E premte, 29.03.2024, 10:26 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Ku e dinte Nana Tereze se populli shqiptar asht i mallkuem?!

E merkure, 25.08.2021, 06:54 PM


Nga Fritz RADOVANI:

KU  E  DINTE  NANA  TEREZE SE, POPULLI  SHQIPTAR  ASHT  I  MALLKUEM ?!

FOTOT NGA ALBERT VATAJ

Lexova një “Denoncim” tek Zemra Shqiptare nga studjuesi Albert Vataj.

Pa kenë nevoja me shkrue asnjë rresht mundeni me kuptue ate shka Ju, nuk  besoj se e keni marrë ndonjëherë me mend: Të gjitha fotot nalt janë ba nga z. A.Vataj, të “nevojtoreve publike” në Lezhen historike.

Një turp i pafalshem per të gjithë ata që kanë “mendue e zbatue këte ide” kushdo kjofshin “ata”, ndonse, kafshë nuk munden me kenë.., se kafsha e ka një çoban të pakten me titull “dr. prof.”, që kullotë nder të gjitha monumentet tona. E ndoshta, kjo asht arsyeja që Ramoviqi asht bashkue me “open ba...”, të miqve të tij serb dhe, “vëllezerve” t’ gjakut turq!

Nuk më çuditë aspak ky fakt i shemtuem, mbasi një tradhtar i Atdheut i Popullit Shqiptar vetem kështu, do ta fillonte perllosjen e “historisë” sonë të lavdishme dhe të shkrueme nder Shekuj me Gjak Herojsh!

Nuk gaboj kur ndalohem e mendoj per një objekt kulti pa asnjë “njeri”, të shperdoruem deri në këte masë, kur sa e sa vetë kullosin nder livadhe...

Por, Figurat e Mëdha të nderueme dhe të lavdishme të Popullit Shqiptar, vazhdojnë me qendrue të paprekuna nga duert’ e drogueme të dollarit...

Kur Nanë Tereza lutej: “O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”, Ajo e dinte shumë mirë se “Gjergj Kastrioti, asht Shpetimtari i Europës”!

Melbourne, 25 Gusht 2021.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora