Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dorian Koçi: 17 gushti shënon helmimin e martirit të kombit, Petro Nini Luarasit

| E marte, 17.08.2021, 06:30 PM |


Edhe 99 herë të rrëzohemi prapë duhet të ngrihemi

Petro Nini Luarasi

17 gushti shënon helmimin e martirit të kombit, një prej qëndrestarëve dhe atit të shqiptarizmës, Petro Nini Luarasit. Nuk ka ngjarje të rëndësishme të kombit ku të mos ketë lënë kontributin e vet ky vigan i arsimit shqip, që në hapjen e shkollave shqip në Kolonjë, themelimin e shoqatave patriotike në emigracion e deri në Kongresi e II të Manastirit që përcaktoi përfundimisht përdorimin e alfabetit latin.

Lajmëtar i dritës dhe epokës së re që po vinte për shqiptarët ra preh e shovinizmit të fqinjve duke d?shmuar se rruga drejt lirisë nuk është e lehtë. I ringjallur në kujtesën e shqiptarëve përmes një monografie enciklopedi për lëvizjen patriotike shqiptare e shkruar nga i biri, intelektuali Skender Luarasi, ai gjallon gjithandej në memorjen kolektive të kombit.

I paharruar kujtimi i tij.