| E enjte, 26.08.2021, 07:00 PM |
PSE DHUNA NDAJ GRUAS ËSHTË AQ PRANISHME NË MESIN TONË
Nga
Dedë Preqi
Edhe
rasti i fundit këto ditë do të jepte
shembullin më të keq e më të ulët të nivelit njerëzor në shoqërinë tonë, kur
Marigonen e lëndojnë për vdekje dhe pastaj autorët e krimit lënë në spital dhe
ikin, sikur ta kishte goditur rrufeja, duke e lënë në një gjendje të tillë një
vajzë të re, e cila kishte vetëm 18 pranvera.
Kemi
mjaftë përvoja të hidhura nga abuzimet e femres shqiptare dhe dhuna e
shkakëtuar ndaj tyre gjatë luftës së
fundit nga paramilitarët dhe ushtarët serb, por kjo çë ndodh sot është diçka
absurde, sepse ndaj femrës tonë shqiptare po bëhëmi na vetë autor të dhunimeve
e vrasjeve të tyre, kjo është e rëndë e ndjeshme dhe shumë e dhimbshme për
qenjën tonë njerëzore, por edhe kombëtare.
Civilizimi
i ynë njerëzor nga duhet të filloj, nga duhet të arrijë që t’a kuptojmë ndryshe
jetën, dhe jo, duke ia mohuar
njëri-tjetrit të drejtat e veta dhe në këtë formë të dhunshme, duke ia mohuar
edhe jetën, apo femra e jonë shqiptare deri kur të mbetët viktimë dhe vetëm
objekt i shfrytëzimit të epsheve, që në një mënyrë biologjike këtë lloj jete e
kanë dhe e bëjnë edhe kafshët.
Nuk
është më mirë gjendja as në Shqipri, malltretimet dhe dhuna ndaj gruas
shqiptare dhe ndaj familjes arrinë
kulmin më të çmendur njerëzor, thuase nuk ekzistojnë ligjet mbi të drejtat dhe
mbrojtjen e njeriut, thuase një ligj i tillë në shtetin demokratik figuron
vetëm në letër dhe në vepër bluhet dhe gatuhet diçka tjetër, duke dhënë
kulturës dhe traditave tona një pasqyrë të zhlyer e të thyer, që ndoshta as
para qindra vitëve nuk do ta kishte një fytyrë të tillë.
Dhuna
ndaj femres është bërë shprehi në vendin tonë, sikur nuk ka të ndalur, ku
shumica e grave dhe vajzave të dhunuara vuajnë në heshtje dhe në gjendje të
rëndë psiqike, të cilat kanë frikë dhe nuk kanë guxim ti shprehin ndjenjat dhe
vuajtjet e tyre që përjetojnë nga bashkëshortët dhe bashkëjetuesit e tyre
dhunues.
Edhe
pse gjithmonë është i pa mundur pengimi dhunës ndaj gruas dhe në familje prej
dhunuesve të ndryshëm, por me paralajmërimin dhe qartësimin e e situatave të tilla,
së paku kufinjtë e këtij fenomeni të rëndë shoqëror dhe mjaftë shqetësues në
një mënyrë mund të zvogëlohen.
Vetëm
në kohën e pasluftës në Kosovë, u shënuan me dhjetra raste të vrasjeve të rënda
të femrave në vendin tonë, shumica e tyre nga bashkëshortët dhunues, të cilët
përveq malltretimeve që ia bënë gruas, ai pa një pikë mëshire edhe do ta vras
në prani të fëmijëve të vet.
U
vra Diana Kashtrati nga bashkëshorti i saj, edhe pse e ndjera e kishte paraqitë
kërkesën në Gjykatën e Prishtinës, për mbrojtjen e saj nga një rrezik i
mundshëm.
Si
pasojë e plagëve që ia shkakëtoj bashkëshorti, vdiç Zejnepe Berisha, të cilën e
kishte malltretuar dhe rrahur në format më brutale deri në vdekje edhe në prani
të fëmjëve të vet.
Bëhët
vrasja e Donjeta Pajazitit, nga kushëriri i saj, në lulen më të bukur të
rinisë, e cila zhduket dhe mbas 6 viteve gjindet kufoma e saj.
U
vra Valbona Ndrecaj, nga bashkëshorti i saj, së bashku me vajzën e vet 9
vjeqare, me çrast ishte paralajmëruar policia e vendit për malltretimet dhe konfliktin
që kishte para se me ndodhë ngjarja, që do të thotë se edhe neglizhenca e
organeve përkatëse ka një një pjesë të përgjegjësisë.
Poashtu
Sevdije Berisha, goditet me sopatë nga bashkëshorti i saj deri në vdekje, me
çrast plagoset rëndë edhe e reja e saj
shtatëzënë, e cila tentoj ta parandalonte tragjedinë e vjehrrës së saj.
Vrahet
me armë zjarri Armenda Aliu, nga bashkëshorti i saj, të cilët po sa kishin
ardhë nga mërgimi.
Nga
plagët e rënda që kishte marrë me shufër metalike nga bashkëshorti i saj,
vrahet Sabile Mavraqani.
Ky
nivel i ulët i shoqërisë tonë ndaj gruas, ndaj vajzave tona, ndaj nënave tona,
paraqet një zhgënjim total për t’u çliruar ndonjëherë nga e kaluara shekullore
dhe aziatike kur femra ka qenë tërë jetën e shtypur dhe e shrytëzim nga
traditat e kohës së mbrapambetur, ajo është shtrydhur si limoni, ajo është
shfrytëzuar vetëm për të shfryer epshet, për të bërë fëmijë dhe për të kryer
punët shtëpiake dhe të përdoret vetëm si një leckë.
Nëse
në një marrëdhënie bashkëshortore bëhët jeta e mërzitshme, apo është diçka e
paqartë në mes çiftave, ndihuni të lirë dhe largohuni me njëri tjetrin, por jo
edhe përmes armës dhe mjetëve të forta të vritët njeriu apo në këtë mënyrë duke
ia marrë jetën për të zgjidhur problemet e jetës.
Pse
dhuna ndaj gruas është aq e pranishme në mesin tonë, kjo është një pyetje që ka
përgjigje që shkon edhe përtej në orbitë, por një përgjigje e thjeshtë do të
ishte edhe një diçka që lidhet me kulturën dhe traditën tonë, jo që kultura dhe
tradita e jonë shqiptare kanë lënë trashëgimi të tilla të dhunës ndaj femrave
të veta, por huazimet dhe mbeturinat e kulturave të huaja që kanë dominuar me
shekuj në vendin tonë, sikur i kanë lënë edhe pasojat e veta, që femra apo
gruaja duhet të mbetët e sunduar dhe e derigjuar nga burri.
Prandaj,
pesha e gjithë kësaj barre në rend të parë bie te pa fuqia dhe përfillja e
ligjit për zgjidhjen e këtyre problemeve, sepse po të zbatohen procedurat
ligjore për të drejtat dhe mbrojtjen e tyre nga dhunuesit e tillë, duke i marrë
parasysh paralajmërimet dhe rrethanat
për rastet e tilla në organet gjegjëse, masa e këtyre rasteve do të ishte më e
ulët, jo vetëm në mesin e shoqërisë tonë, por në çdo shoqëri tjetër njerëzore.
Dhe
pesha tjetër i bie shoqërisë tonë njerëzore, në veçanti burrave, të cilët kanë
përgjegjësinë më të madhe se çdo kush tjetër ndaj gruas dhe familjes në
kuptimin harmonik dhe në marrëdhënie që përforcojnë dhe përvetësojnë jetën,
duke e respektuar dhe duruar njëri-tjetrin, poashtu duke krijuar raporte të
shëndosha dhe të qëndrueshme brenda një rrethi të ngushtë apo të gjerë.