E premte, 19.04.2024, 09:09 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kryetari i Komunës së Strugës,Ing. Ramiz Merko, nderohet me çmimin”Pjetër Bogdani”

E premte, 05.12.2008, 01:33 PM


Kryetari i Komunës së Strugës,Ing. Ramiz Merko, nderohet me çmimin”Pjetër Bogdani

Kryetari i Komunës së Strugës,Ing. Ramiz Merko, nderohet me çmimin
Strugë(Maqedoni), 4 dhjetor 2008-Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës (AFCES) në fokusim të kontributeve të personaliteteve shqiptare e të huaja do të ndajë çmime të ndryshme. Në spektrin e veprimtarive shkencore, arsimore, kulturore  për sipërmarrje të rëndësishme e arritje të vlerësueshme. 
N D E R ON  
Me Çmimin “Pjetër Bogdani”  Ing. Ramiz Merko, kryetar i Bashkisë së Strugës në Maqedoni,“ Për  themelimin e  institucionit arsimor sipëror “EURO-KOLEGJ” në Strugë,me akreditim të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Republikës së Maqedonisë, me 5 fakultete në 8 drejtime, me studime për master e diploma të njohura ndërkombëtarisht; për themelimin e Institutit për Hulumtime Ekologjike dhe Teknologjike të USHT në  Strugë; për arritjet në promovimin e zhvillimin e turizmit në komunë;për kontributin e tij me hapje paralele në arsimin e mesëm në fshatin Llabunishtë e klasa të arsimit fillor me mësim në gjuhën shqipe në disa vendbanime të komunës; për përkujdesjen aktive për veprimtaritë  cilësore tradicionale, si Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës e Valles së Përpunuar  “Kënga Jeho”, Festivalin Ndërkombëtar “Mbrëmje poetike të Strugës”, etj; për ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve ndëretnike në komunën e Strugës”.Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës do t’i dorëzojnë ing. Ramiz Merko, Kryetar i komunës së Strugës e Kryetar i radhës për Euro-regjionin Prespë-Ohër, Çmimin “Pjetër Bogdani, më datën 5 dhjetor 2008, ora 12.00 ne hotelin modern “Royal”, në qytetin e Strugës.
FORUMI SHQIPTAR I KULTURËS, EDUKIMIT E SHKENCËS

Hajdin ISLAMI ,gazetar nga Vushtrria 

        VushtrriaPRESS
www.vushtrriapress.tk
www.vushtrriapress.shqipo.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora