Mendime
Dedë Preqi: Kjo është ushtria jonë, më e mira në botë
E marte, 31.08.2021, 06:00 PM
KJO ËSHTË USHTRIA JONË MË E MIRA NË BOTË
(Ushtria
e jonë është më e mira në botë, sepse është ushtri paqësore)
Nga
Dedë Preqi
FSK-ja,
Ushtria e Kosovës, themelet e saj i gjejmë në shpirtin e një populli
liridashës, i cili në kapitullin e parë rreth natyrës së saj e nxjerrim këtë
domethënje, është një Ushtri e paqës, një ushtri e popullit dhe një ushtri që
është formuar për të mbrojtur interesat e popullit të vet dhe interesat e
shtetit të Kosovës.
Në
këtë fotografi ku edhe kryetarja e shtetit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, së
bashku me ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, e japin pamjen më të bukur
dhe të drejtpërdrejtë, se Ushtria e jonë është më e mira dhe më reja në botë,
dhe Republika e Kosovës, është shtet i lirë dhe sovran, që trajton ekzistencën
e vet me një Ushtri dhe Forcë Mbrojtëse, për gjitha komunitetet dhe pëllëmbët e
teritorit të Kosovës.
Edhe
në librat e shenjtë Hyji thotë, nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm, do t’ia
bëjë një ndihmë që të mëkëmbët në këmbët e veta.
Sikur,
ashtu e solli zoti Amerikën dhe popullin amerikan, që për fatin e shqiptarëve
të kujdeset dhe sikur gjithë njerëzimi dhe shoqëritë e botës të jenë të lirë edhe ky komb mund të
pozicionohet përballë natyrës dhe tokës së vet që i takon, i cili mund ta
zotëroj dhe qeverisë vetëvetën në tokën e parardhësve të vet iliro-dardan.
Në
ceremoninë e pranimit të një donacioni me vaksina nga SHBA-të, kundër
Coronavirusit, presidentja e Kosovës, zonja Vjosa Osmani, në falenderimin e saj
tha, ky donacion i këtij vendi mik tregon, jo vetëm shprehjen e një
soldariteti, por tregon edhe miqësinë e sinqertë mes këtyre dy vendeve, një
miqësi të përhershme me njëra-tjetren, ashtu sikur thoshte edhe presidenti
historik dr.Ibrahim Rugova.
Dhe
tani këto ditë me rastin e pranimit të një donacioni tjetër me mjete të
blinduara nga SHBA-të, për FSK, apo për Ushtrinë e Kosovës, me çrast shprehen
mirënjohje të thella SHBA-ve, nga kryeministri Albin Kurti dhe presidententja
Vjosa Osmani, duke theksuar se, me mbështetjen e këtij vendi mik, Kosova do të
ecën në rrugën e vet në gjitha fushat e zhvillimit dhe në gjitha fushat tjera
çfarëdo qofshin, poashtu edhe në fushën e sigurisë dhe paqës së këtij populli
dhe këtij vendi.
Poashtu,
fjalët e zonjës presidente ishin mjaftë domethënëse dhe në kuptimin falenderues
për SHBA-të, si gjithëherë përkujdesen që Kosova, të zhvillojë kapacitetet e veta edhe në fushën ushtarake, e cila jo vetëm
të tregoj ambicjet e veta, por së shpejti të bëhët edhe anëtare e NATO-s,.
Ndër
të tjera presidententja Osmani, duke falenderuar ndihmën dhe përkrahjen e
popullit amerikan për të gjitha shërbimet si edhe paisjet e tanishme ushtarake
për FSK-në, duke shpresuar se në të ardhmën e shpejtë SHBA-të, do të mundësojnë
edhe helikopter të nevojshëm për Kosovën, që do ti shërbejnë këtij populli për
të shpëtuar jetëra të njerëzve, poashtu edhe për nevoja të tjera emergjente,
apo katastrofa natyrore.