Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Ngushëllim i dhimbshëm familjes së rapsodit të shquar Demir Krasniqi

| E hene, 30.08.2021, 02:52 PM |


NGUSHËLLIM I DHIMBSHËM FAMILJES SË RAPSODIT TË SHQUAR DEMIR KRASNIQI NGA GJILANI I KOSOVËS

Nga Reshat Nexhipi, Detroit SHBA

Z. Gëzim Marku në intervistën e tij të mrekullueshme, s'ka lënë gjë pa thënë për të, prandaj mua më mbetet të evidentoj vetëm tekstin në vijim,

për të treguar se sa i ndjeri çmonte librat e dhuruar dhe thënien "Libri është miku më i miri i njeriut".

FALENDERIME PËRJETËSIE :

SHUMË I NDERUARI DHE I RESPEKTUARI Prof. Dr. RESHAT NEXHIPI !

Me qindëra dhurata e shpërblime kam marrë gjithëkah për punën time , që ia kam kushtuar atdheut tim , krijuesëve , historianëve , patriotëve , luftëtarëve , dëshmorëve , heronjëve dhe bukurive natyrore të të trojeve shqiptare , por asnjë dhuratë, as shpërblim të artë e jetëgjatë se librin që mora nga Prof. Dr. Reshat Nexhipi nga Manastiri - djepi i alfabetit shqiptarë , kurrë në këtë jetë nuk e kam marrë !

Kjo dhuratë është për mua e shenjtë dhe në shtëpinë time do të jetojë edhe me shekuj pas vdekjes sime !

Zoti , ua pagoftë mundin dhe nderin shumëfish me të mira dhe të mbara ! Ua zgjatë jetën me suksese , me të mira dhe të bardha !

U krenoftë gjithmonë Manastiri me veprat e shkruara si është më së miri !

U krenofshin gjithmonë  të gjitha trojet shqiptare , me veprat e shkruara nga dora e mbarë , me të cilat gjithmonë do të jemi të lumtur , të pasur dhe krenarë !

Sa ka lule në Bjeshkë të Isniqit - të fala keni prej Demir Krasniqit !

Sa prodhojnë fabrikat letra - aq Reshat Nexhipi na botoftë shumë vepra !

O Profesor , Doktor Reshat Nexhipi , qofsh i lumtur dhe i shëndetshëm ,

Qofsh me nderë dhe i pa vdekshëm !

O Reshat Nexhipi - biri i shqiptarit ,

Rrofsh e qofsh gjithmonë sa Bjeshkët e Sharit !

PS: Për më shumë kliko, Demir Krasniqi dhe dy fjalitë "Krusheva shqipëtare" dhe "Njeriu i ndjekur 50 vjet nga UDBA".