E enjte, 25.04.2024, 07:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Ujëvarat e mallit

E diele, 22.08.2021, 10:13 AM


UJËVARAT E SHPIRTIT

Libri me poezi "UJËVARAT E MALLIT" të FUAT MEMELLIT

(ese)

Nga Përparim HYSI

Tek u dhashë fund poezive të FUAT MEMELLIT në librin"UJËVARA MALLI", pa autorizimin e tij, po bëj një koregjim: po i quaj"Ujëvara shpirti". Kjo ndërhyrje nuk e cënon fare"pronësinë e tij intelektuale" dhe ndërhyrja ime është paksa e qëllimtë. I shoh poezitë e këtij vëllimi dhe më duken që të gjitha, en bloc, si regëtima që vijnë nga një shpirt i brishtë.

Çdo poezi, ngjëron mall. Sa bëj një"trokitje në tërë portat e poezive" dhe, tek të gjitha, gjej atë që MAKSM GORKI e ka thënë një shekull më parë:" Kujtimet, - ky xhehnem i të pafatëve, - janë kaq të forta, sa mund të ngjallin edhe gurët, edhe shkurret, duke hedhur ca pika mjaltë mbi helmin që ke pirë dikur."

Dhe kështu ka ndodhur dhe me POETIN FUAT MEMELL!. Libri me mbi 150 poezi, është një antologji malli. Aq mall ka në poezi, sa me të drejtë, metaforikisht i quan ujëvara malli. Unë i pashë këot"ujëvara" tek varen drejt e tek zemra e POETIT dhe vargjet kthehen në gjeneratorë që gjërojnë dritë. Kjo dritë hyn në shpirtin e  Poetit dhe ky, si ai DANKO në tregimin"Zemra e DANKOS" e merr këtë dritë dhe ua përcjell njerëzve: së pari, lexuesëve.

*      *      *

Së pari, malli si një copë"ujëvarëshpirti" vërshon për nënën. Duke i kushtuar disa poezi nënës, Poeti sikur është në sinkron  me PEDAGOGUN e madh zviceran, PESTALOCIN që thotë:" Vetëm nëna është i vetmi njeri në botë që na do, ende pa na parë". Nëna..."mes punësh, në fshat, si përherë/

edhe në ëndërr, kështu më ke dalë

Me buzën në gaz.si pranverë

Dhe shaminë lidhur mbi ballë./

Po vjen 8 marsi... dhe po NËNËS"i dërgon një tufë lule pranvere/mbështjellë me mallin tim. Në këtë"metaforëhiperbolike"(mbështjell me mallin tim), sikur i ka thënë të tëra.

Pas nënës, babai:"kutia, gota, tespiet" janë elemente që sikur ia bien pranë. Mandej poezitë e mallit, vazhdojnë me fëmijët, me nipat, me mbesat dhe një e vetme për MUKADESIN që ka dyzet epesë vjet me të. Kur i shoh këto poezi aq të ngrohta që nuk janë më familjare, them se ka të drejtë ish PRESIDENTI FRANCEZ, NIKOLA SARKYZY që thotë:" Nëse nuk thuaj gjëra personale në një libër, atëherë ku qendron interesantja"?Por pse them se poezitë për familjen, nuk janë vetëm për të. Mesazhet e ngrohta që përcjellin, flasin për një familje të shëndoshë, në një kohë kur familja si "Qeliza ONE", kur thonë amerikanët, sikur po  merr rrokullimën edhe në vende ku familja është çerdhja ku gjenetikisht rritten breza të shëndoshë.

*     *    *

Krijimtaria, e çdo lloji qoftë, nuk është sinurgji apo veprimtari mendore që ndodhet në natyrë.Përkundrazi: krijimtaria është në mendjen e krijuesit.Dhe, kur thoshte MENDJENDRITURI, I PAVDEKSHMI, MOIKOM ZEQO:"Poezia është një shtegtim emocional", kështu ka ndodhur dhe me poezitë e POETIT FUAT MEMELLI:" Ky emocionalisht, sikur hypën mbi "qilimin fluturues të përrallës"dhe"mulliri i tij krjues" veç bluan e bluan vargje.Kur edhe vet  e shoqëroj POETIN në"shtegëtimin e tij emocional", vërej se poezitë kanë një "emërues të përbashkët:mallin. Ky mall fillon me SINICËN ku i ka rënë koka;për lumin e SINICËS; për jazin tek mulliri që ka mbetur jetim, për... dhe vij në një përfundim. SIndroma e mallit nuk është ajo"sindroma e Stokholmit", por është ajo i pengut që i robëron shpirtin.

Dhe nuk di pse më vjen ndërmend NËNË TEREZA që ka thënë:" Jo secili mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjnë gjëra me dashuri të madhe." Me dashuri të madhe është kjo"antologji poetike malli".

FUAT MEMELLI, familjarisht, rron në BOSTON të AMERIKËS ku është bërë dhe shtetas amerikan. Por gjumin atje e bën me copa, se i shfaqen  viset ku i ka rënë koka. DEVOLLIU i MADH, DRITËRO AGOLLI, shkroi për vete:"... shkoi në EVROPË/brodhi në AZI/por nga koka deri tek thonjët mbetë DEVOLLI/. Nga"sindroma e DEVOLLIT" vuan dhe FUAT MEMELLI, po për këtë duhet kënduar kështu:" ... shkoi larg, gjer tek AMERIKA/por zemra e shpirti tij mbetë tek SINICA."

Tek shkruaj kështu, nuk jam hiç larg të së vërtetës. Në vargjet e tij gjenë poezi peizazhi, sa, po të ishte gjallë, PIKTORI i Popullit, VAVGJUSH MIO, nuk kishte pse dilte me kavaletë lëndinave të KORÇËS për pikturat e tij. Në vargjet e FUAT MEMELLIT i gjen të katër stinët:pranverën gjelbëroshe, verën e okërrt (ngjyrë që aq e pëlqente VAN GOGU), vjeshtën që poeti e quan"stinën etij"(për shkak të moshës), por dhe dëborën e dimrit. Tek shoh gjithë këto poezi që janë si një flladë për secilën stinë, pastaj, bëj një"prapaktheu në kohë" dhe them:" Po të ishte gjallë "Peshkopi i kuq" alias VIVALDI a nuk do inspirohej nga këto për katër stinët?Hamendësitë dhe analogjitë rrallë janë të sakta, por unë mendoj se jam afër realitetit.

*     *    *

Sado që jeton në Amerikë, ai me trup është atje, por me shpirt në SHQIPËRI.E gjen duke bërtitur:"Mos prekniVALËN! Mos prekni Lumin! Ndal"piromanëve" që djegin vendin.  Është afër "grevës së studentëve", por jo për t'u shfrytëzuar nga militantizma partiake.

Një cikël më vete janë poezitë që janë shkruar në kohën e"Covidit". Siç shihet, ai e ndjek jetën në tërë dinamikën e saj dhe, siç vë re, sentenca"Asgjë njerëzore, nuk është e huaj për mua", e gjen veten në disa poezi, si" për  Marotonisten nga BOSTONI", për atë"indianin e verbër" që nuk përton t'i bëjë shoqëri;për"dy qentë që i vdiqën:një në SHqipëri e një në BOSTON;për atë MARIKËN nga ZVIRINA që nxjerr bukën e gojës duke mos u trembur nga jeta.

*   *   *

Nuk mund ta mbyll këtë shkrim timin, pa lakuar më të qenësishmen në gjithë librin.Kapitulli më me vlerë është altruizmi i autorit.Fjala "ALTRUIST" për FUAT MEMELLIN duhet shkruar me gërma kapitale.LAO TZU thotë:"Të njohësh të tjerët, është intelegjencë. Të njohësh vetetveten, është mençuri.".Pse nuk i mungojnë këto dy atribute, POETI qan me vargje shpirti: për NURI DRAGOIN, për AHMET OSJEN, për MURAT GECAJ, për... ( të më ndjejnë se lista është e gjatë)... dhe elegjitë vijnë dhe për atë mësuesen LUIZA DULE që humbi jetën aksidentalisht.

Pa dyshim, në këtë listë të gjatë, ka një vend nderi, NËNË TEREZA E DEVOLLIT, alias ALBERT HYSOLLI.Ky, DEVOLIU i madh, i ka sjellë ujë SINICËS;ka ndërtuar ura;ka ndërtuar çatinë e shkollës etjera.Dhe për pak, harrova të flas për stilin:" Nuk ka rëndësi në shkrimi është i madh apo i vogël, rëndësi ka që të jetë i lexueshëm., ka thënë WOLFANG BROKARD. Tek shkruaj për stilin aq të lexueshëm të FUAT MEMELLIT, më vjen ndërmend NIÇE që thoshte:"HEGELI dhe KANTI sikur shkruajnë për veten e tyre.Kanë stil "të palexueshëm".Po të ishte gjallë NIÇE do ta përqafonte ngrohëtsisht POETIN FUAT MEMELLI.

Më së fundi: si mos e duash poezinë dhe vet FUAT MEMELLIN, kur në të janë gdhëndur ato fjalë që me kohë i ka thënë CHARLES DIÇHES:"Paç një zemër që nuk bëhet gur kurrë; një temperament që nuk lodhet kurrë dhe një prekje nuk lëndon kurrë". Komentet janë veç një teprim dhe aq.

Tiranë, 19 korrik 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora