E enjte, 28.03.2024, 06:50 PM (GMT)

Faleminderit

Mehmetali Rexhepi: Lamtumirë rapsodi i ditëve tona, Demir Krasniqi

E premte, 20.08.2021, 07:35 PM


Lamtumirë rapsodi i ditëve tona

Demir Krasniqi (1950-2021)

Nga Mehmetali Rexhepi

Lajmi i vdekjes gjithnjë vjen si dush i ftohtë, si tronditje e çastit të sapo marrjes së njoftimit... Edhe kësaj radhe erdhi, sikurse me rastin e këtij njoftimi për ikjen nga bota materiale e arsimtarit, këngëtarit, mbledhësit të folklorit të traditës, autorit të një sërë librash me këngë dhe të shkrimeve publicistike: Demir Krasniqit!... Demir Krasniqi që heret e kultivoi këngën shqipe, duke luajtur me violinë me vëllain e tij Hazirin, por edhe me instrumentalistë tjerë... Punoi me përkushtim për ruajtjen e traditave të folklorit shqiptar, të rapsodisë; mirëpo komponoi edhe këngë popullore të lirikës qytetare...

Para Luftës Çlirimtare, veçmas pas çlirimit të Kosovës nga okupimi i Serbisë, iu përkushtua grumbullimit, vjeljes dhe përpunimit të rapsodive, në brendi të cilave vendosi frymën epike të dëshmorëve, heronjve, martirëve, viktimave të dhunës e gjenocidit shekullor serb... Trajtoi në vargje shembuj qëndrese e sakrificash dhe, solli një mori publikimesh, qoftë për rapsoditë historike, qoftë për poetikën popullore lirike të kënduar...

Demir Krasniqi bëri monografi për këngëtarin popullor Qamili i Vogël, si dhe vëllime tjera librash më gërshetime motivesh epike-lirike... Këndoi në shumë mjedise dhe ahengje, mori pjesë edhe në festivalin e kultivuar, atëbotë të popullarizuar "Akordet e Kosovës", përkrah emrash të shquar të këngës shqipe, si Nexhmije Pagarusha, e të tjerë. Kështu, Demir Krasniqi u popullarizua në mjediset tona dhe, pothuaj se tërë jetën u përpoq të mbante gjallë jetën muzikore në Kosovë, në mjedise të mbyllura dhe të hapura të Kosovës. Doemos etnomuzikologjia shqiptare do t` i ketë borxh veprimtarit muzikor Demir Krasniqit, që t`i qaset në të ardhmen gjithanshëm studimit për opusin e këtij kompozitori, kantautori dhe vjelësi të zellshëm të folklorit muzikor shqiptar. Gjithsesi me interes, edhe në këtë rrethanë zije, vlen të theksohet ingazhimi publicistik për aktualitetin i Demir Krasniqit...

I palodhshëm për t`i pasqyruar në mënyrën e vet ngjarjet e pakëndshme dhe arritjet në shoqëri, me anë satirizimesh, ironizimesh dhe brohoritjesh të rimuara në strofa vargjesh dhe artikujsh në portalet: Rajoni press, "Zemra Shqiptare" e gjetiu... Këngëtari dhe rapsodi Demir Krasniqi pushoftë në dheun e Kosovës së lirë!

________

Intervistë Ekskluzive me këngëtarin, kompozitorin, poetin dhe publicistin, Demir Krasniqi

Zemra Shqiptare, 04.07.2009



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Dorian Koçi: 17 gushti shënon helmimin e martirit të kombit, Petro Nini Luarasit Fran Gjoka: Regjina Zefaj, një nënë e shkëlqyer, një bashkëshorte model, një profesioniste e rrallë Jahja Drançolli: Një humbje e pakthyeshme e madhështisë së vërtetë! Albert Vataj: Havzi Nela, martiri i fjalës së lirë Bajram Çeliku: 200 vjetori i lindjes të Komandant - Gjeneralit me kësulë të bardhë Emin Çeliku Kastriot Dervishi: Kosova të nderojë Dom Shtjefën Kurtin dhe jo adhuruesit e vrasësve të tij Ilir Çumani: Atdheu i mban ne? gji dinjitare?t stoik si ti...! Vilhelme Vrana Haxhiraj: Uran Kostreci, i fundmi autor i sonetit, u nda nga jeta Bedri Tahiri: Shotë Galica dhe hilet e jetës Idriz Zeqiraj: Përkujtesë për Teki Dervishin, mjeshtrin e letrave Gjekë Gjonaj: Malësia përherë do ta kujtojë mjekun e saj të përkushtuar Abedin Axhoviqin Pashk Alia: Fran Gjoka - Një figurë esenciale në mësuesi dhe gazetari Nue Oroshi: 75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut Fran Gjoka: Zojë Zefej, një emër i njohur dhe i nderuar i mjekësisë lezhjane Bedri Tahiri: Shukri Qorri (1972-1999) Bedri Tahiri: Shukri Qorri (1972-1999) Nue Oroshi: Jetullah Islami njëri nder kushtrimtarët e parë të lirisë se Kosovës Ibrahim Kabili: Për mësuesin, studiuesin dhe intelektualin e mirnjohur, Fran Cara Gjekë Gjonaj: Gjon Gjonaj, misionar i arsimit shqip Gjekë Gjonlekaj: Kolë Miri Dedvukaj, simboli i besës dhe burrnisë Malësore

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora