E marte, 23.04.2024, 09:24 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Fenomeni "divorc" në komunitetin shqiptar në Angli

E premte, 29.06.2007, 07:35 PM


Në familjet shqiptare që jetojnë Angli, fenomeni i divorcit po përhapet në masë. Është një shqetësim shumë i madh që po përjetohet me shumë dhimbje nga viktimat e këtyre divorceve që, natyrisht, janë fëmijët e palëve që kërkojnë divorcin. Ka raste të dhimbshme dhe tepër tragjike kohët e fundit. Shkaku kryesor i fillimit të problemeve familjare që pastaj përfundojnë në grindje, ku përfshihen edhe departamentet shtetërore, si policia, autoritetet e pushtetit lokal, si shërbimet sociale etj., është prishja e ekuilibrit të jetesës në familje.

Edhe pse këto janë fenomene që aktualisht po ndodhin në familjen shqiptare në MB, ja vlen të përmenden, pasi vetëm n.q.s., dihet burimi i fillimit të konfliktit në familje, me dëshirën e të dyja palëve mund t'u bëhet pritë këtyre fenomeneve kaq të shëmtuara dhe që nuk i shkojnë për shtat shoqërisë dhe familjes shqiptare. Këshilla ime personale si ekzekutues ligjor dhe si prindër shqiptarë është që, të gjithë ata prindër shqiptarë që mendojnë se tashmë janë bërë pjese e komunitetit britanik dhe mund të bëjnë siç bën shumica britanike, që mendojnë ta trajtojnë çështjen e divorcit si një incident i rastit në rrugën e gjatë të jetës familjare është: Të kthejnë kokën mbrapa dhe të shikojnë nga e kaluara e tyre.

Edhe pse duhet të pranojmë faktin se është fat të jetosh në Perëndim, thjesht për arsye ekonomike dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, pasi rastet e problemeve politike janë shumë të rralla, familja është dhe mbetet gjë e çmuar dhe tepër e shenjtë. Një familje e shëndoshe është si një kopsht i bukur me lule shumëngjyrëshe, ku secila palë gjen momentet e çlodhjes së tyre, pas një dite shumë të lodhshme. Le të mendojë secili shqiptar për pasojat që ata do të lenë pas dhe dhimbjen që u shkaktohet fëmijëve të tyre, si rrjedhojë e përfshirjes në divorc. Le të ecim përpara shqiptarë si të tillë dhe të përfitojmë nga Perëndimi më të mirat dhe jo anët negative të shoqërisë perëndimore. Divorcet nuk janë zgjidhja e vetme e problemeve, por në radhë të pare duhet të ndalohet shkaktari që të çon në divorc. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora