Mendime
Idriz Zeqiraj: Smajl Latifi, kallësi i flamujve të Dardanisë, nis fushatën
E shtune, 28.08.2021, 05:18 PM
SMAJL LATIFI, KALLËSI I FLAMUJVE TË DARDANISË, NIS FUSHATËN
NGA IDRIZ
ZEQIRAJ
Vite më parë, kur "komandantët" e
frustruar, nga humbjet e zgjedhjeve, digjnin flamujtë e Dardanisë! Ata u prinin
bandave, nën siglën e të ashtuquajturave "Shoqata të dala nga lufta".
Njëri nga këta "kommandantë" ishte edhe Smajl Latifi. Në Mërgatë
kishte sabotuar Fondet për mbijetesën e Kosovës, kishte përçarë shqiptarët,
tani i kallte flamujtë e Dardanisë! Ai, me shokët e tij, halabakë e rrugaçë,
versuleshin me shkrepse në dorë, u vinin zjarrin, radhazi, flamujve të
Dardanisë! Arsyetimi, sa i thjeshtë, aq edhe idiotesk: "Është flamuri i
Rugovës!"
Realisht, Flamuri i Dardanisë, i ideuar nga
Presidenti Rugova, është flamuri më përmbajtësor dhe më i kompletuar, me
elemente kombëtare të Shqiptarisë. Si i tillë u pëlqye shumë nga populli. Por,
profanët, injorantët e ideologjisë sllaviste, nuk e duronin dot. Dhe,
pavarësisht, përmbajtjes, bukurisë dhe kombëtarisë, Smajl Latifi, kuadri
partiak i AAK-së, kryetari i komunës të Rahovecit, bënte "yrysh" në
kalljen e flamurit dardan, për t`u ngrohur me flakën e tij!
Edhe pse ende nuk është hapur fillimi i
fushatës, për zgjedhjet lokale, kryetari i komunës të Rahovecit e ka nismuar
fushatë javë më parë. Dhe, gjithçka ishte e sinkronizuar me partitë-banda të
PAN-it. Sulmi është koncentruar tek presidentja Vjosë Osmani, dy ministrat e
Listës "GUXO", Donikë Gërvalla dhe Faton Peci. Qëllimi është i qartë:
T`i bëjnë presion kryeministrit Albin Kurti, për shkarkimin e tyre, me qëllim
të prishjes të koalicionit LVV-GUXO, për ta marrë pushtetin, qoftë edhe pa zgjedhje,
opozita plus "Lista Serbe".
Opozita "hallakati" arkiva, duke
risjellur në ekran intervistat, ku Donikë Gërvalla ka folur për "të
bëmat" kriminale të "disa komandantëve". Sipas PAN-istëve,
Donika, duke emërtuar disa nga "komandantët", rrast të inkriminuar,
paska "sulmuar vet UÇK-në", edhe pse shumica e tyre kurrë nuk kanë
qenë pjesë e UÇK-së, as pjesë e luftës.
Donikë Gërvalla, duke qenë
zëvendës-kryeministre, ministre e Jashtme dhe e Diasporës, në disa takime
rajonale e ndërkombëtare, potencoi se "qeveria aktuale po lufton krimin
dhe korrupsionin". PAN-i, duke qenë pjesë e krimit dhe e hajnisë zyrtare,
reagoi se "ministrja e Jashtme po dëmton imazhin e Kosovës, duke pranuar
se në Kosovë janë bërë krime e hajni".
Ministrja Gërvalla tha se "me kot sulmohet
BE-ja për mos liberalizimin e vizave, pasi Kosova duhet ta luftojë krimin e
organizuar dhe korrupsionin. Dhe për këtë fajin e kemi ne, Kosova".
Rrjedhimisht, Kosova nuk i ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave.
Banda PAN-iste, kinse e habitur me deklarimet e
zonjes Gërvalla, ashpërsoi fushatën kundër ministrës Gërvalla, duke i kërkuar
kryeministrit Kurti shkarkimin e saj të urgjentshëm! Por, të gjitha këto që i
deklaron ministrja Donikë, gjendën në raportet e BE-së dhe të organizmave tjera
ndërkombëtare. Dhe, halabakët falsifikatorë të PAN-it, nuk arijnë t`i mbulojnë!
Një gazetë zvicrane, e interesuar për luftën e
UÇK-së, Donikë Gërvalla përgjigjet me korrektësi, se "UÇK-ja bëri luftë
mbrojtëse, kundër pushtuesit serbo-sllavë". Por, disa
"komandantë", shpirt-shitur e kriminelë, ishin përcaktuar për
misionin makabër, marrjen e pushtetit me dhunë, duke shantazhuar, kërcënuar dhe
vrarë kundërshtarët politikë. Dhe, kjo e vërtetë absolute, tashmë, nuk përbën
asnjë sekret. Sepse, vrasjet politike janë serike dhe numerike, të realizuara
nga një - Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -.
Kryetari Smajl Latifi e dështoi fushatën
parazgjedhore të tij qysh në start. Presidentja dinjitare, Vjosë Osmani,
nxënëse besnike e Presidentit Rugova, po shkëlqen, mençurisht e
profesionalisht, në postin e lartë të Presidentës të vendit.
Paraqitjet e dinjitetshme të Donikë Gërvallës,
në përfaqësimin e politikës të jashtme të Kosovës, janë të suksesshme, që
bllokojnë manipulimet e vrazhdëta të Serbisë agresive. Zonja Gërvalla, në
përballjet debatuese televizive të Evropës dhe të botës, me eksponentë të lartë
serbo-sllavë, i ka mundur përgjatë luftës 1998-1999. Askush më mirë se ajo nuk
ka arritur të sjellë dëshmi e fakte, për ta bindur opinionin ndërkombëtar, për
agresionin terrorist serbo-sllavë dhe "mbrojtjen e pragut të
shtëpisë". Donikë Gërvalla plotësoi projektin e nismuar nga babai i saj,
Jusuf Gërvalla, për UÇK-në, mbështetjen dhe afirmimin e saj.
I handakosuri Smajl Latifi, dikur kallës i
flamujve të Dardanisë dhe, tani, kryetar i komunës të Rahovecit, i sulet edhe
ministrit tjetër të Listës "GUXO", Faton Pecit. Përzgjedhja emërore
është e të njëjtit qëllim, njësoj si në rastin e presidentës Vjosë dhe të
ministrës Donikë. Zotriu shpifës Latifi, abuzon me hallet e bujqërve të vyeshëm
- par ekselance - të Rahovecit, të mirënjohur në Kosovë e më gjerë, si
prodhimtarë novatorë e profesionalë.
Pandemia, e paplanifikuar, tërhoqi fonde edhe
nga bujqësia dhe, rrjedhimisht, pati reduktime në kompensimin e bujqërve. Plus
goditja që u bëri breshëri shumë nga kulturave të mbjella. Dhe, këto fatkeqësi
provon t`i shfrytëzojë, për të sulmuar e
denigruar ministrin e Bujqësisë dhe të Pylltarisë, Faton Pecin.
Kuadri i partisë-bandë AAK, Smajl Latifi, dje
kallës i flamujve të Dardanisë, sot kryetar i komunës të Rahovecit!
Kuadër se jo mahi!