Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Kleriku i fundit i vdekur në burg në Lindjen komuniste

| E shtune, 21.08.2021, 09:26 AM |


Kleriku i fundit i vdekur në burg në Lindjen komuniste

Nga Kastriot Dervishi

Dom Pjetër Gruda (Gjeloshi) (1922-1989), meshtar nga viti 1946, u dënua dy herë për arsye politike nga regjimi komunist, duke vuajtur dënimet në vitet 1946-1951 dhe 1979-1989. Herën e dytë u dënua me 20 vjet burgim. Vdiq më 13.1.1989 në Repartin nr.305 Përparim Sarandë duke qenë i paralizuar. Megjithëse ishte 67 vjeç, regjimi nuk e lironte nga burgu. Vdiq duke mbajtur numrin 11 në varrin pa emër. Eshtrat e tij janë hequr prej andej para disa vitesh. (Fotoja e tij gjatë burgumit të dytë).