E diele, 26.06.2022, 09:04 PM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Aksionet divërzante të Aziz Zhilivodës

E diele, 22.08.2021, 11:19 AM


Aksionet divërzante të Aziz Zhilivodës në Jugosllavi (Kosovë)

(Si divërzant, Azizi një ditë kishte mësyer për në shtëpinë e Shaban Gelës nga Mihaliqi. Mirëpo pa prit e pa kujtuar rreth oborrit, në kopshtin me perime ishin stacionuar dy policë serbë komunistë. Kur i sheh policët , Azizi nuk zbrapset, megjithë befasinë, por me një gjakftohsi përmbahet. Afrohet dhe u kishte bërtitur në gjuhen serbe: “shta radite ovde” (çka bëni këtu) dhe pasi e njëhte mirë gjuhen serbe, kishte filluar që t’i çortojë se do të merr masa ndaj atyre që u ka caktua, sepse unë e kam marr personalisht detyrën për ta zënë Aziz Zhilivodën. (Azizi ishte i veshur me uniformë të ushtarakut të lartë Jugossllav).

Nga Hilmi Saraçi

Në vitin 1953 Aziz Zhilivoda me dy shokë të tjerë kishte marrë urdhërin nga Sigurimi Shtetror Shqiptarë dhe kishte dalë në Jugosllavi (Kosovë) si zakonisht me detyra të caktuara. Kështu si divërzant ishte veshur me rrobe të eprorit ushtarak jugosllav dhe sipas rrethanave edhe me rrobe të organit që ruante pyllin (pylltarit).Mirëpo gjatë kësaj kohe OZN-a e kishte diktua me kohë se Azizi ka dalë në Jugosllavi (Kosovë), prandaj kishte angazhua policinë që të përqendërohet në ato vende ku mendonte se Azizi me shokë do të këthehej dhe do të strehohej. Shaban Gela nga Mihaliqi më herët kishte qenë ballist dhe bashkëluftëtar i Aziz Zhilivodës, prandaj OZN-a kishte dyshua, prandaj kishte angazhua me kohë policinë për ta përcjellur terenin hapsiror për rreth shtëpisë së Shabanit. Kështu kur një natë kishte mësye Azizi për në shtëpinë e Shaban Gelës, si zakonisht, pa pritur e pa kujtuar, rreth oborrit, në kopshtin me perime ishin të stacionuar dy policë serbë, komunist. Kur sheh Azizi policët nuk zbrapset, megjithë befasinë, por me një gjakftohtësi përmbahet, ishte afrua dhe u kishte bërtitur në gjuhen serbe: “ shta radite ovde” (çka bëni këtu ). Azizi pasi e njihte mirë gjuhen serbe kishte fillua t’i çortojë se do të marrë masa ndaj atyre që u ka caktua, sepse unë e kam marr këtë detyrë për ta zënë përsonalisht Aziz Zhilivodën… Policët serbë komunist kur shohin Azizin me uniforme të eprorit të lartë ushtarak, frigohen dhe lëshojnë pozicionet dhe shkojnë pa asnjë kundërshtim.Pastaj Azizi me shokët e armatosur me pushkë automatike, hyjnë brenda, marrin ushqim dhe sende të tjera pastaj drejtohen kah “Ura e Frengut” mbi Sitnicë që ishte në mes të Mihaliqit dhe Prilluzhës. Ata më parë e kishin sygjerua dhe porositur Shabanin, të zotin e shtëpisë që sa më shpejt të shkojë dhe të lajmërojë në polici se me dhunë i kishin hyrë brenda ballistët , me Aziz Zhilivodën, për ta arsyetua veten dhe për të mos merren masa, më vonë ndaj tij. Shabani menjëherë kishte shkua në Prilluzhë dhe kishte lajmëruar rastin në stacionin e policisë, ndersa Azizi me shokët e tij kishte vazhdua rrugën në drejtim të Fushë Kosovës dhe nga Fushë Kosova në drejtim të maleve të Sharrit për të arritur në rrethinën e Tetovës ku e kishte një mik të hershëm. Pas një udhëtimi të vështirë kishin hyrë në një mal pa ditur se ku kishin arritur.Në këtë mal kishin takua një maqedonas që po prente dru. Azizi me shokë tashti, ishte i veshur me uniformë të pylltarit, prandaj i afrohen maqedonasit që prente dru dhe i kërkojnë lejen për prerjen e druve. Maqedonasi i friguar dhe i hutuar, nuk kishte pasur leje, por e kishte tregua letërnjohtimin dhe ishte lutur që mos ta denojnë, sepse ky mal është pronë e tij personale. Kështu tashti kishin kuptuar mirë se ku gjendeshin, prandaj e kishin lirua maqedonasin të shkojë pa u “denuar”. Në Tetovë kishin gjetur shtëpinë dhe mikun e herëshëm që e ndihmonte në këto raste të vështira, prandaj shkojnë për tu strehua, ku qëndrojnë një kohë të gjatë, sepse kufiri për kalim në Shqipëri ishte i siguruar shumë nga forcat kufitare komuniste serbe. Kështu kishin pritur deri sa të bije borë dhe të merrë fëtohtë i madhë. Pas një pritje kishte ardhur dimri , me të ftoht dhe acar të madh. Azizi me shokë, nëpër këto kushte të papërshtatshme kohore, kalon kufirin dhe del në Shqipëri… ( Shih librin tim : “Aziz Zhilivoda”)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora