Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ergys Mertiri: Gjallesë idiote!

| E marte, 24.08.2021, 04:57 PM |


Ergys Mertiri:

Dokumenti i meposhtem tregon se nje punonjes kooperative ne rrethin e Dibres gjate vitit 1974 merrte mesatarisht 7.6 leke te reja per dite pune. Ne disa raste kjo shume shkonte edhe ne 4.3 leke. Te ardhurat vjetore ne kooperative gjate kesaj periudhe shkonin mesatarisht ne 1900 leke.

Natyrisht, shteti i asaj kohe, iu kishte lene fshatareve ne perdorim edhe nga nje bahce neper shtepi, ku ata kishin mundesi te mbillnin ndonje qepe, domate apo fasule, per te mbajtur sadopak frymen gjalle. Por çfare mund te bente fshatari me kaq para, ne nje kohe kur nje buke e zeze masive kushtonte 4 leke (kjo ne qytet, pasi ne fshat shitej vetem buke misri, si tulle)? Tete ore pune ne are me shate e lopate ne diell, shi, ngrice, per te siguruar vetem buke te thate!

Nuk po flasim per te siguruar disa komoditete elementare, te cilat fshati i shihte si luks. Nje televizor i qelbur Lura, bardhe e zi, pa vale UHF, me te cilin mund te shihje vetem TVSH-ne dhe programacionin e saj te shpifur 4 ore ne dite (nese nuk guxoje te rrezikoje burgun me ca marifete teknike per te kapur turbullt ndonje kanal te huaj) kushtonte 4500 leke, e per te cilin duhej, veç parave, edhe nje autorizim nga Partia. Pyetja pa vend qe mund te bejme eshte: Sa e mundur ishte qe nje familje kooperativistesh te mund te blinte nje televizor te tille?

E, kur shoh sot njerez nga kjo kategori qe kane nostalgji per ate kohe, kam nje ndjesi perverse te brendshme qe me thote: Ah ç'mire ua kane bere!

Nje ndjesi te tille e kam edhe per disa burra kokebardhe me kollare qe sillen verdalle andej nga Akademia e Shkencave, te cilet na thone se regjimin komunist duhet ta njohim me te mirat dhe te keqijat e veta. Keta meritojne ti ngresh sgupthi, ti dergosh te jetojne ne fshat, te punojne neper ugare e ne fund te dites t'u japesh nga nje buke te zeze gruri, nje shqelm nga mbrapa dhe: Marrsh! Jeto tani, gjallese idiote!

https://www.facebook.com/ergys.mertiri