E shtune, 20.04.2024, 07:53 AM (GMT+1)

Mendime

Ergys Mertiri: Cektinë kulturore!

E merkure, 01.09.2021, 05:26 PM


Ergys Mertiri:

Ajo cfare e ben nje qyteterim te jete i zhvilluar eshte ne thelb pervoja, aftesia e tij per te reflektuar dhe reaguar ndaj ngjarjeve te se shkuares si dhe akumulimi i arritjeve me te mira te zhvilluara pergjate historise. Nje shoqeri amnezike si ajo shqiptare nuk prodhon dot pervoje. Duke rendur pas se rese, pas kohes, duke predikuar te ardhmen, duke sugjeruar hedhjen e se shkuares pas supeve, duke iu fshehur historise (e njekohesisht edhe drejtesise dhe se vertetes) shoqeria shqiptare promovon parimet e duhura per te mbetur ne infantilitet permanent. Ajo jo vetem qe flak pervojen e saj si dicka te panevojshme, por edhe perjashton mundesine e krijimit te pervojave te reja, te domosdoshme per te akumuluar vlera.

Ata qe nuk duan te degjojne per komunizmin, per krimet e pazbardhura dhe denuara, ata qe nuk duan te degjojne per traditen, zakonet, trashegimine kulturore, ata qe rendin te jene moderne, te kohes, ata qe imitojne kultura te huaja, prodhojne nje cektine kulturore qe e varferon shoqerine duke e lene ne mjerim. Te gjitha keto jane rruge drejt akulturimit, per te krijuar nje shoqeri qe nuk njeh me veten, madje edhe qe e urren ate.

https://www.facebook.com/ergys.mertiri



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora