E shtune, 25.09.2021, 04:43 PM (GMT+1)

Vërtetësi

Bilal Xhaferi: Diktatori Enver Hoxha rron me gjakun e njerezve te pafajshem

E merkure, 25.08.2021, 07:30 PM


Ne daten 20 gusht 1969 Bilal Xhaferri shkoi ne fshatin Ninat dhe pas 2 ditesh ne date 23 gusht diten e shtune 1969 u largua jashte deshires se tij nga atdheu. U largua me rastin e festes  se Hoxhes,  nje feste e madhe qe behej dikur ne vendin qe sot quhet Livadhia. Ai u largua drejt kufirit nga shtepia e motres se tij Antika.

Ky eshte nje doreshkrim i tij ne momentin qe kaloi kufirin.

~ PASI KALOVA KUFIRIN...

Fq 1)  Ishte fundi i prillit,  nje dite e bukur me ate diellin pranveror,  ku cdo gje duket e qeshur e lulezuar por pervec zemrave dhe fytyrave te atij populli te varfer dhe te raskapitur.Tamam ne ate dite te bukur pranverore mora rrugen e arratis.Pas kaq mundimesh dhe vuajtjesh ne kufi me patrullen ushtarake e kalova kufirin dhe ja tani i dorezohemi nje shteti qe e urrenim me teper se cdo gje tjeter per cfarrosjen e rraces Came. Keshtu e sjell koha qe ti thuash derrit dajo.

Pasi u futa ne token greke,  duke rendur e duke vrapuar nga frika e patrulles ushtarake se mos me gjurmonin nga mbrapa,  u pengova dhe u rrezova buze nje perroi duke  u shtrir sa gjat e gjere para 2  shkurreve te cilat u tunden qe nga rrenja. I shtrire aty pa piken e fuqise rri e mendohem.. deri tani cdo gje me shkoi se prapmi,  sa me teper qe qetesohesha aty aq me teper i ndjeja dhimbjet e trupit qe isha goditur e gervishur dhe sa me teper ftohesha e qetesohesha aq me teper me dhimbnin gjymtyret.

Fq 2)  Keto jane  te mirat qe ka sjelle partia dhe pushteti me xhaxha Enverin ne krye.Ketyre te mirave e vyrtyteve u therrasin urra, urraa oburra te ndertojme socializmin me forcat tona. Cilin socializem? Me cfare force? Te pangrene e te paveshur.. Me cfare force? kush kishte mbetur jashte listave e apeleve te kampeve te perqendrimit,  burgjeve  dhe punes se detyruar. Si ndertohet socializmi kur polici me ushtarin te rrine me automatik mbi koke.

Tani e di fare mire qe tani jam i lire,  larg duarve te partise e  duke e pare veten time nga ana tjeter e telit me gjemba kam mjafte kohe te rri e te mendohem.

Kjo ishte liria qe ju premtua popullit ne kohen e luftes qe une ende nuk kisha lindur. Kjo ishte barazia qe do sillte partia duke ja marre token atij fshatarit dhe duke i folur kulak,  gjakpires,  bajazit  etj etj. Çfare ndodhi ne kete moment? Erdhi vella-vrasja,  filloji urrejtja te njeri tjetri se ju dha toka atij fukaras dembelit,  atij qe sdinte ti vente zgjedhen kaut apo kalit,  dhe qe u gjend i ngarkuar me toga te renda.

Fq 3) Dhe prap kthehemi te vuajtjet e jetes ne komunizem. Duke me kaluar ne mendje brohoritjet dhe duartrokitjet rroft partia,  rroft Enveri. Pse valle? Cfar beri Enveri me partine? Kush ishte partia? Me se u krijua kjo parti? Kush ishte Enveri? A nuk ishte Enveri me partine qe vret e pret dhe rron me gjakun e njerezve te pafajshem,  e beri popullin Shqiptar rob te partise se tij. E torturuan e munduan,  e shtypi e shkretoj,  i kalli temerrin ne zemer edhe femijes se djepit.Prishi vyrtytet Shqiptare e kombetare duke e bere vendin nje varr me kufoma te gjalla. E beri spiunllekun si pune te ndershme. Ka varrosur dhe vazhdon te varrosi sot e kesaj dite burra,  gra,  femije ne kampet e perqendrimeve,  ne mocalet dhe kenatat e Myzeqes. E beri popullin rob ne vendin e tij,  ne vatren e tij. Shkaterroi traditat shekullore te burrerise,  prishi fen,  familjet,  besen dhe nderin duke i zvendesuar ato me ateizem,  me frik,  me spiunllek,  me tradheti me turp etj..Ky ishte perparimi qe beri komunizmi ne vendin tone.

Fq 4) Valle a ka mundesi qe historia te tregoje se ne Shqiperi toka polli veze, lesh,  mish,  djath etj?

Ku mund ti gjente fshatari ato qoft i pasur qoft i varfer.

E me von o burra ne koperativ bujqesore,  çdo gje eshte falas,  bashkohuni ne koperativ.E populli i merzitur ja dergoi me njeher duke menduar se do te gjente nje sistem me te mire. Atehere e pane dhe po e shohin me syte e tyre te zinjte e ullirit duke u bere rober ne pronen e tyre. Duke mos ditur se ishte dite e djel apo dite e hene,  diteve te pushimit nuk u degjohej emri gjakundi.Ky ishte komunizmi,  kjo ishte partia mbi te gjitha,  qe na vuri zjarrin e qe na kalli temerrin. Ju trembem vellait,  nenes,  babait,  shokeve e miqeve se mos na jepnin te partia.

Keto ishin proverbat e Marksit-Engelsit puno brenda mundesive,  paguhu brenda nevojes.

Dhe tani rri i shtrire ketu ne pyllin e Çamerise qe eshte zaptuar me force nga greku.I dermuar,  i friksuar e i vetmuar mendoi te ardhmen si? ku? cfar do bej? si do me perfundoj jeta te gjorit?

E mblodha veten e u ngrita...

Ndihem i vetmuar larg gjirit te Atdheut.

•Bilal Xhaferi•

Vizitoni: https://www.facebook.com/bilal.xhaferri.12



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora