E enjte, 25.04.2024, 08:07 AM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: Ta kuptojmë termin ¨Ndarje të Kosovës¨

E premte, 05.12.2008, 07:14 PM


Ta kuptojmë termin ¨Ndarje të Kosovës¨

 

Shkruan: Skender KORÇA – Belo Horizonte, Brazil

 

Në Kosovën e pasluftës si dhe në Kosovën e pas shpalljes së pavarsisë së saj, duke njohur rrethanat e kohës, çdo herë kemi patur probleme  rreth termeve dhe zhargonit të shprehurit politik. Tash më kjo dukuri ka vënë në dilemë edhe fjalën ¨ndarje¨ të Kosovës. Çfarë po ndodhë në këtë gjuhë politike që di të përdoret vetëm në Kosovë dhe për te.

Popollata e Kosovës e sheh si një mashtrim politik çdo term që vie dhe bie ndesh me pavarsinë e Republikës së Kosovës, sepse gjuha politike e përdorur nuk është e çartë dhe nuk plotëson segementet e çarta edhe më në Kosovën e misionit EULEX. Çdo gjë pra vehet në dyshim kur flitet për Kosovë.

Në reagimin e fundit ministri i punëve të jashtme të Serbisë Vuk Jeremiç thotë se nuk do ketë ndarje të Kosovës, por e thotë ndryshe nga e thëna që e thonë liderët kosovarë në politikë.

Ta kuptojmë këtë term më ndryshe....Kush ka të drejtë në këtë term, ata që e shohin Kosovën si pjesë të Serbisë dhe nuk mendojnë të ndajnë ate kurrë nga shteti gjenocidal-Serbia, apo ata që duhet thënë popullit në Kosovë se Kosova tash më është shteti dhe nuk do lejomë të coptohet (në vend të termit ndarje).

 Ndarja është e thënë në Kosovë dhe për te si një thikë dy tehshe, sikur që kur flisnin ndërkombëtarët se nuk do ndahet nga kush?!!!, apo sikur që kupton populli se Kosova tash më është shtet dhe e ndarë nga Serbia njeherë e përgjithmonë.

Thënia në politikë është shumë më rëndësi. Sikur që të mos eksistonte kurrë më Rezoluta 1244 e OKB-së a thua do përdoreshin gjuhë më të pastërta në politikën kosovare, gjuhë që kjo ministrit të punëve të jashtme të Serbisë i jep ende të drejtën të thotë se ¨Kosova nuk do ndahet nga Serbia¨, përkundër premierit të Republikës së Kosovës        z. Hashim Thaqi që prononcohet bashkë me liderë të tjerë të Republikës së Kosovës se ¨Kosova  nuk do ndahet (mendojmë çdo herë të coptohet në tërsinë e saj)¨

Këto dy terme lënë të kuptohet se të dyja palët po flasin për mos ndarje, por nuk po e citojnë se kush nga kush do apo nuk do të ndahet. Nuk është të mendohet se në që po shkruajmë nuk e kuptojmë këtë logjikë, por e themi se kjo është bërë nga garë në gjuhën politike për të thënë se kush ja ka qëlluar në fund të fundit.

Ndarja dhe mos ndarja janë dy terme, janë dy çështje që preokupojnë çdo njeri në Republikën e Kosovës, madje janë terme që në esencë janë të ngjashme në thënie, e të ndryshme në destinacione, nga të dyja palët e gjuhës politike në Kosovë dhe në Serbi. Këtë term e vështërsojnë dhe më shumë në të kuptuar të çartë edhe faktori ndërkombëtar, sepse edhe ai flet me një gjuhë dy ngjyrëshe, e me sa fytyra e flasin këtë gjuhë, besohet se e kemi të çartë të gjithë në Kosovë. Kjo e vështërson edhe më tej këtë kuptim, për të kuptuar dhe mësuar se gjërat kanë një shpjegim më të thjeshtë:

Kosova nuk do coptohet në enkalva (lokacione) dhe nuk do i coptohet asnjë pjesë e saj e territorit do ishte një shpjegim parësor i liderve në Kosovë. Kjo do konsistojë në administrimin e tërsishëm të territorit të Republikës së Kosovës nga qeveria e saj, e nëse nuk do ndodhë kjo gjë kështu, do flitet për synonimin e Serbisë , Kosova nuk do ndahet nga Serbia, sepse ajo çartë vepron në Rezolutën 1244( Serbia administron me veriun e Kosovës)

Andaj sa do e kuptojmë këtë realitet, sa do përgaditen dy palët të thonë se termi është i përfunduar.

Republika e Kosovës nuk do duhet të mendojë më shumë pos të ushrojë në çfardo forme pushtetin e vet në zonat që sot e pas lufte i administrojnë serbët e Serbisë dhe ata serb të koncentruar nga tërë Kosova në veriun e saj me të vetmin qëllim për ta ndarë ate pjesë.

Gara është e përfunduar në realitet nëse kjo duhet të shpjegohet mirë, jo për të thënë agjënë mediale sikur që thonë liderët shqiptarë se nuk do ndahet Kosova, përkundër atyre të Serbisë se Kosova prapë nuk do ndahet.

Cilat janë ndarjet, janë ndarjet në parim? Apo është luftë e re që ka për të na çuar në haos edhe njëherë për territorin e ditur me dekada se çfarë pjese i takon Kosovës, si pjesë e pandashme e saj.

Ky term edhe më shumë vështirson logjikën se në Kosovën e pas pavarsisë po bëhet fjalë shumë për integrimet, nëse ndarja është dëshirë e përhershme e Kosovës ( nga Serbia) dhe e përfunduar pas pavarsisë së saj, integrimet nuk do eksistojnë për serbët që duan të coptojnë dhe përbijnë territore të Kosovës, andaj lutja e shenjte do i takoj politikës realiste në Kosovë që së pari bashko territorin e Kosovës për të integruar njerzit se sa të flasim ëndërrën se po bëjmë politikë integruese për të mos u ndarë kurrë nga Kosova.

Kjo është edhe një shancë që misioni i ri EULEX-i duhet të shtrihet në një territor unik të Kosovës sipas asaj që është i njohur për të mos qenë rob i ndarjeve dhe mollë sherri e mbjellur në lokacione serbësh të Kosovës.

Po nuk ndodhi kështu do mbesim robër real të kësaj ndarje jo si term por si realitet...për synimin e Kosovës bëhet fjalë, ndarje çdo herë nga Serbia, qoftë në praktikë qoftë politikë.

 

Të kuptojmë pra këtë term sikur që kemi përfunduar në praktikë në Kosovë, sepse ndryshe do jetë një realitet i ndarjës së Kosovës në tërsinë e saj.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora