| E diele, 29.08.2021, 01:41 PM |
Loja e diellit për mbrojtjen e qiellit shqiptar
Nga
Nue Oroshi
Rrezatimi
i diellit shpeshherë përzihet me retë e zeza që shpërndahen në një lartësi të
vogël qiellore, për ti ndalur njerëzisë rrezet e diellit.Pa rrezet e diellit
njerëzia është e boshatisur dhe e ftohur nga akullnajet e ftofta që për shkak
të ndërrimeve klimatike kanë filluar shkrirjen.Sikur në notimin e qiellit që i
le në heshtje planetët e tjera kur i lëshon në thellësinë e Tokës, rrezët e
diellit. Njerëzia fillojnë lojën e sirenave pa e parë fare vetëdijësimin dhe pa
i futur në levizje shqisat e ndëgjimit dhe të pamjes që janë ndalur për një
moment pranë panteonit magjik.Sikur rrezet e diellit të kishin depërtuar më
herët në qiellin shqiptar, toka shqiptare do ta kishte shkëlqimin e duhur.Por
këto rreze nëpër periudha të ndryshme historike i penguan pushtuesit e ndryshëm
të cilët na sollën prapambeturinë dhe na e lanë pa e rrezatuar Shqiptarinë.Në
pshtjellimin e mbështjellësit magjik të trurit diçka nuk është duke funksionuar
gjatë lëvizjeve shqiptare të cilat po e fillojnë me proklamimin e kombtarizmit
e po përfundojnë në prehrin e ish pushtuesve.Pa i ndërruar rolet politikanët
shqiptar po lëvizin nëpër ujërat e turbullta thua se karrika e pushtetit po i
prishë pushtetarët.Jo ata nuk i prishë karrika e pushtetit por lakmia për famë
e pasuri.Loja e diellit për mbrojtjën e qiellit i ka pshtjelluar lëmshin e
trurit thua se e vërteta po ngec dhe nuk po ka fare hapësirë përkundër të
pavërtetës.Një dallim i madh ekziston në mes të mitit dhe realitetit.Një
shoqëri që jeton me mite ende nuk e ka zgjidhur çështjen e të qenurit komb apo
shtet.Kombet dhe shtetet moderne nuk bazohën në mite por në ngjarje reale
historike.Historia duhet të shkruhet sikur se ka ndodhur jo sikurse kanë
dëshirë politikanët te këtë ndodhur që ende janë në ndikimin e miteve dhe
mitologjisë.E vërteta për të ekzistuar sipas parimit të së vërtetës historike i
qon kombët përpara.Edhe ne shqiptarët duhet të mësohemi ta shkruajmë historinë
me forcën e argumentit, të lëmë mitet dhe mitologjitë se ato asnjëherë nuk kanë
qenë pjesë e orientimit të shqiptarëve.Nga pamja apo këndveshtrimi i
përpjekjeve ne mes të modernes dhe ruajtjes së një realiteti intelektuali duhet
ta zgjedh ruajtjën e realitetit për të vendosur bazat e një realiteti modern në
shoqëri.Çdo shoqëri e cila nuk e ka një piksynim se ka duhet te shkon dhe kah e
ka të vendosur busullën e orientimit është shoqëri e cila është e humbur në
shkretëtirë.Humbja në shkretirë pa e gjetur orientimin përmes busullës i ngjanë
nxënjes së "kalikagjës" kur binin dikur mjegullat e mëdhaja në trojet
shqiptare dhe kur nuk shihej në dy metra.Atëherë nuk kishte as diell dhe nuk
shihnim as qiell.Loja e diellit për mbrojtjën e qiellit i jep shkëlqim rrezeve të dritës të cilat
janë duke ecur përmes metodës ngre e mos këput.Mësimi për të arritur
plleshmërinë në veprime nuk i ngjanë atij modeli për të cilin flasim por i
ngjanë punës se çka bëjmë dhe si veprojmë.Sa herë që në ironinë e fatit lidhen
penjët me një nyje të fortë gjithmonë dalin djem dhe vajza të cilat i zgjidhin
nyjën e perit e cila nyje nuk ka te bëj më nyjën e plleshmëris por ka të bëj më
nyjën e dashurisë qiellore toksore,detare e malore për dheun e mëmëdheut apo
atdheut.Këtu mbyllet loja e diellit për mbrojtjen e qiellit shqiptar.