Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lekë Mrijaj: Prof. Pal Canaj, një emër i spikatur në rrafshin intelektual

| E diele, 22.08.2021, 10:30 AM |


Prof. Pal Canaj, një emër i spikatur në rrafshin intelektual dhe në atë edukativo-arsimor

Shkruan: Lekë Mrijaj

Për shërbimin e tij dinjitoz dhe me devotshmëri e përkushtim maksimal, për nivelin e lartë të dijeve dhe profesionalizmin në përçimin e tyre, Pal Canaj, profesor i Sociologjisë dhe i Filozofisë në Shkollën e Mesme "Luigj Gurakuqi" në Klinë edhe përkundër pensionimit të tij të rregullt ligjor, do të mbetet një emër i spikatur si në rrafshin intelektual, poashtu edhe në historinë e arsimit shqip të shkollës së mesme në qytetin e Klinës.

Pal Canaj si një profesor i dalluar prej afro katër dekadash, qe nga data e 20 gushtit, ka rrumbullakësuar plot 65 vjet, dhe sipas ligjit në fuqi në Republikën e Kosovës, ky veteran i arsimit tashme,ka marrur epitetin e të pensionuarit, duke e përmbledhur me sukses të shkëlqyeshëm karrierën e tij prej një pedagogu të admiruar e të një  intelektuali të spikatur, e që padyshim mbetet një nga profesorët më të çmuar, të zellshëm dhe tejet energjik në rrafshin edukativo-arsimor, i cili për tërë ato vite edukoi shumë breza në Shkollën e Mesme "Luigj Gurakuqi" në Klinë.

Vlen të potencohet se ashtu siç e njeh Klina me rrethinë-Dukagjini, për tërë ato vite deri në ditën e sotme, këtë personalitet e njohin si njeri të formuar dhe si një pedagog vërtetë të sinqertë me nxënësit, i edukuar dhe fjalë pak.

Ai, si një profesor e intelektual karizmatik(e them nga këndvështrimi im) i takon plejadës së figurave më të rëndësishme të botës intelektuale kombëtare të fundviteve '80-ta, viteve '90 dhe të pasluftës së fundit në Kosovë. Këtë personalitet të shkathtë e njohin për afro katër dekadash breza nxënësish të tij e prindër të tyre, si dhe qytetar të tjerë te Klinës.

Qytetarët klinas dhe nxënësit e tij të shumtë, të cilëtsot janë inxinierë, mësues, mjekë, drejtor e sekretar shkollash, drejtorë të drejtorive komunale në Klinë, oficier të FSK-së e Policisë së Kosovës, të cilët edhe kanë një respekt të veçantë për këtë njeri të fushave të gjera intelektuale e arsimore si dhe për horizontin e ideve, horizontin e dëshirave, të ambicieve dhe aspiratave të nxënësve në përgjithësi pra tamam i qetë, i pjekur, shumë i kulturuar, nuk pajtohej me asnjë devijim nga parimet e virtytshme dhe njerëzore, por mbante qëndrim tamam të formuar. Shpërthyes dhe autoritar në ndëshkimin e tij individual, sepse përherë qëndronte në vendin e nderit, sinqeritetit dhe dinjitetit familjar, farefisnor, kombëtar e njerëzor.

Ai, më mirë se askush tjetër, apo si më së miri gjatë tërë atyre viteve të mësuesisë në Shkollën e Mesme në Klinë, ishte orientuar për të shkuar përtej orës së mësimit, për të shkuar përtej marrëdhënies së ngushtë që i lidh bashkë nxënësit me mësuesit dhe për të krijuar hapësira intelekti të dijes mësimore e qytetarie në mjedisin e edukimit në Selinë e Dijes së Shkollës së Mesme "Luigj Gurakuqi" në Klinë.

Në funksion të këtij angazhimi, prof. Pal Canaj edhe gjatë okupimit serbian, qysh në fillimvitet '90-ta pikërisht kur Serbia gjenocidiale rrënoi institucionet e mësimet në Kosovë, profesori në fjalë u gjend gjithmonë përkrah të drejtave të nxënësve, duke iu dhënë një mbështetje shumë të fortë nxënësve përmes shkollës si qendër edukativo-arsimore, duke u angazhuar me projekte të natyrave të tjera jashtëshkollore. Ishte mbeshtetës i Pajtimit t? Gjaqeve që kryesohej nga prof. Anton Çetta e bashkëpuntoret e tij.Njëkohësisht si një intelektual i çmuar ishte edhe përkrah të drejtave dhe lirive njerëzore në vendin tonë, pra për Liri, Demokraci dhe shtetësi të Republikës së Kosovës si dhe një bashkthemelues kyç i Sindikatës së Pavarur të Kosovës si dhe anëtar kryesor i kryesisë së Kongresit të parë të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Si një intelektual karizmatik që në fillim vitet '90-ta, ishte i angazhuar kundër shpërnguljes së shqiptarëve dhe kthimin e tyre në trojet e tyre etnike. Për dy mandate me radhë në periudhën e pasluftës së Kosovës, ishte edhe deputet i asmblesë së Kuvendit Komunal të Klinës.

Me prof. Pal Canaj, i cili aktualisht është kryetar i Asociacionit të Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" në Klinë, (Asociacion Intelektualësh qe vepron qe nga viti 1990) personalisht kam fatin të punoj e veproj pothuajse gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit pra janë të shumta rastet, kur jo si eprori me vartësin, por si bashkëpunëtorë të përkushtuar kemi dhënë dhe po japim kontributin tonë në rrafshin e gjithmbarshëm dhe në atë kulturor.E them me plot përgjegjësi se kontributi i prof. Pal Canaj mbetet në themel të këtyre institucioneve, aso kohe të brishta, por që njohën histori suksesi gjatë viteve në vijim.

Biografia: Pal Canaj u lind me 20 gusht 1956 në fshatine Lugut të Drinit në Ranoc të Klinës. Mësimet e para të Shkollës fillore i kreu në Zllakuqan, ndërsa ato parauniversitare apo të mesmen në gjimnazin “ Luigj Gurakuqi” në Klinë. Studimet e rregullta i nisi dhe i përfundoi në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik, dega Filozofi – Siciologji. Pas përfundimit të studimeve menjëherë filloi punën si profesor në Shkollën e Mesme në Gjakovë, dhe më pastaj vijoi punën si profesor në gjimnazin “Luigj Gurakuqi “ në Klinë, ku deri në ditën e sotme kreu detyrën e mësimdhënësit në lëndët e filozofisë dhe sociologjisë. Është marrë me hulumtime e krijimtari që nga fundvitet '80-ta ka shkruar poezi, prozë, thënie filozofike, anekdota si dhe ka trajtuar tema të ndryshme pothuajse nëpër të gjitha gazetat shqiptare si në Kosovë poashtu edhe në Shqipëri. Ka të botuar (në bashkautorësi me M. G.) dy libra tjera. Njëri liber dedikuar, "Llesh Gjon Lleshaj", si dhe libri tjetër “Mësonjëtorja e Zllakuqanit”. Ka në dorëshkrim edhe qindra shkrime tjera shkencore (të trajtuara nëpër Sesione të ndryshme shkencore), analiza, publicitikë, shkrime gazetareske, poezi, prozë, anekdota etj.

Në fund të këtyre pak fjalëve modeste të cilat i kam artikuluar në opinionin tim, dedikuar prof. Pal Canaj, e them se ky intelektual e mësues si një personalitet me renome të lartë intelektuale, vërtetë reflekton një pozitivitet në punë duke dhënë mesazhe në rrafshin intelektual, mësimor, letrar e artistik ndaj në kuadër të 65 vjetorit e lindjes dhe pensionimin të tij, prof. Pal Canaj i urojmë shëndet dhe çdo të mirë!

Unë dhe bashkëpuntorët tuaj e qytetar?t klinas, edhe përkundër pensionimit tuaj akoma presim nga ju-Profesor i nderuar – do të ishte fjala ime përmbyllëse e këtij opinioni tim.

Edhe njëherë shëndet dhe çdo të mirë profi. Gëzuar!