E enjte, 28.03.2024, 08:33 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Përshkallëzimi i krizës në Afganistan ka gjasa të rritet më shumë

E shtune, 28.08.2021, 03:27 PM


PËRSHKALLËZIMI I KRIZËS NË AVGANISTAN KA GJASA TË RRITET MË SHUMË

Nga Dedë Preqi

Një psikiatër thotë, « Që nga momenti i lindjes ti programohesh për t’u bërë një qenje njerëzore, por gjithnjë sipas përkufizimit të kulturës së shoqërisë ku jeton » . Nuk po e zbërthejmë këtë thënje, sepse e ka domethënjën e vet të zbërthyer, por po vazhdojmë përmes titullit të këtij artikulli të japin një koment për popullin avgan, i cili këto ditë po e vuan dhe po përjeton kalvarin më të egër të kohës.

Misioni i Avganistanit po merr fund, por çfarë fundi i erdh në këtë mënyrë aq të tmershme dhe të rrezikshme, që këtë lloj logjike kërkush nuk po mundet me kuptue dhe as ata vetë ndoshta që ia kanë fillue me strategjitë dhe planët e tyre, qofshin amerikan apo edhe aleatë të saj.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-ve, Jake Sulivan, këto ditë thotë, gjatë 20 vitëve në Avganistan, e kishim një iventar ushtarak në këtë vend prej 83 miliardë dollarë dhe tani duhet ta thëmi se i gjithë ky inventar apo arsenal sot gjindet në duart e talibanëve.

Sa dramatike është gjendja e sotme e këtij populli, sa e tmershme është pamja e fëmijëve që të trishtojnë me zërat e tyre dhe të tjerëve gra e burra avgan nëpër kampet e refugjatëve në Kabull, që presin aeroplanët amerikanë dhe aleatëve të tyre, që të ikin sa më parë prej këtij vendi nga frika që do të zhduken nga talibanët.

Sikur është e pa mundur evakuimi i gjithë një populli të dëshpëruar, i cili pret me padurim fluturimin dhe të shpëtohet sa më parë, që ti afrohet siguria dhe mbrojtja, që mos të bienë mëshirën e talibanëve.

Dikush thotë, si është e mundur që gjithë atë investim që e dha Amerika dhe aleatët e saj për këtë vend dhe manëfund, burrat dhe ushtarët e këtij vendi dhe policia iu dorëzuan talibanëve pa luftë dhe pa një kundërshtim, duke rënë nën kontrollin e tyre.

Bashkimi Sovjetik, e kishte pushtuar Avganistanin, në vitin 1979, të cilët e vendosën regjimin e tyre në Kabull, duke i luftuar edhe muxhahedinët, që mbështetëshin nga Pakistani dhe Arabia Saudite, por në vitin 1989, trupat sovjetike u tërhoqën, përshkak se ishte tereni i pa përshtashëm dhe ishte e pa mundur të bashkëpunohet me një popull të tillë.

Pas tërheqjes së trupave sovjetik, talibanët e mbështetur nga Pakistani, themeluan qeverinë e tyre në vitin 1994, në krye me Muhamed Omar, të cilët do ta vendosnin paqën dhe sigurinë në një vend ku ishte shkatërruar në total edhe nga luftat civile.

Talibanët ishin një grup i militantëve islamik su-nit, në Avganistan, të cilët ishin të lidhur dhe të trajnuar për shkatërrim dhe terror, që udheheqëshin nga kleriku i lartë i tyre, i cili ishte autoriteti kryesor në gjitha çështjet politike, ushtarake dhe fetare.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kjo organizatë terroriste përfitimet më të mëdha i kishte nga shitja ilegale e drogës me partneritetin kryesor të tyre që e kishin Iranin dhe Pakistanin.

Me sundimin e talibanëve, përmes vendosjes së Sheriatit,  që ua ndalonte shkollimin vajzave pas moshës 10 vjeqare, ndërsa gratë duhej të mbanin një veshje që duhet të mbulohet i tërë trupi, që quhet « burkë », pastaj u ndalohet dalja e tyre në vende publike pa përcjelljen e ndonjë mashkulli, dhe ato që ngasin makinën, do të dënohen edhe për vdekje, ndërsa hajdutëve u pritën edhe duart, pastaj u ndalohet kinemaja, muzika, televizori, radioja, filmi, dhe të tjera  sipas Sheriatit.

Për këtë shkelje të drejtave njerëzore në këtë vend reagoi edhe Bashkësia Ndërkombëtare, në veçanti edhe SHBA-të, ua tërheqën vërejtjen dhe e denuan këtë lloj qeverisjeqë përjetohej nga një regjim i tillë, sidomos gjinia femërore kur ato ndaloheshin të shprehin vullnetin e tyre që të shkollohen dhe të emancipohen, të cilat ballafaqoheshin shumë herë me tortura dhe rrahje deri në vdekje, që i dënonte ligji sipas Sheriatit, të vendosur nga talibanët.

Me 11 shtator 2001, në Njujork, ndodhi atentati më i madh në rruzullin tokësor që kishte ndodhur ndonjëherë me sulmin ndaj dy kullave binjake, me çrast e humbën jetën me mijëra njerëz në mesin e të cilëve kishte edhe shqiptarë,që shkakëtuan terroristat nën udhëheqjen kryeterroristit  Bin Lladenit, të cilin e mbronin dhe e strehonin talibanët në një vend të fshehtë në Avganistan.

Ky lloj terrori që e tmeroi gjithë njerëzimin ishte edhe kulmi i të gjithave ekstravagancave terroriste pothuaj në botë, me çrast SHBA- të, bënë kërkesë që kryeterroristin Bin Lladen ta dorëzonin talibanët, por një marrëveshje e tillë ishte e pa mundur që të bëhët me talibanët, përkundrazi ata e mbronin me fenatizëm dhe krenari Bin Lladenin, por në maj të vitit 2014, kundër terroristit në fjalë forcat amerikane organizuan një operacion të veçantë, duke e ekzekutuar në një vendstrehim të fshehur dhe të mbrojtur nga një forcë hermetike e njerëzve të vet.

Në tetor të vitit 2001, forcat amerikane dhe aleatët e saj për t’a luftuar terrorizmin dhe terroristat qëkishin gjetë vendstrehim në Avganistan, organizuan një fushatë ushtarake, duke e larguar regjimin e e talibanëve dhe Alkaiden, brenda gjashtë javëve, dhe në bashkëpunim me popullin avgan e vendosën një rend dhe rregull të ri administrativ dhe shtetëror në këtë vend.

Avganistani para vitëve 20o1, ishte vendi ku ekzekutimete njerëzve bëhëshin me prerje të kokave dhe torturave më ç’njerëzore. Në këtë vend bëhëj në çdo kohë gjakderdhje dhe gjenocid në popullatën e pa fajshme nga regjimi i talibanëve në bashkëpunim me Alkaiden, ku ka qenë periudha më tragjike e këtij njerëzimi.

Pas rënjës së talibanëve, me ndihmën e SHBA-ve, dhe aleatëve të saj, Avganistani filloi një jetë të re në fushën ekonomike, politike, kulturore, arsimore dhe në fushën e sigurisë. U lejuan partitë politike, Organizatat Joqeveritare, Shqëria Civile, dhe shumë gjëra të tjera, që do të thotë se, me largimin e talibaneve u vendos demokracia në këtë vend, u vendos Kushtetuta, presidenti, Parlamenti, Këshilli Ministror dhe mbi 25 % të femrave ishin të zgjedhura në qeverisje të vendit.

Filloi ndërtimi i rrugëve, i autostradave, i urave, shkollave, spitaleve,qendrave Klinike, pastaj u bë përforcimi dhe organizimi ushtarak, si dhe armatosja e saj, organizimi policor dhe strukturimi i saj, duke marrë formën e një shteti demokratik.

Avganistani në një mënyrë nuk ishte i pushtuar nga SHBA-të, dhe trupat e NATO-s, ky ishte vetëm një lloj tranzicioni, ku edhe qeveria avgane e kishte dëshmuar se ky vend nuk është i pushtuar por është një vend i lirë dhe po transformohet në një shtet demokratik, i cili mund të vendos për vetëvetën.

Mirëpo, mbas 20 vitëve SHBA-të, me aleatët e vet planifikuan të tërheqën me trapat e tyre nga Avganistani, në mënyrë që ky vend mund të qeveriset vet me forcat e veta. Dhe në vitin 2018, kur në krye të SHBA-ve, qëndronte Donald Trump, fillojnë bisedimet në mes SHBA-ve, dhe qeverisë së Avganistanit dhe talibanëve për tërheqjen e trupave amerikan nga Avganistani, dhe në prill të vitit 2021, presidenti amerikan Joe Beden, bëri marrëveshjen që deri me 31 gusht të këtij viti, të bëjë gjithë tërheqjen e trupave amerikane dhe ato të NATO-s, nga Avganistani.

Ky koncept i SHBA-ve, del në pah dhe zbatohet në një realitet shumë të diskutueshëm por edhe të rrezikshëm, në veçanti për popullatën avgane, e cila ishte në një bashkëpunim të ngushtë me amerikanët, por me tërheqjen e tyre, ky popull do ti vuan pasojat nga talibanët ekstremista të këtij vendi, sa që mund të flitet për një përshkallëzim të situatës, pra për një shkakësi prapavepruese, që do ti shkakëtojnë grupet e ndryshme terroriste dhe ekstremiste që veprojnë edhe nga Pakistani dhe Irani.

Kush e ka menduar se menjëherë sa të fillon tërheqja e trupave amerikane dhe ajo e Nato-s, kryeqyteti Kabull dhe shteti avgan do të bie menjëherë në duart e talibanëve, sikur i tërë mundi dhe investimet e SHBA-ve, dhe NATO-s, gjatë 20 vitëve, do të dorëzohet aq lehtë nga burrat avgan, duke u dorëzuar para rrebelëve taliban, të cilët në një mënyrë kërcënojnë që deri me 31 gusht të këtij viti të tërhiqet edhe ushtari i fundit nga Avganistani.

Shume vende aleate të SHBA-ve, marrin pjesë në evakuimin e popullatës avgane, me ç’rast Pentagoni jep lajmin se janë evokuar më shumë se 100 mijë njerëz, por kanë mbetur edhe shumë të tjerë që presin në aeroportin e Kabullit, mirëpo hapësira kohore po zvogëlohet, ndërsa rreziku i atentave nga grupet islamo- ekstremiste po zmadhohet për popullatën avgane dhe për evokuesit e vendeve të ndryshme, që bëjnë trasportimin e këtyre njerëzve, me ç’rast është vështirë të flitet kur shumë familje janë ndarë në mes vete, prej të cilëve ka edhe fëmijë pa prindër.

Përshkallëzimi i krizës ka gjasa të rritët edhe më shumë në ditët e fundit, kur disa grupe terroriste dhe ekstremiste po godasin turmat e  njerëzve të cilët presin evakuesit dhe të ikin nga ky vend i tmerit, ku disa grupe xhihadiste në ditët e fundit po veprojnë pa kontrollë dhe po shkakëtojnë sulme vdekjeprurëse mbi popullatën, duke shkakëtuar me qindra viktima ku kishte edhe fëmijë, ndër ta edhe disa ushtarë amerikan.

Sikur sëcili prej nesh do t’i thoshte vetës sot, si do të ishte e mundur që ta evakuojmë dhe shpëtojmë këtë popull nga më e keqja, por përveq vendeve të tjera edhe populli shqiptarë e tregoi vullnetin dhe soldaritetin e vet human, që me mundësitë dhe kushtet e veta, Shqipëria dhe Kosova, do të evakuojnë dhe akumudojnë një pjesë të kësaj popullate, edhe si aleat të SHBA-ve, por edhetë tregoi reaksionet e veta ndaj rasteve të tilla, kur dikur edhe popullata shqiptare e Kosovës, gadi në të njëjtën mënyrë dëbohej dhe malltretohej nga gjenocidi i regjimit serb.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora