E merkure, 24.04.2024, 12:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Recital i çamit

E hene, 30.08.2021, 12:09 PM


R E C I T A L  I  Ç A M I T

U flas nga ky shkëmb  me  gjoks    çarë

Çamëria nuk e humb shpirtin e as gjakun

as të sotmen    shkuarje  dhe  në ardhje

kjo tokë gjysmë prush  dhe  gjysmë flakë

është Çamëria, Shqipëria deri në Prevezë

Në Çamëri nuk ka vetëm kroje uji  e  det

as vetëm male vetëtimash e bubullimash

Çamëria ka histori të Trojës e me Trojën

bijë Çamërie qenë Odiseu, Akili  e Pirro.

Dora Epirit për mija vjet armiqtë i luftoi

Po sot në Çamëri kemi një dielli të zënë.

Forca Çamërisë është, sa është Shqipëri,

sa është Dardani, Mollë e kuqe  e Iliridë

Atdhe, nga nëna çame  u  lind Zeusi ynë

Nëna çame e lindi  e  i dha sisë Eleuterit

Nëna çame e lindi dhe Pirron e historisë

Vëllëzër, në Greqi Çamërinë po e vrasin

  Çamëri, nuk  ka asnjë shkollë shqipe

gjuha dhe flamuri atje  janë  të burgosur

Tre Drina, rrjedhin  nëpër tokë t`atdheut

Të tre Drinat bartin  flamuj të ndryshëm

Tre Drinat, flasin me pasaportë mes veti

Tre Drinat, i  thërrasin ndërgjegjes sonë,

Çamë, Çamëria s´lypet! Çamëria merret!...

Atdhe Geci - Dortmund, Gjermani, 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora