E shtune, 20.04.2024, 05:26 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Robelli e kreu detyrimin e Xhihadit si islamik shqipfolës kundër kolonel Dritan Demirajt

E diele, 22.08.2021, 05:03 PM


Enver Robelli e kreu detyrimin e Xhihadit si islamik shqipfolës kundër kolonel Dritan Demirajt

Nga Kastriot Myftaraj

Enver Robelli, gazetari me prejardhje nga Kosova dhe me banim në Zvicër e ka qortuar ashpër kolonelin nga Shqipëria Dritan Demiraj, një oficer ky i forcave komando shqiptare që ka shërbyer për një kohë të gjatë në Afganistan, në periudha të ndryshme kohe, prandaj e njeh mirë këtë vend, mendësinë e njerëzve të atjeshëm, kulturën shoqërore atje.

Enveri i Zvicrës është prekur se kolonel Demiraj i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të marrë masa për t’ i mbikqyrur afganët që do të vijnë në vendin tonë pasi ka mundësi që ata të shfrytëzojnë mjedisin shoqëror shqiptar ku femrat qarkullojnë lirshëm të pashoqëruara nga meshkuj dhe me veshje që për formimin kulturor të afganëve janë provokime seksuale ndaj meshkujve. Afganët që do të vijnë paralajmëron koloneli mund të kryejnë akte dhune seksuale madje edhe më keq.

Paralajmërimi i kolonelit është në fakt paralajmërimi standard që autoritetet ndërkombëtare në Afganistan iu bënin zyrtarisht femrave nga vendet perëndimore që shkonin për punë të ndryshme në Afganistan. Koloneli foli duke u bazuar në manualet që ka parë në Afganistan, të hartuara nga SHBA dhe NATO. Enver Robelli si  gazetar e kupton mirë këtë gjë.

Por Enveri është prekur si islamik. Sepse Enveri, i cili ka lindur në 1973 ka marrë vetëm një cipë të hollë kulture perëndimore atje në Zvicër, ndonëse ka shkuar që në moshë të vogël. Në mendësinë e tij Enveri ka mbetur islamik për të cilin afganët janë vëllezër islamikë. Dhe kur vëllai në përkatësi nacionale nga Shqipëria, Dritan Demiraj, thotë një të vërtetë të papëlqyeshme për afganët muslimanë, Enveri i Kosovës i turret si armikut fetar shqiptarit Dritan Demiraj duke mbrojtur vëllezërit muslimanë afganë. Enveri bën kështu detyrimin e Xhihadit si islamik shqifolës.

Enveri i Kosovës i kujton kolonelit se çfarë kanë bërë shqiptarët e Shqipërisë nëpër Europë pas vitit 1990. Çfarë arsyetimi është ky? Krahasimi nuk ka vlerë sepse Koloneli foli për një problem që ka të bëjë me mendësinë e përgjithshme të afganëve të përftuar nga kultura seksuale e shoqërisë afgane. Pra për një problem që ka të bëjë jo me individët me prirje kriminale siç ka qenë rasti me një pjesë të shqiptarëve që emigruan në Europë, por për një problem që ka të bëjë me njerëzit afganë në tërësi shumica e të cilëve  në rrethana të tjera në mjedisin e tyre nuk do të shfaqnin prirje kriminale. Edhe këtë e kupton mirë Enveri si i shkolluar në Perëndim, por e prek e vërteta e papëlqyeshme për vëllezërit e tij islamikë afganë.

Dhe çfarë arsyetimi është ai i Robellit tekefundit. Për shkak se në të kaluarën ka pasur shqiptarë që kanë bërë gjëra të këqija në Europë duhet t’ i lemë të lirë afganët të bëjnë çfarë të duan në Shqipëri me femrat shqiptare, madje edhe me meshkuj se këto shoqëri islamike kanë një kulturë pedofilie të dhunës seksuale ndaj meshkujve të mitur.

Reagimi i Enver Robellit ndaj kolonel Dritan Demirajt është një shembull domethënës për atë që një pjesë e madhe e asaj që shihet si përplasje ndërshqiptare mes shqiptarëve të Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë është në të vërtetë përplasje mes njerëzve me mendësi të thellë islamike në Kosovë nga njëra anë dhe njerëzve me mendësi laike (sekulare) në Shqipëri, si kolonel Demiraj ndonëse i përket si prejardhje shqiptarëve të kthyer dhunshëm në fenë islame gjatë pushtimit osman, nga ana tjetër.

Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore në shumicën e tyre janë thellësisht të islamizuar në qenien e tyre, ndonëse, ata në Kosovë posaçërisht, kanë marrë një cipë sjelljeje me kulture laike perëndimore. Por të vërtetën e tyre shfaqin me raste të tilla.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora