E premte, 29.03.2024, 07:51 AM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Urime AAK-së dhe kryetarit Ramush Haradinaj

E premte, 05.12.2008, 06:00 PM


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj
URIME AAK-së DHE KRYETARIT RAMUSH HARADINAJ

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Para disa muajsh pata shkruar një shkrim se sa është mirë të jesh shqiptarë. Disa miq të mirë patën reaguar me të drejtë se ende ka shumë punë për të bërë që të mund të themi këtë refren apo thenje. Mirëpo, unë mbetem edhe më tutje pranë thënies, se vërtet është kënaqësi të jesh sot shqiptarë.

 

Shteti, apo thënë më mirë Atdheu i ynë Shqipëria po kalon me hapa madhorë pengesat drejtë një mirëqenieje rrënjësore për shqiptarët, Kosova u formalizua si Shtet, viset shqiptare po vazhdojnë me kryerjen e detyrave të tyre për të qenë të zotët në trojet e veta, në mërgim shqiptarët po thonë me mburrje se jemi shqiptarë. Vërtet kënaqësi, të tëra këto u bënë të mundshme me sakrificat e viteve të fundit të shekullit të kaluar, kur shqiptarët i përgatiti dhe i udhëhoqi me mburrje dhe me një urtësi të paparë kombëtare dhe demokratike Presidenti i ynë dhe Njeriu i duhur në kohë të duhur për tërë shqiptarët Presidenti Rugova me të gjithë shqiptarët për të mundur së pari në mënyrë diplomatike Serbinë e pastaj edhe në aspektin ushtarak, e si shpërblim për ta pasur Amerikën  dhe NATO me vete, ku bashkë me UCK-në shporrën makinerinë serbosllave nga trojet tona.

 

Sot pra shqiptarët frymojnë lirshëm, partitë kundërshtohen, programet në të ardhmen do të luajnë rol për votime se populli do të kërkoi më të mirët e jo huazi patriotet e folkloreve tona, pra jemi në kohën kur do të kërkohen vlerat dhe do të vlerësohen ato nga votuesi i ynë.           

 

Në këtë pikë edhe do të ndalem te një proces i cili përfundoi javën e kaluar në Republikën e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas maratonës vërtet demokratike dhe luajale sipas rregullave të lojës në pluralizëm e përmbylli kapitullin e zgjedhjeve nëpër aktive gjerë në Kuvend të Përgjithshëm. Me vëmendje kam përcjellur thuaja të gjithë fushatën, kuptohet me mundësi të leximit dhe informimit nga mediat e ndryshme, edhe pse disa thuaja se e censuronin,  dhe kam mundur të sigurohem se partitë tona politike po futën në funksion dhe në sferë të vërtet demokratike. AAK kishte përmbyllur zgjedhjet në tërë Republikën e Kosovës, aktivistët e kësaj partie më së shumti ishin ndalur rreth programit dhe rreth të ardhmes së shtetit, pra ata thjeshtë kishin debatuar për atë se si të jenë më të mirë në shërbim qytetarit dhe vendit. Lideri i saj Z. Ramush Haradinaj kishte treguar pjekuri, maturi, durim dhe kulturë të lartë demokratike në thuaja të gjitha tubimet zgjedhore. Ky zotëri, që Kosovës i kishte dalë Zot pa ndërprerë në luftë me armikun, dukej i qartë në pretendimet e tij, pra të mos shaj të mos bërtas por të tregoi se Kosovës sot e në të ardhmen i duhen njerëz me vitalitet, njerëz që ndryshojnë me kohë dhe njerëz që duan dhe dinë ta bëjnë shtetin të dashur për qytetarinë. Pra Z. Haradinaj nuk u mor shumë me kundërshtarë politikë, por u mor me sqarimin dhe ofrimin e një mundësie të re të qeverisjes, dhe të afrimit të kuadrove dhe  njerëzve vullnetmirë për shtetin.

 

Zotëri Haradinaj dita ditës po tregohet lider me veti karakteristike qytetare dhe thjeshtë shqiptare, ky po i çmon dhe nuk po i harron vlerat shqiptare, ky nuk po ndan figurat shqiptare, mirëpo ky po tregon se jemi një të gjithë, por dikush është dhe do të jetë gjithherë i MADH nder shqiptarë, në këtë mënyrë Z. Haradinaj po tregohet i virtytshëm i nderuar se po nderon dhe i respektuar se po respekton vlerën.

 

Andaj Z. Ramush Haradinaj nga zemra të uroi rizgjedhjen në postin e Kryetarit të AAK-së, përgëzoi shumë aderimin e Z. Blerim Shala në partin e juaj, si një politikan dhe intelektual vërtet dinjitozë dhe me kulturë dhe edukatë të lartë familjare dhe kombëtare, përpara...

 

Ndryshimet sjellin rezultate, andaj pritet shumë nga e ardhmja, urime pra AAK-së, për kulturë demokratike dhe urime në votimet e vitit të ardhshëm.

 

Me respekt

Xhevat Rexhaj, LDK-istë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora