E premte, 19.04.2024, 12:06 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Gerd Myler ndrroi jetë

E hene, 16.08.2021, 06:43 PM


GERD  MYLER NDRROI  JETË…

Nga Fritz RADOVANI

E pabesueshme..!!

Lojtari i pakrahasueshem i kohës së Tij, Gerd Myler i  Gjermanisë, dje ka ndrrue jetë në moshen 75 vjeçare, nga një smundje e randë.

Per ne që nuk mund të harrojmë asnjëherë Emnin e Tij, golat e Tij dhe lojen e asaj kohë, kur kenja e Tij në fushë ishte edhe një gol plus per ekipin e Tij, jo vetem asht dhimbje por, gati e “pabesueshme”.., mbasi nuk mund të harrojmë kurr knaqësinë që na sillte Emni e Tij në fushë.

Futbolli gjerman dhe klubi i Bajernit sot kanë mangut një Yll Botnor!

Kanë mangut autorin e 365 golave, pra një kampion Bote... E Ky ishte lojtari i Madh Gerd Myler, lojtari i 427 ndeshjeve të futbollit që mbeten në histori të Bundesligës nder ma të bukrat ndeshje në Botë...

Gerd Myler asht quejt Bomber i ekipit Gjerman! Golshenuesi ma i mirë i Europës dhe i Botës, që vetem mbas Tij u rreshtuen emnat e lojtarve të ardhëshem Mesi e Ronaldo. Po, kurr nuk mund të harrojmë Emnat e asaj kohe t’ artë kur Gjermania e drejtueme nga Helmut Shen, pasohej nga i Madhi Bekenbauer e vazhdonte, pa mujtë me percaktue se cili asht ma i “miri” në mes Tyne, tue mrrijtë tek porta kundershtare me Gerd  Myler.

Historia e futbollit botnor e asaj kohe të shkelqyeshme, shenon per vitet e paharrueshme të Gerd Mylerit kater herë kupen e Gjermanisë, tri herë Kupen Europjane dhe njëherë Kupen Botnore. Në vitin 1970 ka fitue “Topin e artë” dhe dy herë “këpucen e artë” në 1970 e 1972...

A e dini të nderuem lexues, se tue shkrue këta rreshta edhe na, harrojmë sesa vite kanë kalue nga ajo kohë kur nguleshim para ekraneve TV, me pa tue shenue golat e fitores të Madhin Gerd Myler nga viti 1964 deri 1979?

E pra, lavdia e asaj kohë Gjermanin Gerd Myler e bani të Perjetshem!

Melbourne, 16 Gusht 2021.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora