E enjte, 28.03.2024, 09:44 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Në Tiranë lulëzon talibanizmi

E marte, 24.08.2021, 06:40 PM


Blerim Latifi:

Një lokal me stand-up comedy në Tiranë qenka mbyllur shkaku i kërcënimeve që paska marrë pas një përformimi artistik me ezanin.

Çfarë dallon kjo ngjarje nga ato që po bëjnë aktualisht talebanët në Afganistan?

Vetëm në një gjë: talebanët e Afganistanit ndalimin e komedisë e bëjnë me kallasha, ndërsa talebanët shqipfolës përmes kërcënimeve verbale dhe heshtjes së zyrtarëve shtetërorë.

Pastaj Edi Rama zemërohet me Europën që po ia mbyll dyert Shqipërisë. Natyrisht që t'i mbyll zotni kur lejon që në mes të Tiranës të të lulëzoj talebanizmi. Në Europë nuk ka vend për shtete ku liria për të bërë komedi mundet me të kushtu me jetë. Pikë.

_________

Në sfond duken malet e Moknës. Gjatë luftës atje ishte një bazë raketore e ushtrisë serbe dhe gjatë verës së vitit 1998 prej saj e gjuanin me raketa Likovcin, fshatin ku ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Predhat dukeshin qartësisht derisa fluturonin qiellit. Ishin pamje të tmerrshme, sigurisht. Pabarazia në armatim midis ushtrisë serbe dhe UÇK- së ishte ekstreme, por askush nuk e mendonte heqjen dorë nga kryengritja.Kishte ardhur ora finale e historisë: ose do ta hiqnim qafesh përgjithmonë Serbinë ose do të humbnim përgjithmonë të drejtën për të qenë të lirë.

____________

Kjo fotografi është bërë në vitin e largët 1973 në Prekaz. Në të shihet plaku Ymer Beqa duke mbushur gotat e rakisë në kafenenë e tij, të cilën e mbante prej dekadash në qendër të Prekazit. Aty burrat e katundit e kalonin një pjesë të kohës së lirë, në një ambient që sot më kujton ato kafenetë e katundeve në romanet e Marquezit, pa komoditet, me shumë tym duhani dhe fshatarë që i zë mëngjesi duke pirë, llafosur e luajtur shah ose letra.

Plaku Ymer vdiq në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar dhe me vdekjen e tij u mbyll edhe kafeneja e tij legjendare. Kjo fotografi është bërë nga Gani Hamiti, mësuesi i njohur i shkollës  fillore "Azem Bejta" të Prekazit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora