E shtune, 27.11.2021, 06:08 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Të vrarë para derës së shtëpisë e të futur në karroce akulloreje

E enjte, 19.08.2021, 05:09 PM


Të vrarë para derës së shtëpisë e të futur në karroce akulloreje

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1992, një komision trepalësh, me përfaqësues nga Ministria e Rendit Publik, Ministria e Drejtësisë dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politikë, filloi të grumbullojë dëshmi për rastet e personave të vrarë dhe internuar, për rastet kur mungonin dokumentet arkivore. Në atë kohë, kishte shumë njerëz gjallë të cilët mund të dëshmonin ngjarjet e kaluara. Dëshmia e mëposhtme e nënshkruar nga zotërinjtë Naim Vreto, Raqi Bexho dhe Osman Kazazi dhe zonjat Nexhmije Saraçi e Artemis Vreto, hedh dritë mbi një ngjarje nga masakrat e tetor-nëntorit 1944 në Tiranë.

Deklarata:

“Duke u gdhirë data 1 nëntor 1944, pjesëtarë të forcave partizane komuniste, në rrugën e “Saraçit”, sot “Shinasi Dishnica”, morën dy oficerë banues në këtë rrugë, të quajturit major Muharrem Liku dhe kapiten Abdulla Saraçi. Forcat e lartpërmendura, porsa i morën në shtëpitë e tyre, i vranë në mënyrën më barbare pa i gjykuar dhe të vrarë i futën në një karrocë akulloreje duke i ruajtur dy ditë me një roje partizane. Mbasi filluan të dekompozoheshin u morën nga familjet dhe komshinjtë për t’u varrosur”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora