Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arrestohet poeti ''hoxhist'', reagon Kisha

| E hene, 16.08.2021, 08:30 PM |


Kryetari i Kish?s Protestante Ungjillore t? Kosov?s, Pastor dr. Femi Cakolli, lidhur me arrestimin e poetit anonim kosovar, me n?nshtet?si austriake, z. Haxhi (Gjini) Morina, p?r opinion publik dhe mediat ndanë k?t?:

R E A G I M

Personalisht jam njoftuar pardje nga familjar?t Morina p?r arrestimin e poetit nga Gjakova. Gjin Morina i takon besimit t? krishter? protestant dhe qe disa vjet jeton n? Austri dhe atje e graviton kish?n ungjillore s? bashku me familjen e tij.

M? 11 gusht 2021 ai nxori nga shtypi p?rmbledhjen me vjersha "Bubullim? n? shpirt", dhe nj? nga vjershat e tij, sipas prokurorit t? ??shtjes z. Kastriot Memaj m? 15 gusht 2021, ka b?r? vep?r penale nxitje e p?r?arjes dhe e mosdurimit, kurse mbr?m? i ?sht? shqiptuar mas? paraburgimi prej 30 dit?sh. Asnj?her? policia q? nga Orllati ku ?sht? arrestuar, n? Malishev? ku ?sht? mbajtur n? stacion, dhe deri n? stacion t? policis? n? Gjakov? ku p?rfundon nuk i kan? treguar fletarrestin e l?shuar prej ndonj? autoriteti z. Gjinit. Policia n? fakt nuk ka pasur urdh?r. N? vendimin e gjykat?s p?r paraburgim thuhet se me k?rkes? t? prokurorit t? dat?s 5 gusht 2021 t? arrestohet z. Morina. Ju lutemi, si ka mund?si q? t? l?shohet nj? urdh?r i k?till? 6 dit? para publikimit t? librit? N?se po, pse nuk u parandalua rasti? Kosova sipas kushtetut?s ?sht? shtet ligjor e jo policor. Shteti mos t’i frik?soj? qytetar?t me mekanizma shtet?ror?.

Deklaroj se ?sht? plot?sisht e papranueshme dhe e kund?rshtueshme m?nyra e arrestimit, p?rkat?sisht t? kidnapimit t? z. Gjinit nga ana e pjes?tar?ve t? policis?. Lidhje me akuz?n p?r vepr?n e b?r? pres me respekt hetimet dhe vendimin e gjykat?s. Poeti Gjin Morina ?sht? arrestuar nga policia pa urdh?r prokurori dhe pa vendim gjykate. Ju lutem, Kosova ?sht? shtet sekular dhe dikush t? arrestohet, t? gjykohet e t? sekuestrohen libra p?r metaforat e tij, p?r ironit? dhe satirizmin e tij estetik ngjall kujtime t? kobshme t? koh?s s? inkuizicionit. Poeti ka shkruar kunder taliban?ve si mend?si dhe si shprehje e lir? krijuese. Gjini ?sht? poet e jo klerik. Rastin do e raportoj ku mundem!

Komuniteti yn? ka pasur nj? rast m? 2017 kur nj? imam dhe nj? person tjet?r publikisht kan? nxitur urrejtje p?r t? shkat?rruar me eksploziv njërën nga kishat tona, e p?r k?t? ne pat?m b?r? nj? padi n? gjykat? por edhe sot k?ta persona jan? t? lir? dhe s’janë arrestuar, s’jan? paraburgos?, s’jan? d?nuar. S?rish, jam i bindur se jetojm? n? nj? shtet ligjor, t? s? drejt?s dhe t? barazis? qytetare.

K?rkoj nga organet p?rgjegj?se q? t? lirohet Gjin Morina pasi poeti nuk p?rb?n asnj? rrezik a k?rc?nim me vjershat e tij shoq?ris? a shtetit ton?, kurse urdh?rdh?n?sit policor? q? e arrestojn? n? rrug? joligjsh?m Gjinin t? pushohen nga puna. Reagoj p?r mbrojtjen e z?rit t? liris? t? kujtdo qoft?. Qoft? e kaluar q? dikush n? Republik?n ton? t? burgoset p?r poezi dhe p?r fjal?n e mendimin e lir?!

E v?rteta na b?n t? lir?!

Pastor Dr. Femi Cakolli, kryetar

Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës