E shtune, 20.04.2024, 08:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Jusuf Zenunaj

E shtune, 28.08.2021, 11:35 AM


Jusuf Zenunaj

KU DO TË NGELË MIQËSIA

Thonë se qengji e ujku

na u paskan bërë miq,

në të njëjtën vathë

rrikan natë e ditë.

Ku do të ngelë miqësia ,

kur të zë ujkun uria ?!

PËR GJAPRIN HELMUES

Nuk qe bolla e shpisë

ngjitur mureve të kullës,

ish gjarpri helmus

dikur roje e urës.

Nuk qe natë me hënë,

kishte zbardhur dita,

kur i ra lëkura

sikur t ' zhvishet këmisha.

Në anën tjetër t'lumit,

na u zgjua katundi,

zhurma n'kotec nisi,

pulat kokorisin,

për gjarprin helmues

si për t'parin e fisit !

MBAS STUHISË

Nga i njëjti trung

u rriten dy lisa,

i vogli ankohej

pse sikur tjetrit

nuk i binte drita ?!

Harroi se vetëtima,

ditën me stuhi;

goditi lisin përbri !?

QESHJA E GJELIT

Gjeli i qeshej briksut,

në duart të thertarit,

kur iu afru tehu,

deshi të marrë malin !

SHKOLLA E PARTISË

Shkolla e Partisë nuk kërkon cilësi

edhe i padituri në të mund të hyjë,

mjafton për partinë mirë " të flet"

s'duhet kohë e gjatë t' bëhet deputet.

Edhe nëse gojën një mandet s'e çelë

paguhet njësoj si kolegët e tjerë;

po qe gojtar mund t'i prijë fati

shkon ma larg se mjeku e avokati.

Bëhet këshilltar i akademikut,

dorë e djathtë e dajës dhe mikut,

pa u ndërruar dita me natë,

gjen punë për teze e kunatë.

S'duhet kohë e gjatë, më pak se tre vjet

deputeti bëhet me fakultet,

kolegëve të partisë u kërkon hisen,

në mandatin tjetër t'bëhet ministër.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora