithë atyre që e kanë merituar ndëshkimin e Atdheut dhe të Popullit Shqiptar...

Këtu, nuk duhet harruar faktin se biri i madh i popullit shqiptar, Kryetari i Presidiumit Popullor dhe i PKSH (më vonë, PPSH), Shoku dhe Xhaxhi Enver Hoxha, qe dhe mbetët burrështetasi dhe mbështetësi më i madh i të gjithë shqiptarëve që kanë jetuar dhe jetojnë në trojet e tyre të pushtuara nga fqinjët, si dhe në truallin e Shqipërisë londineze... Enver Hoxha ishte dhe mbetët mbështetësi më i madh i shqiptarëve, në Shqipërinë londineze dhe kudo në trojet Etnike shqiptare, qoftë si mbështetës politik, ushtarak, diplomatik, qoftë si mbështetës-shtyllë e arsimimit të tyre mbi bazamentin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare... largpamësia e Tij që çoi deri te themelimi i UÇK-së së lavdishme shqiptare, frytet e të cilës ushtri shqiptare, thënë me keqardhje, sot, po i korrin udbasho-kosistët “shqiptaro”-titistë dhe bijtë e tyre “shqiptarë” të reaksionit, të cilët kanë depërtuar në instancat më të larta të Kosovës “shtet”, dhe, sot, po e shajnë luftën e ndritur e të lavdishme të UÇK-së, para syve të prijësve të saj, bile, me aq paskrupullsi, e, lëre më që nuk do e shajnë Enver Hoxhën për së vdekuri... Është për t’u thënë edhe një fakt tjetër, këtu. Dihet dhe shihet qartë se kush qëndron dhe kush mbështet tradhtarët e popullit shqiptar nga radhët e reaksionit të tij...

Fakti tjetër që habit, bile, shumë, është fakti se pse u lejuan dhe nga kush u lejuan që të qëndrojnë në Shqipërinë londineze udbasho-kosistët “shqiptaro”-titistë të Ibrahim Rugovës dhe aleatët e tyre të reaksionit antishqiptar dhe antiShqipëri... Nuk është vetëm rasti “Fazliç“, rast për t’i hetuar penalisht “institucionalistët” saliberishistë, dhe rasti i vetëm antishqiptar i reaksionit të brendshëm...

Prandaj, është koha e fundit për t’u parë me gjakftohtësi shqiptare se kush, cili dhe pse e shanë sot shqiptarin Enver Hoxha?!... Dhe, pyetja që duhet shtruar këtu, është: Kush deshi të përfitojë nga shënimi jubilar i 100-vjetorit të ditëlindjes së gjirokastritit të madh shqiptar, Xhaxhit Enver Hoxha?!...

Nga bijtë dhe bijat e “shqiptaro”-titistëve udbasho-kosistë (/k/’analistë’ të njohur brenda dhe jashtë Vendit) u sha publikisht Enver Hoxha, pa asnjë të drejtë, dhe të gjithë të pranishmit së Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë. U shanë, pa asnjë të drejtë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni, Berat Luzha etj., si dhe Kryekuvendari i Kosovës “shtet”, Jakup Krasniqi... Të kujat janë dhe ç‘shërbejnë shumë “media”, sot, në trojet Etnike shqiptare të Shqipërisë-SHQIPËRI dhe kudo në botë?!... Duhet parë dhe nuk duhet ndenjur duarkryq para atyre e këtyre të zezave antishqiptare dhe antiShqipëri, që po na rrethojnë e po na përcjellin kudo. Kjo është detyrë parësore e Shqipërisë, e Kushtetutës dhe ligjeve të Saj, sepse, reaksioni “shqiptar”, i sojit të tyre sllav, nuk luftohet dhe nuk mposhtet duke bashkëpunuar me të...

Dhe, për ta përmbyllur opinionin tonë, duhet ta themi edhe këtë, se prijëtare e të gjitha atyre e këtyre të këqijave që po na përcjëellin në çdo hap, sidomos, si dhe sharjeve kundër Enver Hoxhës, kundër shqiptarëve dhe kundër Shqipërisë-SHQIPËRI, janë të gjitha grupimet “politike” e “shqiptare” të reaksionit “shqiptar” të ish-LKJ-së (LKK-së) jugosllave (tash LDK-së dhe satelitëve të saj, të shkëputur dhe të shpërndarë me marrëveshje), kudo Shqipërisë – SHQIPËRI dhe jashtë saj.

Kur ta kuptojnë shqiptarët drejt madhështinë epokale e poliedrike të Enver Hoxhës, dhe, kur ta nderojnë Atë sikurse e nderon Amerika George Ëashington-in, patjetër, do të kërkojnë që fotografia e Tij të jetë përjetësisht në të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë – SHQIPËRI, siç qëndron fotografia e Xhorxh Uashingtonit në Amerikë. Prandaj, është tepër e habitshme, pse shahet burrështetasi më i madh shqiptar i të gjitha kohëve, Burri dhe Shqiptari, Enver Hoxha, udhëheqës dhe fitimtar i LANÇ në Shqipëri dhe Kryetar i Saj, i dinjitetshëm dhe revolucionar, deri në vdekje!...


BUROJË, 19 TETOR 2008
(Autori është poet dhe publicist i pavarur shqiptar)

 

 



[1] Çobo Skënderi, komisar, pilot i caktuar për të vozitur Enver Hoxhën,

por e kanë hequr, kur u shpall armik daja i tij, Hito Çako.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora