| E enjte, 26.08.2021, 07:07 PM |
Lamtumirë legjendë e poezisë antologjike shqiptare e miku im i shtrenjtë, z. Fran Tanushi!
Shkruan:
Lekë Mrijaj
“Me
doajenin e poezisë antologjike shqiptare, tashmë me të përndriturin, z Fran
Tanushin, për shumë vite me radhë jemi shoqëruar, bashkëpunuar dhe
bashkëbiseduar duke trajtuar tema të ndryshme rreth krijimtarisë. Fort i
dashtuni Fran, vertetë e ndjej veten të privilegjuar që kam pasë një mik të
mirë dhe të bashkëpunoj e të mesoj shumë gjëra nga ti, për jetën e përgjithme
rreth krijimtarisë letrare shqiptare. Jemi mësuar të takohemi për herë gjatë
pushimeve verore kur ju vinit në Kosovë, dhe t'ju shohim përherë në ballinë të
eventeve apo takimeve letrare të diasporës në Kosovë, me poezitë tuaja të
mrekullueshme, me modestinë, me respektin jo vetëm për bashkolegët tuaj të
mirë, por edhe për gjithë njohësit të tjerë të poezisë e krjimtarisë letrare
shqiptare. Personazhi i juaj i pavdekshëm tek unë mbetët një testament për
letërsinë shqiptare, gjë qe e them me plotë përgjegjësi se për mua dhe brezat
në vijim, me veprat tuaja ju do të mbetëni një emblem e qendrushme
poetike".
Ndaj
sot, me 26 gusht 2021, në varrezat e Jagozit t? Navosellës së Gjakovës, i është
dhënë lamtumira e fundit poetit të antologjisë shqiptare, z. Fran Tanushit, i
cili pas një sëmundje të shkurtër, tre ditë më parë (me 23 gusht 2021) ndërroj
jetë në Spitalin "Cistina " në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Mesha
e dritës është mbajtur sot në kishën e "Shën Rrokut" në Novosellë në
pjesmarrjën e dy ipeshkvinjve-mons. Dodë Gjergji dhe mons. Rrok Gjonlleshaj si
dhe dhjetëra meshtarë dhe motra të nderit.
Ndëra
riti i salikimit dhe me një biografi rreth jetës dhe vepres së poetit, Fran
Tanushit, ka folur dom Fran Kolaj e të tjerë, në prani të shumë qytetarëve
familjarëve, miqve si përfaqësues të tjerë të artit, kulturës si dhe të
institucioneve vendore.
Pranë
varrit të të ndjerit janë lexuar edhe dy poezi të shkruara nga poeti Fran
Tanushi, poezi të recituara nga Albert Marjakaj.
Në
emër të familjarëve foli edhe pader Aleksander Tanushi (vëllau Franit) i cili i
falenderoj të gjithë të pranishmit në pjesmarrjen në ceremonin mortore duke
veçuar bashkolegët e Franit si dhe Shoqatën e LKSHM (Lidhjën e Krijuesve
Shqiptar në Mergat ku Fran Tanushi ishte nënkryetar i saj) të cilët kanë
vëndosur edhe kurora me lule të njoma në varrin e poetit të antologjisë
shqiptare, Fran Tanushit.
Njëkohësisht
në vorrim mori pjesë edhe miku i të ndjerit,
dr. Nikollë Loka me miq e bashkpuntorë të tij nga Tirana, si edhe Forumi
i Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" nga Klina qe kryesohet nga Pal
Canaj me bashkpuntorë etj...
PAK
BIOGRAFI: Fran Tanushi (07.03.1963-23.08.2021). Sociolog, poet, publicist.
Lindi në Novosellë, Gjakovë, në një familje të madhe dhe të njohur, e ardhur
prej kohësh nga Mnela. Jetoi dhe veproi në Augsburg, Gjermani. Shkollën fillore
e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjakovë (1982). Në Prishtinë studioi
për filozofi dhe sociologji (1982-96). Nga rrethanat e ndërlikuara të fund
viteve ´80, u detyrua ta lëshojë Kosovën për t’u vendosur në Gjermani.
Krijimtaria e tij i ka fillimet e veta që nga bankat e shkollës. Shkrimet e tij
të përmbledhura në libra pas shumë viteve, datojnë që nga viti 1982, kohë e
fillimit të studimeve, e që me paraqitjet e tij nëpër evente të ndryshme
letrare jepte lajmëtarin e një krijuesi që premton. Ishte anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve të
Kosovës. Po ashtu anëtar dhe njëri nga drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve,
Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (LSHAKSH). Ideator i themelimit
si dhe njëherit Sekretar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM).
Ka luajtur në skenën e dramës së kohës, e që drama "Shtatë shaljanët",
për një kohë të gjatë u shfaq në shumë skena teatrosh. Ishte themelues, editor
dhe drejtues i Revistës “Libertas”. Ka botuar librat me poezi: “Jeta e
censuruar” botimet “Libertas”, Prishtinë-Augsburg (2011), “Ishulli im” botimet
“Saga”, Prishtinë (2013); “SHKARPA”, botimet "Geer”, Tiranë (2015);
“Shkalla e diellit”, botimet “Lena”, Prishtinë 2018. Krahas poezisë ka shkruar
edhe prozë, si dhe është marrë me publicistikë e pikturë.
Ka
lenë në dorëshkrim edhe shumë e shumë shkrime të rrafshit poetik, ese, dramë,
thënie filozofike, anekdota, publicitikë, kronika gazetareske etj.
Për
krijimtarinë dhe aktivitetin e tij artistik është shpërblyer me çmime dhe
mirënjohje të shumta. Është fitues i çmimit të parë në “Festivalin kombëtar të
letërsisë dhe ditët e diasporës” Prishtinë 2015; në manifestimin
"Pavarësia poetike", Hamburg 2016; “Pena e Artë - Martin Camaj”,
Koblenc 2019 dhe çmimin special në Festivalin Poetik Ndërkombëtar, “Veliero”,
Torre Melissa 2019 në Kalabri të Italisë. U nda para kohe nga jeta nga një
sëmundje e rëndë.
Kujtimi
për Ty do të jetë i përjetshëm. Shpirti yt u bëftë dritë dhe pushofsh në
paqe".
Menjiherë
pas kalimit në amshim të poetit të antologjisë shqiptare, Fran Tanushi, shumë
shkrimtar dhe veprimtar të tjerë me telegrame e komente ngushëllimi ndan
dhimbjen me familjen Tanushi duke veçuar disa prej tyre:
Dr.
Gëzim Alpion: "Jam i trishtuar të dëgjoj për vdekjen e papritur të mikut
dhe kolegut tim të mirë Fran Tanushi. Kam pasur kënaqësinë të komunikoj
rregullisht me Franin që nga viti 2017. Ai ishte gjithmonë bujar me kohën dhe
njohuritë e tij, të cilat rezultuan shumë të dobishme për një numër botimesh
dhe veprash të mia në progres. Frani ishte gjithashtu një poet i afirmuar dhe i
mirënjohur, si dhe një redaktues dhe botues i respektuar".
Prof.
dr. Nikollë Loka: Vdekja e ndaloi Fran Tanushin krejt parakohe dhe në mënyrë të
papritur. Iku në amshim një poet i talentuar që ka shkruar aq shumë për ikje,
por edhe për rikthime, për troje, për autoktoni, vendlindje dhe atdhe. Iku një
mik i mirë që rrezantonte virtyte të larta të qytetarit të kulturuar. Na la një
poet që dinte të frymëzonte me fjalët e tij dhe që do të na frymëzojë të gjithë
jetën. Tash e mbrapa, me Franin do të bisedojmë përmes poezive të tij.
Ngushëllime familjes Tanushi, te afermve, shokëve dhe miqve. U prehte ne paqen
e përjeteshme dhe i lehte i qofte dheu!
Prof.
Mikel Gojani: Kumt tepër i trishtueshëm. Humbje e pakompensueshme për familjen,
letërsinë dhe botën shqiptare. Shpirti i Tij rrezatoftë dritë!
Hasan
Qyqalla: "Fran, ti jo se ishe vetëm krijuesi që të kam zbërthyer si
"poeti që identifikohet me vargjet apo vargjet që e identifikojnë
poetin", por ishe mekanizëm i fuqishëm për kauzën kombëtare. Ishe
gjenerator i shumë nismave organizative në botën e emigracionit, aty ku frymohej
shqip, qofshin intelektualë, arsimtarë, afaristë, sportistë apo edhe humanistë!
Kryefjala juaj, pra ishte GJUHA E KOMBI. E kryepërsonazhi kishte një emër Fran
Jozef TANUSHI. Ideatori e propozuesi i parë që "dizajnoi" LIDHJEN E
KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË (LKSHM)..."
Martin
Çuni:"Shpejt na ike o poet Fran Tanushi i Dukagjinit! Nuk i shpalove të
gjitha muzat o miku e shoku ynë senzibël! Ishe poet edhe shok edhe mik
Frymëzues i palodhur i dallëndysheve, Shqipeve tona në mërgatën anëmembanë! Nuk
u lodhe asnjëherë me ide e nxitje të reja. Për fjalën e bukur, për fjalën e
lirë, për shqipen e dlirë! Gjithë shokëve iu ndal fryma. U shtangën nga lajmi i
mortit; Po ti poet nuk u fike si qiriri. Vepra juaj e tregon më së miri".
Musa
Jupolli: "Të prita, po ti udhëtove me dashurinë e Atdheut në gjiun tënd të
ngrohtë, n'amanet m'i letrat shqipe n'emër t'Arbërisë, n'emër të Dardanisë !
Sot poeti im vëlla më la me shpirt thyer, nuk kam fjalë për ngushëllime veçse
një letre të bukur shpirti n'emër të poetëve të kombit: NË PARAJSË POETIKE
TKIMI YNË LE TË JETË PËR KULTURËN ME VARGUN E TIM VËLLA FRAN TANUSHIT"!
Anton
Marku: "Fran, ishim me fat që patëm rastin të të njohim, të ndërrojmë një
fjalë me ty, të flasim për poezinë dhe artin, aty ku ti ishe i pari".
Prof.
Eduard Frrokaj: "Siq ka thenë At Zef Pllumi " O Zot po erret "
...Një lajm pikëllues dhe kaq i trishtë në këtë kohë misteri ,sot na la miku
dhe poeti Fran Tanushi".
Publicisti
Arben Gjinaj: "Lajm pikëlllues për të gjithë ne që e njohëm dhe mësuam
prej tij si ta duam më shumë vetën dhe jetën"!
Brahim
Avdyli: "Kumt tepër i trishtueshëm e me dhembje, krahas të gjitha
dhembjeve të miat që i kam dhe lotët po më bien varg e vi, për mikun tim, të
ndjerin Fran Tanushi"
Nue
Lleshaj: "Tronditës ky lajm disi i pabesueshëm,keqardhje gjerë në dhimbje
të fortë për humbjen shumë të parakohëshme të poetit të madh, artistit të
fjalës së shkruar Fran Tanusha"!
Xhevat
Muaaku: "Lajmi per vdekjen e Franit më tronditi thellë. I përcjellim
ngushëllime familjes, miqësisë, komunitetit poetik, lexuesve të fjalës së
shkruar plot shije e kuptim".
Fadil
Skenderaj: "Pikrisht sot, ne nji bisede me nji mikun tem poet, biseduem
per artin poetit te t’ndjerit Fran Tanushi. E tash mbasdreke msova lajmin e
trishte. U prehsh ne paqe, ne lumnine e Jezu Krishtit, o njeri e poet i
mire".
Dom
Anton Kqira: "Te kame nji borxh të madh . Me ke mbrojte në diten ma te
FSHTIREN te jetes time Fran. Edhe pse nuk e kam dijt se je vllau i pader
Aleksanderit i nji MESHTARIT te mirë. Do të lutem i per ty! Ty te pastë Krishti
në Parajs".
Krijuesi
Ismet Sopi: "O Zot, a është e mundur!? S'kam fjalë, më mbetën në fyt!
Shpirti të bëftë Dritë, zemërbujar. Poet e shkrimtar, o i miri Shqiptar!
Marjan
Dodaj: "Me pikëllim mora sot lajmin për shkuarjen në amshim të poetit dhe
shkrimtarit të shquar në mërgatën shqiptare në Gjermani, Fran Tanushi,
bashkëvendas, mik e shok i rinisë".
Poeti
Dan Ibrahimi: "Paska ikur matanë fare pa pritur edhe poeti i madh, Fran
Tanushi! Siç duket, muzat e perjetshme e deshen atje, por vargu i tij mbeti
ketej. Lamtumirë o shok, dhe mireutakofshim një ditë!
Ismet
Krasniqi-Lala: "Lamtumirë poet, shkrimtar e miku im Fran Tanushi,
ngushëllime familjës miqëve e shokëve dhe Shoqatës së Shkrimtarëve në
Mërgatë".
Lumni
Limani: "Lamtumirë miku im poet i dashur! Lamtumirë poet i fjalës së ëmbël
shqipe! Të shkosh në vendlindje the, nuk është shëtitje, por asht dashni...
Ardhja jote në vendlindje Fran i dashur, nuk qenka shëtitje; e as vetëm dashni,
por qenka edhe lot e dhembje për Ty...Prehu i qetë poet i dashur në dheun e
Arbërisë, të cilës i fale vargjet më të bukura nga zemra dhe nga shpirti yt i
bardhë si bora"!
Mustafë
Krasniqi: "Frani, përpos që ishte i përkushtuar për artin, krijimtarinë e
vlerave, ka qenë i angazhuar edhe në shkollën shqipe në LAPSH në Bavari si
nënkryetar. Fran me dhimbje të madhe po të them: "rrugë e mbarë për botën
tjetër, ne do të kujtojmë përherë"!
Halil
Rrustemaj: "Familja Tanushi mbeti pa më të Mirin ! LKSHM, u vogëlua! Neve
na mungon një Poet dhe Mik i Dashur" !
Muharrem
Blakaj: "U shkëput një poet, u shua një poezi dhe u fik një yll në qiellin
Dardan"!