E marte, 26.10.2021, 12:55 AM (GMT+1)

Kryeshkrim » Latifi

Blerim Latifi: U ndjeva krenar që i takoja kombit i cili i kishte dhënë botës shenjtorën më të madhe të kohëve moderne

E enjte, 26.08.2021, 07:14 PM


Blerim Latifi:

Ishte viti 1910. Vilajeti i Kosovës vlonte nga trazirat dhe kryengritjet. Perandoria Osmane po numëronte ditët e saj të fundit në territoret etnike shqiptare dhe shtetet ballkanike po bëheshin gati t'i ndanin mes vete ato.Shqiptarët, ndërkaq, ndodheshin në udhëkryqin e historisë, të dezorientuar dhe pa vizion të qartë se nga duhej të ecnin. Në ato ditë, në Shkup, do të lindej Gonxhe Bojaxhiu, vajza shqiptare që më pas do të bëhej Nëna Terezë. Gjatë shekullit XX, shekull të cilin historiani i njohur britanik Eric Hobsbawm me të drejtë e quajti "Epoka e Ekstremeve", Nëna Terezë do t'ia kushtoj gjithë jetën e saj kauzës së humanizmit e solidaritetit me viktimat e kësaj epoke.

Në shtatorin e vitit 2016 pata rastin të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtrimit të saj, e cila u zhvillua në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Kurrë nuk do ta harroj momentin kur derisa Sekretari i Papës po lexonte biografinë e Nënë Terezës dhe origjinën e saj shqiptare, dikush, nga masa e mbledhur aty, e ngriti lart një flamur kuq e zi. U ndjeva krenar që i takoja kombit i cili i kishte dhënë botës shenjtorën më të madhe të kohëve moderne.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora