E shtune, 25.09.2021, 04:15 PM (GMT+1)

Speciale » Karanxha

Ilia Karanxha: Gentile Bellini dhe Skënderbeu ynë

E hene, 23.08.2021, 07:25 PM


Gentile Bellini dhe Skënderbeu ynë

Nga Ilia S. Karanxha

Qëllimi i këtij jetëshkrimi të shkurtër e të pjesshëm për veprimtarinë artistike të  Gentile Belinit është të nxjerë  në pah disa krijime të këtij artisti të madh  qysh në fazat e parë të veprimtarisë së tij,  si piktor portretesh,  kryesisht  deri aty nga vitit 1468.  Ky fakt do ndihmojë sadopak të njihemi sa më afër  me veprat e me talentin  Belinit në hapat e para të karjeres së tij si piktor. Në bazë të kësaj njohje mund të gjykohet më mirë nga pikpamja artistike veprat e mirënjohura publikisht    këtij artisti të madh  me ato që  pretendohen si të tilla që  për rastin tonë  konkret bëht fjalë për portretizimi  e Skënderbeut. Deri më sot një  hulumtim i tillë nuk është bërë asnjëherë  nga studiuesit  shqiptarë.  Debatet  që një vepër arti t`i atribuhon ose t`i mohon  një piktori të madh janë më se të zakonëshme në historinë e artit.  Ndërkohë ato bëhen edhe objekt  analizash të kujdeshme për të evitur artibuime të pa sakta.

Në rastin tonë  konkret (kuptohet edhe në çdo rast të tillë të ngjashëm) është më se e arsyeshme që vepra të pretenduara si të Gentile  Belinit të hulumtohen  e të ballafaqohen lidhur ngushtë me  jetën dhe veprën  e Bellinit për të dalë tek Skënderbu ynë.  Rruga e kundërt, pra analizimi i saj brenda kontekstit të ikonografisë kastriotiane,   nuk mund të jetë e saktë mbasi ekzitojnë  një larmi portretesh e po ashtu edhe një larmi piktorësh, herë të njohur e herë të pa njohur, që krijojnë vështirësi në përcaktimin e elementëve baziliarë të një  vepre  siç janë data e realizimit, autori i vepres  por edhe raporti i piktorit me personin e pikturuar. Kjo e fundit na shërben për të kuptuar në se piktori ka pasur si objekt në portretizimin e vet  personin dal vivo apo një portretizim të tij. Kur mungojnë të gjitha këto elementë atëhere në qëndër  të debatit vihet  niveli artistik i vepres i krahasuar me vepra të sigurta të piktorit për të cilin aludohet e në rastin tonë konkret me veprat më të para të Gentile Bellinit.

Ideja e portrtit nga dora e Belininit, në kontekstin e ikonografisë kastriotiane,  u  sugjeruar për herë të parë në një  formë hipotetike  nga  antikuari dhe numismati austriak  Friedrich von Kenner në fund të shekullit të XIX. Kjo ide e re në ikonografinë kastriotiane  duhej të merrej në konsideratë me një farë rezerve dhe me një sy kritik. Fakt  që nuk është marrë në konsideratë nga asnjë historiograf shqiptar.  Në të kundert  besoj se do të kishim  më pak mundësi të gabonim me veprën  e parë të panjohur  skenderbeiane që do na dilte përpara.

Në studimet  e deri sotme, që kemi bërë  nga pikpamja historiografike, biografike e ikonografike, nuk kemi gjetur dot asnjë pikë kontakti mes Skënderbeut dhe Gentile  Bellinit. Tentojmë tani të shikojmë këtë argument edhe në prizmin  e nivelit artistik mes veprave të mirënjohura  që kanë dalë nga dora e Bellinit kryesisht në fillimet e veprimtarisë së tij artistike, të njohura unanimisht nga të gjithë studiuesit  e Bellinit, të krahasura e të  ballafaqura edhe me dy portret e  Skënderbeut që pretendohen sot si vepra të  Belinit.

Fillimisht u njoftua si një vepër e Bellinit  portreti në pronesi i familjes Curani nga Shkodra  të cilin e ka mbrojtur historiani  Kristo Frashëri dhe  së fundi ish- portreti i koleksionistit Prof. Richard I. Johnson (1925-2020 – Chestnut Hill Massachusetts) publikuar  e argumentuar  në “Zemra Shqiptare” nga studiuesit  Fotaq Andrea dhe Dritan Muka.

Ky portret shoqërohet  edhe nga një shënim  sqarues i shkrojtur nga një person i pa njohur i cili me sa duket duhet të ketë  qënë fillimisht pronari i veprës. Në të lexohet :  Portret i Kastrioti/Skanderberg, (vitet: 1405-1466), shek. XVI, Shkolla Italiane, sipas origjinalit në Uffizzi, vaj, panel; (në pjesën lart, majtas portretit shkruhet:)  SCANDER BECO; (pas panelit është shkruar me grafit:) “Gentile Bellini (1425-1501).

Duke patur parasysh faktin se ideja e portretit të Skënderbeut e realizuar nga dora e Gentile Bellinit  doli për herë të parë në fund  të shekulli XIX ne një formë hipotetike nga ana e Kenner-it  shkrimi i mesipërm i takon të jetë shkrojtur në  shekullin që sapo kaluam.

Bie në sy gjithashtu fakti se personi i panjohur nuk di se kur ka vdekur Skënderbeu. Ka një farë kontradite tek fjalët : “shek. XVI, Shkolla Italiane, sipas origjinalit në Uffizzi”  Shekulli i XVI i referohet kohës kur është realizuar  portreti ?  Pastaj tek Uffizzi nuk ekziton origjinali por kopja në shkallën e  dyte të  originalit. (Mungojnë kopja origjinale por edhe rikopjimi që i bëri asaj Paolo Giovio aty nga vitit 1540).  Sidoqoftë portreti i Skënderbeut hyri në Uffizzi pas vitit 1552.    Gjithashtu  personi i panjohur që ka lënë shënimin nuk e di se në Uffizzi nuk ekziston portreti origjinal por bën një referencë  duke e vendosur atë portret pas portretit të Uffizzit. Po ky person nuk di se kur ka  lindur dhe kur ka vdekur Bellini por gjithashtu i afrohet shumë. Pavarsisht nga gabimet që ka bërë nuk duket se ka qënë krejt i pashkolluar. Përderisa ky person i panjohur që sigurisht kishte interes ta shiste atë veper e vendos pas portretit të Uffizzi (d.mth. pas vitit  1552) në këtë rast  kuptohet që portreti  nuk mund të ishte i Bellinit. Sidoqoftë shënimi ka plot kontradita. Pas gjithë këtyre gabimeve a duhet të besjojmë tek fjalët  Gentile Bellini”?

Foto 1 e 2:  Portreti i Skënderbeut në pronësi të  familjes Curani. Portreti i ish  Prof. Richard I Johnson

Gentile Bellini lindi më 1429 në Venedik dhe në pergjithësi  konsiderohet si djali i parë i Jacopit dhe Anna Innversi. I jati Iacopo  e qojti me këtë emër për të nderuar ish-mjeshtrin e tij  piktorin e famshëm Gentile da Fabaiano.  Në lidhje me dedikimin e Bellinit  drejt artit të  pikturës edhe pse nuk ekzistojnë dokumenta  konsiderohet si diçka e sigurtë që ai mesimet e para i mori në punishten e të jatit të vet me gjithëse në punimet e para ndjehet më shumë influenca e tij nga stili i  kunatit  Andrea Mantegna por edhe nga ambienti artistik padovan.  Ky fakt bie në sy  më shumë tek portretizimi i Petrarkës i cili konsiderohet si një  nga veprat e para të Bellinit dhe  datohet aty rreth vitit 1460.

3 -  Portreti i Petrarkës

4-  Po në këtë periudhe pa një datë të sigurtë  kemi edhe portretin e një të riu (Vaj mbi pëlurrë 26x31)  i cili ndodhet sot në Pinakotekën e keshtjellës Sforcesko në Milano.

4- Portret i një djali

5 - Gjithmonë në të njëjtën periudhë,  pra pas vitit 1460, është realizuar  portreti i  Shën Mërisë me Fëmijën dhe dy bamirës (tempera  mbi dru 74 x 46 cm).

5- Portreti i Shën Mërisë me fëmijën dhe dy bamirës. (Madonna con Bambino e i due donatori )

6 - Në këtë periudhë është realizuar edhe  portreti i një dozhe (mendohet  Pasquale Malpiero;  tempera mbi dru 53.3 x 42,5 cm) .

6- Portreti i një dozhe

7 - Vepra Njoftimi hyjnor (Annunciazione)  sot në Muzeun Thyssen – Bornemisza Madrid  gjithashtu referohet aty mbas vitit 1465 (teknika të perzjera mbi dru 33 x 124 cm). Për një kohë të gjatë kjo veper  ka qënë objekt  debatesh për përkatësinë e saj.  Është pranuar së fundi  si vepër e G. Bellinit.

7.  Njoftimi hyjnor  (Annunciazione )

8-  E para vepër e Belinit me një datë të dokumentuar  është portreti  i plotë  i Të Bekuarit Lorenzo Giustiniani (temperra mbi dru  221x155 cm) i cili u piktura  më 1465  për kishën Shën Maria e Kopshtit (Santa Maria del Orto) dhe u vendos mbi portën kryesore të kishës. (Po kjo vepër pati më vonë shumë rikopjime në  gjysëm bust.)  Duke qënë se vepra  ishte në kontakt me ambientin e jashtëm pësovi mjaft dëmtime. Vepra në vetvete tregon  gjithashtu  edhe pasionin e Belinit për portretin e në të njëjtën kohë duke ju dedikuar artit ikonografik kishtar shikohej me sy të mirë nga autoritet veneciane.

8-  I  Bekuari Lorenzoa Giustiniani (Beato Lorenzo Giustiniani)

8/ 1  Detaj

Më 15 dhjetor 1466 Shkolla e Madhe e Shën Markut i ngarkoj Bellinit, për  Sallën Këshillit,  të realizonte dy tabllo të mëdhaja  të cilat të paraqisnin episode  nga  arratisja e ebrejve nga Egjypti (këto vepra u shkatëruan më 1485 gjatë një zjari që pësoi Shkolla). Ja pra ndërsa Bellini ishte angazhuar në realizimin e këtyre veprave madhore nga instutucionet më të rendesishme veneciane të cilët e paguanin sa ju kërkonte,  Skënderbeu në Romë diskutonte me papën dhe me kardinalët  për ndihma me qëllim që të vazhdonte luftën mbasi Kruja vazhdonte të mbahej e rrethuar nga Ballan Pasha.  Ishte një luftë për jete a vdekje. Mbrojtja e shtetit të Skënderbeut ishte edhe mbrojtia e Italisë por kardinalët nuk para e mendonin kështu. Nga mazi i shkurtit të vitit 1467 Skënderbeu u largua nga Roma per të shkuar në mbreterin e Napolit ku pati ndihma mbreti Ferante. Më pas kur kishte arritur në Shqipëri i mbritën edhe ndihmat e premtuar nga papa fakt qe e ndihmoji të çlironte Krujën nga rrethimi.

9.  Aty nga vitet 1467-1468  është edhe vepra Mëshirë mes Shënjtorve Markut dhe Nikollës  në pallatin dukal që konsiderohet se Gentile Belini e ka realizuar nga një bocet i vëllajt të tij Giovani Bellini.  Gjëndet në Venetik Pallati Dukal.

9 -   Pietà tra i SS. Marco e Nicola (Venezia, Palazzo ducale)

10. Vendosim këtu edhe  portret e një të riu të cilat nga pikpamja e realizimit artistik duken shumë larg nga portretet  tona që supozohen si të Bellinit.

10 - Portret i një të riu

11- bis

Në shkurt të vitit 1469 me rastin e  vizitës të Federiko  III në Venedik,  Bellinit ju akordua titulli  i nderit «kont i pallatit» të cilën  Bellini e pranoj me kënaqesi dhe  në tabllonë Shën Mëria që ndodhet tani në koleksionin Mond (Londra National Gall.,  pak më vonë se 1469 ) do ta firmosë : opus Gentilis Bellini Veneti equitis (Këtë vepër nuk patëm mundësi ta gjenim- I.K.)

12 -  Dante Aligeri

13- Në vazhdim po vendosim edhe dy portretizimet   që i janë  bërë doxhes Giovani Mocenigo në vitet 1478- 1485. Bie në sy kontrasi mes personit të portretizuar dhe sfondit…!  Një pikturim  i tillë nuk vërehet tek vepra jonë. Mungon kontrasti mes personit të  portretizuar dhe sfondit ku ai është paraqitur pa folur këtu për reduktimin që i është bërë figurës së Skenderbeut në krahsim me portretet më të hershme që njohim duke nisur nga ai në kodi i Fenestelles (1465) në grafika  tek vepra Historia de vita et gestis...(1522) e Marin Beçikemit .. apo tek vepra e Altissimos (pas vitit 1552)

13 – Doge Giovani Mocenigo

14-  Idem - Portretizim i mëvonshëm

Romanshorn 22.VIII. 2021



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora