E premte, 19.04.2024, 11:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Mërgimi në mërgim

E diele, 22.08.2021, 10:28 AM


MËRGIMI NË MËRGIM

Kjo këngë me ëndërr u bën thirrje të rinjve

shqiptar, rrini më afër gjakut tuaj  dhe 

afër gjuhës së nënës e varreve të prindërve

më afër të afërmëve tu dhe më afër miqve

jepja dorën vendit tënd dhe atdheut, bëhu

zot i tokave të tua e zot i të adhmes tënde

Atdheu ka fuqi magjepse të na tërheq e të

të na bën ta duami vendin dhe të punojmë

Çamët dhe arvanitët e Ilirida janë shqiptar

flasin dhe shkruajnë njëjtë  si  të gjithë né

dasmat dhe mortin  i  kemi  krejt të njëjta

Shqiptar, je adresë e gjallë e atdheut tënd

t´i kujtojmë rrënjët tona, të ardhmen tonë

rrini    afër  njëri  tjetrit, përbashkohuni

se djalli këmbët i ka shtrirë kudo në atdhé

Mërgimi në  mërgim  e  shton  përmallimin,

tharjen e gjuhës dhe humbjen e identitetit

Shqiptar, je himn për tokën dhe  për lirinë,

respekt kush di të përqafon e të dashuron.

Shqiptar, secili nga né në atdhe e kemi nga

një copë zemër dhe nga një copë të dheut

që quhet, Shqipëri, Dardani, Iliri e Çamëri,

kjo këngë mision u bën thirrje    gjithve;

vetëm të bashkuar e kemi fuqinë e çlirimit!...

Atdhe Geci - Dortmund, Gjermani, 2021



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora