E hene, 24.01.2022, 08:00 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Vetëtradhtuesit nga vetëmashtrimi, a jemi ne?

E shtune, 28.08.2021, 03:25 PM


Vetëtradhtuesit nga vetëmashtrimi, a jemi ne?

Nga Fahri Xharra

Gjithmonë na është fshehur e vërteta e jonë dhe me daljen  e saj në dritë , vetë po e sjellim veten në mëdyshje duke mos i zënë besë vetvetes. Faktet janë, faktet kanë qenë por ato na ishin fshehur historikisht. E na nuk dinim ,mashtroheshim lehtë, pastaj mohoheshim edhe më lehtë dhe së fundi tradhtoheshim deri në humbje të së vërtetës kombëtare.  E mirë kjo për një komb?

Mbeturinat e qelbësuara ne bërllogun  me miza dhe mushkonja, aty ku sëmundja ngjitëse vdekjeprurëse  e fillonte inkubacionin, na lyenin kryet me akull , me broçkulla dhe të pavërteta dhe fillonte epidemia e vetëtradhëtimit. Nuk dinim edhe pse donim ta ruanim t ‘tonën; vetëbllokoheshim, vetëngujoheshim dhe vetëdëmtoheshim.

”E vërteta e jonë nuk mund të gjendët as ne librat që janë shkruar në Romë e as në Librat qe janë shkruar në Mekë , e as në ato të Konstantinopolit  e as të Athinës e Stambollit por jashtë tyre, sepse edhe ne shqiptarët kemi shekuj të panumërt  evolucioni, edhe ne jemi pjesë e njerëzimit , pa te cilën pjesë nuk plotësohet historia e njeriut, dhe e gjithë kjo histori është e shkruar në librin tonë të ndërgjegjes dhe është trashëguar brez pas brezi me mijëra e mijëra vite, mirëpo ne në vend që të shpalosim librin tonë dhe ta njohim vetën, po mundohem të gjejmë ate në librat e huaja dhe aty po e takojmë atë që nuk na duhet (jo- shqiptarin ) dhe po i falënderohemi asaj që nga ne mundohet te krijoj jo-njeriun (jo-shqiptarin). (Fatmir Osmani)”. E bukur kjo? Na jep pak mend që të mendojmë më shumë?

Duke ”mos pasur ” fakte njeriu bie në një pikëpyetje shpirtërore se kush isha dhe kush jam.

”Mospasja ” e fakteve i shkakton një mori simptomash ligështie  të cilat e sulmojnë trurin dhe një ”lëvizje”  të vogël të ”dikujt” ,njeriu bie në vetëmashtrim. Larte madhëria e  tij e ”dikushit” e krijon rrethin e tij i cili përditë e më tepër rritet duke ngërthyer në vete shumë e më shumë të vetëmashtruar. Të gjithë ata që futën  brenda rrethit e shohin botë plotësisht ndryshe nga  ata që  nuk janë në rreth. Paaftësia e njeriut për të kuptuar se e ka një problem me vetveten quhet vetëmashtrim. Vetëmashtrimi është gjëja më e lehtë dhe më e zakonshme në botë. Kur njeriu futet në rrethin e të vetmashtruarit  atëherë të gjithë ata që janë jashtë tij (rrethit) janë : përtacë, shpërfillës, të pa ndjenja, ziliqarë, shpirte këqij dhe tradhtarë.

Dhe njeriu kur e tradhton vetën ai fillon ta shoh botën në atë mënyrë që e përligjë vetëmashtrimin e tij. Hapi tjetër i të vetëmashtruarit qëndron në atë që ai fillon ta shtrembëron realitetin. Të vetëmashtruarit brenda rrethit të tyre nuk munden më të dalin jashtë apo të ç koqen nga ai rreth. Futja në rreth i ka  pasojat e veta  në atë se  njeriu fillon t`i zmadhoj të metat e të tjerëve ; i zmadhon virtytet  e tija , i zmadhon gjërat që e përligjin vetëmashtrimin e më e keqja fillon atëherë kur ai  e fillon fajësimin e të tjerëve.

Pa dashas i tilli  si i vetë mashtruar ndikohet shumë lehtë ,fillon pra të veproj kundër asaj që e mbronte pa hyrë në rreth, gjithnjë duke e arsyetuar dhe përligjur vetëmashtrimin e tij. Duke e përligjur vetëmashtrimin ,njeriu kalon në fazën  tjetër të vetëmohimit; mohimin e çdo gjëje që para futjes në rreth ishte për te e pranueshme, e kapshme për realitetin dhe të vërtetën personale. Ky është një moment kritik që në mohimin e së vjetrës në favor të një të reje që as vet nuk e di se pse. Nuk pranohet qenja, roli, rëndësia ,vlera, domosdoshmëria e të mirave psh. kombëtare. Mohon dhe zhdukë çdo gjë që i jep krah zhvillimit. E mohon  të drejtën mbi vetveten; nuk e merr parasysh as të kaluarën e tij. I mohon të mirat. I mohon fjalët e thëna ,mësimin e parë ,e mohon evolucionin shoqëror.  E mohon rolin dhe rëndësinë e vetvetes që e kishte dikur. Nuk ia pranon meritat  dhe virtytet dikujt. Nuk i përmbahet etikës shoqërore me të cilën ka jetuar ; i quan të pa vlerë e pa dobi. Vazhdimisht shprehë mohim ,mospajtim, mospëlqim.  Jeta i fillon me kuptim mohues ,me të bëma mohuese, me pjesëza mohuese. Mishërohet në kundërshtimin e  mospranimin e çdo gjëje që është  jashtë rrethit. I ha fjalët ,e harron vetveten dhe e pohon vetëm atë që e bindë rrethi.  Pra, një kukull në duar të askushit për qëllime të rrezikshme të cilat  i servohen çdo moment.

Gjendje e rëndë , e rrezikshme për familjen e rrezikshme për kombin

Si i vetë mashtruar dhe vetëmohues e fillon  bashkëpunimin që sa më shumë njerëz të ketë në rrethin e  vetëmashtrimit; e fillon rrezatimin e asaj që tani i duket  se është më e mirë, më  joshëse ; por në të vërtetë vetëmashtruese dhe vetë mohuese.  Po të tjerët si i duken atij ,ata që nuk janë në rreth? Ata  janë ngatërrestar ,të papërgjegjshëm të pa respektueshëm ndaj çështjes së tyre madhore. ,; Madhore  ” të porositur nga brenda rrethit. Tani fillon lufta  në mes atyre në rreth që rrezatojnë ide të brenda rrethit  me atë jashtë rrethit. Kjo është një luftë e cila i futë në rreth të tretët me bindje ,me frikë ose me para.

Futja në rrethin e të vetëmashtruarit dhe vetëmohuesit ,me kalimin e kohës  e bën gdhendjen në mendjet e tyre me karakteristika që i bartin gjithë kohën me vehte. Bëhet mendari ”mençur” , ”i zgjuar” dhe dëshiron që ta mbajnë për të mençur. Fytyrë dhe personalitet  prej mendari. Por në të vërtetë behet  bartës i një ”virusi” ndjellakeq.

Tani kur e krijuam vetëmashtrimin dhe vetëmohimin , a e dini çka na pret? Vetë tradhtimi.

Vetëtradhëtimi është faza më e rrezikshme; njeriu në një stad të tillë nuk njeh asgjë e askënd , përveç urdhërdhënësit. Shenjat janë mungesa e angazhimit dhe mos përfshirja në rrjedhat normale të  shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve. Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit:

Kemi shumë shembuj të kësaj rrymeje të vetë shkatërrimit; por një është e sigurtë që ideologët janë të fshehur, të siguruar nga çdo rrezik ,të pasur dhe vetëm  i infektojnë  qelizat e shëndosha të shoqërisë , dhe sëmundja kombvdekjepturëse sa vjen e rritet

Për të pasur më të qartë se si  duket shembulli tipik i vetëmashtrimit dhe vetëmohimit  është arrijta përfundimtare e Kristo Papës:”... midis tyre edhe deputete greke, ra në sy një figurë e njohur per opinionin ne Greqi, deputeti i Partise neonaziste "Agimi i Arte", Kristo Papa, i cili tha se "... nuk ka Epir te Veriut dhe Epir te Jugut, por është një i vetëm (tokë greke). Pakkush e di se deputeti ne fjalë është me gjak e origjinë shqiptare. ”...

Vetë tradhtimi është mungesa e angazhimit dhe mos përfshirja në rrjedhat normale të  shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve.

Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit: ”Tradhtoje Kombin”!

Vetëmashtrimi e sjellë vetëmohimin  kurse vetëmohimi e sjellë vetëtradhtimin. Që të trijat na sjellin shuarjen kombëtare dhe na drejtojnë drejt vrimës së zezë e cila me fuqi kozmike na përpinë në vorbullën  (vortexin) e saj ,në një rrugë të pa kthim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora