E shtune, 29.01.2022, 06:41 AM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Ti ike pa lamtumirë

E marte, 31.08.2021, 06:00 PM


Neki Lulaj

Ti ike pa lamtumirë

(Mikut të letrave Fran Tanushi)

Dhembja gdhend kujtimet më të thella

Fjalën ti e pate bajrak e palë guri

Ti porsi epitaf na le secilën fjalë

Sonte

Shpurpurishi retë e pakrehura

Qe të të shoh

E ti ikën udhës së fshehtësisë

Pa lamtumirën e malltë.

Ti ishe hija e madhe me ngyra ylberi

Oh, ç’na le peng

Fjalë e urtakut plot nder.

Ti gjithmonë jeton nëpër dritë, edhe pas terri

Te miqtë e tu

Arna shpirti ishte fjala jote e shtrenjtë.

Kur e preve biletën për rrugën e gjatë

Mik

A mendove për ne

Ti që pate shpirtin plot zemër dhe dritë?

A thua o prijatar i vargut

Na le pas një peng si nënëshkrim.

Te porta e Dardanisë

Mbete Gjenerali i vargut në mërgim.

...Fund gushti 2021



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora