E hene, 19.08.2019, 11:10 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Lazër Filipi

E diele, 26.02.2006, 10:35 PM


Për teatrin do të punoj deri në fund të jetës

Lazër Filipi

I ka kaluar të 85 vitet, por ende ndihet i ri. Ende është i mbushur me pasione dhe energji për të vënë në skenë drama të reja. Gjatë jetës së tij ka provuar më shumë se 130 role dhe profesione, duke filluar që nga lypsari e deri te roli i Leninit. Ai quhet Lazër Filipi dhe jetën e tij e ka filluar në male, ku ka qenë partizan që në moshën adoleshnte. Dhe më vonë, pas mbarimit të Luftës, ai e ka kaluar të gjithë jetën e tij në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, duke e kuptuar hera herës se edhe vetë jeta i ngjan subjekteve teatrale. Lazër Filipi është aktori brilant që ka pasur shumë dëshira në jetë, por është penguar dhe ka arritur të realizojë dhunshëm, sidomos njërin prej tyre.

Cilat janë lidhjet tuaja të para me teatrin? Si ka filluar rruga juaj drejt teatrit?
QTeatrin e doja që kur kam isha fëmijë. Kisha kureshtjen dhe dëshirën për t’i ndjekur gjithmonë shfaqjet teatrore të shoqërive kulturore të Shkodrës, që quheshin Shoqëria Rozafa, Vllaznia, etj. Shfaqjet e para, që kam parë, kanë qenë me subjekte nga mesjeta, por edhe me subjekte të ndryshme për çështjet aktuale të viteve ’30-të, apo për problemet kombëtare. Më kujtohet shfaqja “Ruba e kuqe”, që fliste për flamurin tonë kombëtar, sepse kjo shfaqje për atë kohë, ishte me shumë emocione. Pastaj, kam parë një shfaqje tjetër, që titullohej “Ali Pashë Tepelena dhe suljotët”. Kështu, pas disa vitesh erdha në Tiranë. Ishte viti 1938, kur këtu gjeta një mjedis të zhvilluar kulturor. Në kryeqytet kishte kinema dhe teatër. Shfaqjet teatrale luheshin në kinematë “Gloria”, “Rozafat”, etj. Më pas, filluan edhe në kinemanë verore “Kosova”. Aty kam parë për herë të parë artistët e kalibrit të madh botëror, si Mihal Popi, Xhevat Serezi, Prend Ndushi, e ndonjë tjetër. Më 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore u organizua grupi teatror i rinisë antifashiste. Aty u shfaq drama “Kryengritja shqiptare”, të cilën mbaj mend se e ideoi dhe e inskenoi Kolec Ilia. Aty mora pjesë për herë të parë edhe unë, së bashku me disa aktorë të tjerë të mëdhenj, si Esma Agolli, Flutura Toto, Lin Noga, Donat Pali. Subjekti i dramës kishte të bënte me patriotizmin dhe atdhetarizmin tonë kombëtar. Pra, flitej për bashkimin e popullit pa dallim feje, krahine e ideje. Këtë shfaqje e dhamë edhe në një çetë partizane në Mori të Krujës. Aty njoha emocionet e para të aktorit dhe aty mora përgëzimet e para të profesionit tim të ardhshëm. Nga kjo gjë pata shumë emocion. Unë kisha në këtë shfaqje rolin kryesor, ndërsa Esma Agolli kishte rolin e nënës. Pastaj u duk sikur hallet e luftës e lanë pak në hije teatrin, po, pas Kongresit të Përmetit, u krijua përsëri një grup teatror. Ai grup u quajt “Grupi i Priskës”. Aty kishte dy grupe. Një ishte për teatrin dhe tjetri ishte për grupin koral të partizanëve. Kur u futa në grupin e teatrit të Priskës, u njoha me aktorin e madh Naim Frashëri. Aty përgatitëm bashkë dramën e fatmir Gjatës që titullohej “Nëna”. Pastaj nxorrëm dramën, “Burgu”, “Partizani”, që ishte me tre akte. Kjo dramë pati një kulminacion, sepse u shfaq edhe në 28 Nëntor të vitit 1944 në Kinemanë verore “Kosova”. Ndërsa këtë vit më datën 28 nëntor, kjo shfaqje mbush plot 60 vjet. Më kujtohet se gjatë shfaqjeve mori pjesë i gjithë populli dhe pjesëtarë të qeverisë. Prandaj e dhamë shfaqjen shtatë netë radhazi.

Si fillove punë në Teatër?
Atëherë u hap shkolla dramatike, të cilën e drejtonte regjisori Sokrat Mio. Ai kishte mbaruar shkollën për regjisurë në Paris. Në fund të prillit u bë edhe takimi i trupave amatore të vendit. Aty ne morëm pjesë me shfaqjen “Topazi”. Kjo ishte edhe periudha, kur u mor vendimi për krijimin e Teatrit Popullor me aktorë profesionistë. Salla që na u caktua për të luajtur dramat tona, ishte kinema “Kosova”. Ndërsa shfaqja e parë zyrtare u dha në 30 maj të vitit 1945. Këtu dua të përmend se në krijimin e Teatrit Profesionist erdhën aktorët Mihal Popi, Xhevat Serezi, Behije Çela, Liza Vorfi, Mihal Stefa, Loro Kovaçi, Ndrek Shkjezi, Gjon Karma, Pjetër Gjoka, Marije Logoreci, si edhe grupi i aktorëve të rinj, që ishin shumë të talentuar si Naim Frashëri, Kadri Roshi, unë, Prokop Mima, Drita Pelingu. Pastaj ne filluam të orientohemi menjëherë edhe në pjesët bashkëkohore. Këto pjesë i vinim, përveç dramave të tjera kombëtare, që nuk mungonin asnjëherë. Mbaj mend se nga shfaqjet e para moderne, që vumë në atë kohë, ishin dramat “Dashnori Gjido” dhe “Martesa”, e Gogolit. Gjatë këtyre viteve lëvizja teatrore fitoi një përpjestim të gjerë dhe u aktivizuan shumë artistë, si në skenë ashtu edhe në shkrimin e pjesëve teatrore. Por në këto vite filloi edhe një popullaritet tepër i madh për aktorët. Ne, atëherë na donin të gjithë dhe kudo që shkonim, njerëzit na ndalonin në rrugë e na flisnin me respekt. Gjatë kësaj kohe, shfaqjet teatrore arrritën një kulm të ri me pjesën “Familja e Peshkatarit”. Kjo dramë ka pasur një numër rekord aktorësh. Ajo karakterizohej nga dy prioritete: aty kishte edhe aktorë shumë të mirë, po edhe pjesa ishte shkruar nga një autor shumë i talentuar, siç ishte Sulejman Pitarka. Vetë Sulejmani ishte një aktor brilant, mirëpo me këtë pjesë që shkroi, ai hyri edhe në historikun e dramaturgjisë shqiptare. Në këtë dramë unë kam luajtur rolin e xha Shazos. Aty kisha partner aktorin Kadri Roshi, ndërsa në rolin e Jonuz Brungës interpretonte i madhi Naim Frashëri. Dua të them këtu, se roli i xha Shazos ishte dhe mbeti ndër rolet më të spikatura, që kam luajtur gjatë jetës sime. Dihet mirë se që një aktori t’i mbetet një rol në fondin e dramaturgjisë, ai duhet të plotësojë dy kërkesa parësore: të jetë vetë një rol individualizues dhe nga ana tjetër, drama ku përfshihet ky personazh, të jetë një dramë e fondit më të mirë të dramaturgjisë. Kjo, është njëlloj si kampionati botëror, ku futbollisti më i mirë duhet të plotësojë si kusht edhe faktin, që ai duhet ta nxjerrë skuadrën e tij kampione. Ndryshe, roli, ose loja e mirë e lojtarëve individë, zbehet dhe harrohet.

Përse thuhet se vitet 60-70 janë vitet e arta të Teatrit Popullor?
Sepse gjatë kësaj periudhe janë vënë kryeveprat e mëdha të klasikëve botërorë. Gjatë këtyre viteve ishte tepër e sigurt vetëm një gjë: që publiku nuk gjente bileta për shfaqjet. Prandaj, dramaturgët e mëdhenj botërorë, gjatë asaj periudhe për herë të parë folën shqip. Dhe kështu që, publiku i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë preku me shqisat e veta artin e madh bashkëkohor. Të gjithë ata që e jetuan atë kohë, mbajnë mend mirë se si njerëzit shqyheshin nëpër sportelet e teatrit, ndërsa para fillimit të shfaqjeve çmimi i biletave rritej nga abuzuesit dhe matrapazët. E them sinqerisht, se atëherë ishte fat të ishe aktor i teatrit. Nuk ka mbetur njeri në Tiranë pa ardhur në sallën tonë, kur ne vinim Shekspirin, Molierin, Brehtin, etj. Në këto drama populli shihte jetën reale jashtë kornizave dhe kufizimeve ideore, që kishin disa drama shqiptare, të cilat censuroheshin. Ndonjëherë, dihet se pengonte edhe autocensura e vetë krijuesve. Megjithatë, në atë kohë filloi të lulëzonte një brez i ri dramaturgësh dhe krijuesish të teatrit. Një prej tyre ishte edhe Fadil Paçrami. Në këtë periudhë, unë isha shumë i aktivizuar nëpër shfaqje. Ne atëherë jetonim me emocionet e planeve krijuese dhe sakrifikonim shumë kohë edhe nga koha që duhet t’i kushtonim familjeve. Dhe në fund, vinte shpërblimi, i cili nuk na jepej me dollarë, por me duartrokitje. Megjithatë, ato duartrokitje që na shoqëruan ne gjatë gjithë jetës artistike, do t’i kishte zili çdo brez artistësh.

Cili është për ju roli që nuk do të harrohet?
Unë nuk harroj asnjerin nga rolet që kam luajtur. Sepse ndodh që artisti shpeshherë bashkëbisedon me psikologjinë dhe konsultohet me personazhet e jetës së tij. Ndërsa roli im më i mirë është roli i Vladimir Iliç Leninit. Për këtë rol do të më lejoni të flas pak më gjatë, sepse ai ka qenë roli i ëndrrave të mia, që më ka falur aq shumë emocione. Kur flas për rolet dhe vlerat artistike, duhet të mirëkuptohemi se këtu nuk hyjnë fare probleme të politikës. Sepse arti i madh është mbi të gjitha politikat, ngaqë në vetvete është një element universal. Pra, në nëntor të vitit 1957 në teatrin tonë është vënë drama “Orët e Kremlinit”. Ashtu siç ndodhte edhe nëpër rastet e tjera, u mblodh Këshilli Artistik dhe diskutoi me shumë përgjegjësi mbi zgjedhjet e aktorëve, që do të luanin në të. Sepse, siç e dini, kjo dramë ka dhjetra personazhe, që lëvizin në skenë dhe është ndër shfaqet më masive të teatrit tonë. Aty mbaj mend se rolin e Leninit ia besuan aktorëve të cilët ishin Besim Levonja, Pjetër Gjoka, Naim Frashëri, Ilia Shyti, Pandi Stillo. Ndodhi që Besimi dhe Naimi dhanë dorëheqjen menjëherë, duke thënë se ata nuk e shihnin veten në këtë rol dhe prandaj mund të interpretonin role të tjera në këtë dramë. Ndërsa unë, punova afro mbi një vit në fshehtësi për këtë rol. Pa i thënë njeriu në botë. Sa lexova pjesën, thashë me vete se ky ishte roli im ideal. “Orët e Kremlinit” ishte një shfaqje që e kisha parë në Pragë, kur isha për studime. Kështu, që një muaj para shfaqjes, më kujtohet se shkova në pallatin ku banonin Naim Frashëri e Kadri Roshi. Ishte natë dhe unë i zgjova nga gjumi që të dy. Atë natë isha shumë i mbushur dhe i përgatitur edhe emocionalisht. Kisha përgatitur edhe makiazhin vetë. Kur i zgjova nga gjumi, ata të dy u shqetësuan se menduan mos kisha ndonjë të sëmurë në shtëpi. Pastaj, kur më panë edhe me makiazh, u befasuan fare dhe më thanë menjëherë: Lazër ti je Lenini!”. Atë natë biseduam në guzhinë, pimë nga një kafe e raki dhe unë i recitova fragmentet e monologjet e Leninit. Kështu, unë dhe ata ramë dakort që t’i kërkonimm regjisorit Pandi Stillu, që të më provonte për rolin. Dhe meqë Kadriut e Naimit i pëlqeu shumë figura që krijova, vendosa që të marr pjesë në një konkurrim të hapur. Kështu, ishte viti 1956, kur u bë prova e parë. Ndërsa në vitin 1957 bëmë provat në skenë dhe këtu fituam unë dhe Ilia Shyti. Atëherë na nisën të dyve në Rusi për të parë shfaqjen në teatrin “Mahat”. Aty morëm një eksperincë shumë të mirë nga shfaqja origjinale, sepse morëm informacione edhe për kostumet, grimin, komunikimin, detyrimet e ndërsjellëta aktoreske për planet e para dhe të dyta, etj, etj. Sapo mbritëm në Tiranë, filuam menjëherë nga puna nën shembullin e kryeregjisorit rus Vladimir Bordko. Mua më ra shumë mirë kostumi i Leninit, që ishte luajtur si premierë në “Mahat”. Dhe kështu, më 3 nëntor të vitit 1957 u dha shfaqja e parë, ku mori pjesë populli dhe drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar. Por edhe shumë nga veteranët rusë të kohës së Leninit. Roli u vlerësua shumë dhe e gjithë shfaqja u prit shumë ngrohtë. Unë kam interpretuar shumë role të tjera të mira si Polloni, tek Hamleti, por ky rol që bëra ishte kënaqësia më e madhe që kam pasur nga teatri.

Si ndjehet Lazër Filipi, kur sheh filmat e tij?
Ndjehem mjaft mirë. Unë gjithmonë kam synuar të realizoj figura artistike dhe tipa të veçantë karakteresh. Unë gjithmonë kam punuar me seriozitet, prandaj them se kur shoh sot filmat e mi, mendoj se kam bërë një punë të kualifikuar. Këtu nuk dua të mohoj vlerat e regjisorëve me të cilët kam punuar, sepse suksesi ishte i dyanshëm. Rolet e mia fillojnë që tek filmi “Furtuna”, i cili më vonë u ndalua dhe nuk u njoh fare nga brezat e rinj. Aty kisha rolin e xha Demirit, po kam passur edhe shumë role të tjerë në filmin, “Këshilltarët”, “Shembja e idhujve”, ose rolin e Shaqo Bregut, që ka mbetur shumë gjatë në kujtesën e spektatorëve tanë. Mirëpo, dua ta theksoj edhe njëherë se unë në fakt jam më shumë një aktor i prirur drejt teatrit skenik. Aty emocioni është më i drejtëpërdrejtë dhe vështirësitë janë shumë më të mëdha.

Çfarë do të thotë të jesh 85 vjeç dhe të kërkosh akoma skenën?
Në vitin 1991 unë krijova kompaninë teatrore “Tirana”. Me këtë kompani kam inskenuar pjesë të spikatura si “Fati i një refugjati”, “Ali Pashë Tepelena”, e ndonjë tjetër. Kjo e fundit u luajt me rastin e 80-vjetorit të ditëlindjes sime. Kjo shfaqje u dha edhe në Gjilan, ku mora një çmim të spikatur, po edhe në Prishtinë, ku u prit mjaft mirë. Kurse, përsa i përket moshës, unë nuk dua të përsëris këtu setencën e njohur se “arti nuk ka moshë”, por iu them juve se “njeriu është aq vjeç sa dëshëron të jetë”. Pra, unë jam tepër energjik dhe kam gjithmonë plane të reja në kokë. Të gjitha kanë lidhje me skenën dhe publikun. Unë e di shumë mirë se sa vështirësi janë shtuar në kohët e sotme për të realizuar në shfaqje teatrore, por ama, mendoj se kjo kohë tregon qartë vlerat reale, në raport me konkurrencën. Por do të vazhdoj deri në fund punën e nisur qysh kur isha fëmijë.

Cilat janë lidhjet tuaja të para me teatrin?
Fillimet e e lidhjeve me teatrin unë i kam që kur kam qenë fëmijë. Atëherë mbaj mend se kisha kureshtjen dhe dëshirën për t’i ndjekur gjithmonë shfaqjet teatrore të shoqërive kulturore të Shkodrës, që atëherë quheshin Shoqëria Rozafa, Vllaznia, etj. Shfaqjet e para, që kam parë, kanë qenë me subjekte nga mesjeta, por edhe me subjekte të ndryshme për çështjet aktuale të viteve ’30-të, apo për problemet kombëtare. Më kujtohet shfaqja “Ruba e kuqe”, që fliste për flamurin tonë kombëtar, sepse kjo shfaqje për atë kohë, ishte me shumë emocione. Pastaj, kam parë një shfaqje tjetër, që titullohej “Ali Pashë Tepelena dhe suljotët”. Mbaj mend, me këtë rast, edhe mësuesin tim të nderuar Migjenin, i cili më ka dhënë mësim në shkollën “28 Nëntori”. Ai na përgatiste shpesh shfaqje teatrale dhe na vinte në provë për të luajtur role të ndryshme. Kështu, pas disa vitesh erdha në Tiranë. Ishte viti 1938, kur këtu gjeta një mjedis të zhvilluar kulturor. Në kryeqytet kishte kinema dhe teatër. Shfaqjet teatrale luheshin në kinematë “Gloria”, “Rozafat”, etj. Më pas, filluan edhe në kinemanë verore “Kosova”. Aty kam parë për herë të parë artistët e kalibrit të madh botëror, si Mihal Popi, Xhevat Serezi, Prend Ndushi, e ndonjë tjetër. Më 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore u organizua grupi teatror i rinisë antifashiste. Aty u shfaq drama “Kryengritja shqiptare”, të cilën mbaj mend se e ideoi dhe e inskenoi Kolec Ilia. Aty mora pjesë për herë të parë edhe unë, së bashku me disa aktorë të tjerë të mëdhenj, si Esma Agolli, Flutura Toto, Lin Noga, Donat Pali.

Cili ishte subjekti i kësaj drame?
Subjekti i dramës kishte të bënte me patriotizmin dhe atdhetarizmin tonë kombëtar. Pra, flitej për bashkimin e popullit pa dallim feje, krahine e ideje. Këtë shfaqje e dhamë edhe në një çetë partizane në Mori të Krujës. Aty njoha emocionet e para të aktorit dhe aty mora përgëzimet e para të profesionit tim të ardhshëm. Nga kjo gjë pata shumë emocion. Unë kisha në këtë shfaqje rolin kryesor, ndërsa Esma Agolli kishte rolin e nënës. Pastaj u duk sikur hallet e luftës e lanë pak në hije teatrin, po, pas Kongresit të Përmetit, u krijua përsëri një grup teatror. Ai grup u quajt “Grupi i Priskës”. Aty kishte dy grupe. Një ishte për teatrin dhe tjetri ishte për grupin koral të partizanëve. Kur u futa në grupin e teatrit të Priskës, u njoha me aktorin e madh Naim Frashëri. Aty përgatitëm bashkë dramën e fatmir Gjatës që titullohej “Nëna”. Pastaj nxorrëm dramën, “Burgu”, “Partizani”, që ishte me tre akte. Kjo dramë pati një kulminacion, sepse u shfaq edhe në 28 Nëntor të vitit 1944 në Kinemanë verore “Kosova”. Ndërsa këtë vit më datën 28 nëntor, kjo shfaqje mbush plot 60 vjet. Më kujtohet se gjatë shfaqjeve mori pjesë i gjithë populli dhe pjesëtarë të qeverisë. Prandaj e dhamë shfaqjen shtatë netë radhazi.

Si fillove punë në Teatrin Popullor?
Atëherë u hap shkolla dramatike, të cilën e drejtonte regjisori Sokrat Mio. Ai kishte mbaruar shkollën për regjisurë në Paris. Në fund të prillit u bë edhe takimi i trupave amatore të vendit. Aty ne morëm pjesë me shfaqjen “Topazi”. Kjo ishte edhe periudha, kur u mor vendimi për krijimin e Teatrit Popullor me aktorë profesionistë. Salla që na u caktua për të luajtur dramat tona, ishte kinema “Kosova”. Ndërsa shfaqja e parë zyrtare u dha në 30 maj të vitit 1945. Këtu dua të përmend se në krijimin e Teatrit Profesionist erdhën aktorët Mihal Popi, Xhevat Serezi, Behije Çela, Liza Vorfi, Mihal Stefa, Loro Kovaçi, Ndrek Shkjezi, Gjon Karma, Pjetër Gjoka, Marije Logoreci, si edhe grupi i aktorëve të rinj, që ishin shumë të talentuar si Naim Frashëri, Kadri Roshi, unë, Prokop Mima, Drita Pelingu.

Çfarë ndodhi në jetën teatrale të kryeqytetit pas këtij organizimi të ri?
Ne filluam të orientohemi menjëherë edhe në pjesët bashkëkohore. Këto pjesë i vinim, përveç dramave të tjera kombëtare, që nuk mungonin asnjëherë. Mbaj mend se nga shfaqjet e para moderne, që vumë në atë kohë, ishin dramat “Dashnori Gjido” dhe “Martesa”, e Gogolit.

Si u karakterizua lëvizja teatrore në vitet 1950-1960?
Gjatë këtyre viteve lëvizja teatrore fitoi një përpjestim të gjerë dhe u aktivizuan shumë artistë, si në skenë ashtu edhe në shkrimin e pjesëve teatrore. Por në këto vite filloi edhe një popullaritet tepër i madh për aktorët. Ne, atëherë na donin të gjithë dhe kudo që shkonim, njerëzit na ndalonin në rrugë e na flisnin me respekt. Gjatë kësaj kohe, shfaqjet teatrore arrritën një kulm të ri me pjesën “Familja e Peshkatarit”. Kjo dramë ka pasur një numër rekord aktorësh. Ajo karakterizohej nga dy prioritete: aty kishte edhe aktorë shumë të mirë, po edhe pjesa ishte shkruar nga një autor shumë i talentuar, siç ishte Sulejman Pitarka. Vetë Sulejmani ishte një aktor brilant, mirëpo me këtë pjesë që shkroi, ai hyri edhe në historikun e dramaturgjisë shqiptare. Në këtë dramë unë kam luajtur rolin e xha Shazos. Aty kisha partner aktorin Kadri Roshi, ndërsa në rolin e Jonuz Brungës interpretonte i madhi Naim Frashëri. Dua të them këtu, se roli i xha Shazos ishte dhe mbeti ndër rolet më të spikatura, që kam luajtur gjatë jetës sime. Dihet mirë se që një aktori t’i mbetet një rol në fondin e dramaturgjisë, ai duhet të plotësojë dy kërkesa parësore: të jetë vetë një rol individualizues dhe nga ana tjetër, drama ku përfshihet ky personazh, të jetë një dramë e fondit më të mirë të dramaturgjisë. Kjo, është njëlloj si kampionati botëror, ku futbollisti më i mirë duhet të plotësojë si kusht edhe faktin, që ai duhet ta nxjerrë skuadrën e tij kampione. Ndryshe, roli, ose loja e mirë e lojtarëve individë, zbehet dhe harrohet.

Përse thuhet se vitet 60-70 janë vitet e arta të Teatrit Popullor?
Sepse gjatë kësaj periudhe janë vënë kryeveprat e mëdha të klasikëve botërorë. Gjatë këtyre viteve ishte tepër e sigurt vetëm një gjë: që publiku nuk gjente bileta për shfaqjet. Prandaj, dramaturgët e mëdhenj botërorë, gjatë asaj periudhe për herë të parë folën shqip. Dhe kështu që, publiku i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë preku me shqisat e veta artin e madh bashkëkohor. Të gjithë ata që e jetuan atë kohë, mbajnë mend mirë se si njerëzit shqyheshin nëpër sportelet e teatrit, ndërsa para fillimit të shfaqjeve çmimi i biletave rritej nga abuzuesit dhe matrapazët. E them sinqerisht, se atëherë ishte fat të ishe aktor i teatrit. Nuk ka mbetur njeri në Tiranë pa ardhur në sallën tonë, kur ne vinim Shekspirin, Molierin, Brehtin, etj. Në këto drama populli shihte jetën reale jashtë kornizave dhe kufizimeve ideore, që kishin disa drama shqiptare, të cilat censuroheshin. Ndonjëherë, dihet se pengonte edhe autocensura e vetë krijuesve. Megjithatë, në atë kohë filloi të lulëzonte një brez i ri dramaturgësh dhe krijuesish të teatrit. Një prej tyre ishte edhe Fadil Paçrami. Në këtë periudhë, unë isha shumë i aktivizuar nëpër shfaqje. Ne atëherë jetonim me emocionet e planeve krijuese dhe sakrifikonim shumë kohë edhe nga koha që duhet t’i kushtonim familjeve. Dhe në fund, vinte shpërblimi, i cili nuk na jepej me dollarë, por me duartrokitje. Megjithatë, ato duartrokitje që na shoqëruan ne gjatë gjithë jetës artistike, do t’i kishte zili çdo brez artistësh.

Cili është për ju roli që nuk do të harrohet?
Unë nuk harroj asnjerin nga rolet që kam luajtur. Sepse ndodh që artisti shpeshherë bashkëbisedon me psikologjinë dhe konsultohet me personazhet e jetës së tij. Ndërsa roli im më i mirë është roli i Vladimir Iliç Leninit. Për këtë rol do të më lejoni të flas pak më gjatë, sepse ai ka qenë roli i ëndrrave të mia, që më ka falur aq shumë emocione. Kur flas për rolet dhe vlerat artistike, duhet të mirëkuptohemi se këtu nuk hyjnë fare probleme të politikës. Sepse arti i madh është mbi të gjitha politikat, ngaqë në vetvete është një element universal. Pra, në nëntor të vitit 1957 në teatrin tonë është vënë drama “Orët e Kremlinit”. Ashtu siç ndodhte edhe nëpër rastet e tjera, u mblodh Këshilli Artistik dhe diskutoi me shumë përgjegjësi mbi zgjedhjet e aktorëve, që do të luanin në të. Sepse, siç e dini, kjo dramë ka dhjetra personazhe, që lëvizin në skenë dhe është ndër shfaqet më masive të teatrit tonë. Aty mbaj mend se rolin e Leninit ia besuan aktorëve të cilët ishin Besim Levonja, Pjetër Gjoka, Naim Frashëri, Ilia Shyti, Pandi Stillo. Ndodhi që Besimi dhe Naimi dhanë dorëheqjen menjëherë, duke thënë se ata nuk e shihnin veten në këtë rol dhe prandaj mund të interpretonin role të tjera në këtë dramë. Ndërsa unë, punova afro mbi një vit në fshehtësi për këtë rol. Pa i thënë njeriu në botë. Sa lexova pjesën, thashë me vete se ky ishte roli im ideal. “Orët e Kremlinit” ishte një shfaqje që e kisha parë në Pragë, kur isha për studime. Kështu, që një muaj para shfaqjes, më kujtohet se shkova në pallatin ku banonin Naim Frashëri e Kadri Roshi. Ishte natë dhe unë i zgjova nga gjumi që të dy. Atë natë isha shumë i mbushur dhe i përgatitur edhe emocionalisht. Kisha përgatitur edhe makiazhin vetë. Kur i zgjova nga gjumi, ata të dy u shqetësuan se menduan mos kisha ndonjë të sëmurë në shtëpi. Pastaj, kur më panë edhe me makiazh, u befasuan fare dhe më thanë menjëherë: Lazër ti je Lenini!”. Atë natë biseduam në guzhinë, pimë nga një kafe e raki dhe unë i recitova fragmentet e monologjet e Leninit. Kështu, unë dhe ata ramë dakort që t’i kërkonimm regjisorit Pandi Stillu, që të më provonte për rolin. Dhe meqë Kadriut e Naimit i pëlqeu shumë figura që krijova, vendosa që të marr pjesë në një konkurrim të hapur. Kështu, ishte viti 1956, kur u bë prova e parë. Ndërsa në vitin 1957 bëmë provat në skenë dhe këtu fituam unë dhe Ilia Shyti. Atëherë na nisën të dyve në Rusi për të parë shfaqjen në teatrin “Mahat”. Aty morëm një eksperincë shumë të mirë nga shfaqja origjinale, sepse morëm informacione edhe për kostumet, grimin, komunikimin, detyrimet e ndërsjellëta aktoreske për planet e para dhe të dyta, etj, etj. Sapo mbritëm në Tiranë, filuam menjëherë nga puna nën shembullin e kryeregjisorit rus Vladimir Bordko. Mua më ra shumë mirë kostumi i Leninit, që ishte luajtur si premierë në “Mahat”. Dhe kështu, më 3 nëntor të vitit 1957 u dha shfaqja e parë, ku mori pjesë populli dhe drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar. Por edhe shumë nga veteranët rusë të kohës së Leninit. Roli u vlerësua shumë dhe e gjithë shfaqja u prit shumë ngrohtë. Unë kam interpretuar shumë role të tjera të mira si Polloni, tek Hamleti, por ky rol që bëra ishte kënaqësia më e madhe që kam pasur nga teatri. A është Lazër Filipi një Lenin i vërtetë? Po. Por unë jam një Lenin që e dua jetën me të gjithë vlerat e saj. Pra, dua edhe pronën private edhe modernizmin, edhe pluralizmin, pavarësisht se nuk jam më i ri.

Si ndjehet Lazër Filipi, kur sheh filmat e tij pas 20 vitesh?
Ndjehem mjaft mirë. Unë gjithmonë kam synuar të realizoj figura artistike dhe tipa të veçantë karakteresh. Unë gjithmonë kam punuar me seriozitet, prandaj them se kur shoh sot filmat e mi, mendoj se kam bërë një punë të kualifikuar. Këtu nuk dua të mohoj vlerat e regjisorëve me të cilët kam punuar, sepse suksesi ishte i dyanshëm. Rolet e mia fillojnë që tek filmi “Furtuna”, i cili më vonë u ndalua dhe nuk u njoh fare nga brezat e rinj. Aty kisha rolin e xha Demirit, po kam passur edhe shumë role të tjerë në filmin, “Këshilltarët”, “Shembja e idhujve”, ose rolin e Shaqo Bregut, që ka mbetur shumë gjatë në kujtesën e spektatorëve tanë. Mirëpo, dua ta theksoj edhe njëherë se unë në fakt jam më shumë një aktor i prirur drejt teatrit skenik. Aty emocioni është më i drejtëpërdrejtë dhe vështirësitë janë shumë më të mëdha.

Çfarë do të thotë të jesh 83 vjeç dhe të kërkosh akoma skenën?
Në vitin 1991 unë krijova kompaninë teatrore “Tirana”. Me këtë kompani kam inskenuar pjesë të spikatura si “Fati i një refugjati”, “Ali Pashë Tepelena”, e ndonjë tjetër. Kjo e fundit u luajt me rastin e 80-vjetorit të ditëlindjes sime. Kjo shfaqje u dha edhe në Gjilan, ku mora një çmim të spikatur, po edhe në Prishtinë, ku u prit mjaft mirë. Kurse, përsa i përket moshës, unë nuk dua të përsëris këtu setencën e njohur se “arti nuk ka moshë”, por iu them juve se “njeriu është aq vjeç sa dëshëron të jetë”. Pra, unë jam tepër energjik dhe kam gjithmonë plane të reja në kokë. Të gjitha kanë lidhje me skenën dhe publikun. Unë e di shumë mirë se sa vështirësi janë shtuar në kohët e sotme për të realizuar në shfaqje teatrore, por ama, mendoj se kjo kohë tregon qartë vlerat reale, në raport me konkurrencën. Unë vetë jam i gatshëm të përballoj çdo konkurrim gare për të ridalë në skenë, duke llogaritur këtu suksesin. Tani unë e di shumë më mirë se çfarë do publiku. Unë di gjithashtu në sajë të eksperiencës sime, se si duhet luajtur për rolet klasike dhe si duhet ndryshuar për rolet bashkëkohore. Unë tani kam në duar tre pjesë njëherësh. Po merrem me një pjesë të Aleksandër Moisiut të madh që titullohet “I burgosuri”. Kam edhe dy pjesë të tjera që titullohen “Mall e brengë” dhe “Fan Noli”. Kam edhe disa bashkëpunime të tjera, prandaj këto ditë kam qenë i pranishëm pranë Teatrit Kombëtar. Kur do të pranoni të dilni në pension? Me letra kam kohë që kam dalë, por me vitalitet dhe energji them se akoma është shumë shpejt. Aktori ikën nga skena vetëm kur jep frymën e fundit. Sepse ne që u rinuam e u rritëm në teatër, nuk do të ndahemi prej tij, as kur të mbushim 100 vjeç.

Sot



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT