E enjte, 28.03.2024, 11:06 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Autorët e një krimi

E diele, 15.08.2021, 11:25 AM


Autorët e një krimi

Nga Kastriot Dervishi

Më 6.4.1924 qytetarët amerikanë financieri R.K.Coleman, 65 vjeç nga Kalifornia dhe G.B.De Long, 49 vjeç nga Nju-Jorku, rrugës për në Shkodër u vranë në Mamurras në një pritë. Shoferi i tyre Lluka Rashkoviç, u plagos por shpëtoi (u ekzekutua më 26.2.1951, me 21 persona të tjerë për incidentin e dinamitit në legatën sovjetike). Kjo vrasje u interpretua në mënyra në ndryshme në atë kohë. Disa muaj më vonë, por me ndryshimin e gjendjes politike në vend, xhandarmëria mundi të vrasë autorët dhe të prangosë dy të tjerë

Shtypi i kohës njoftonte se më 14 maj 1925, pasi njëri nga autorët e pritës kish treguar, në Xhafzotaj pas 3 orësh luftimesh ishin vrarë dy autorë krimi, ndërsa të tjerët ishin zënë të gjallë dhe i kaluan gjyqin. Nga xhandarmëria ishin plagosur rëndë dy xhandarë.

Shtypi shënonte këtë rast trimërinë e treguar nga krahinari i Shijakut, Sadik Zharri dhe rrethkomandanti i Shijakut Dulejman Çelo. Përmendeshin po ashtu edhe kapteri i Shijakut Asim Preza dhe postkomandati i Rashbullit Avdi Asllani.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kastriot Dervishi: Kërkoi vetëm largim nga internimi dhe shtetësi shqiptare Kastriot Dervishi: Pylli, zjarri dhe tesera e partisë Kastriot Dervishi: Burgosur nga serbi, internuar nga Enveri Kastriot Dervishi: Shqiptari i Kosovës që u dobësua deri në 47 kilogram dhe vdiq ne? burgjet e komunizmit Kastriot Dervishi: Të uritur nga regjimi i tollonit Kastriot Dervishi: Aspekte nga lufta “nacionalçlirimtare” Kastriot Dervishi: Dy vëllezër nga Mitrovica në kampet dhe burgjet e diktaturës enveriste Kastriot Dervishi: "Thuaj babait të të sjellë para nga Jugosllavia" Kastriot Dervishi: "Le të qorrohet, është kosovar" Kastriot Dervishi: Për Miladin Popoviçin, nacionalistët ishin "qenër" që duheshin prerë me sëpatë Kastriot Dervishi: 70 vjet nga vrasja e desantëve të kompanisë 4000 Kastriot Dervishi: Veterani i Sigurimit Kastriot Dervishi: “Epopeja” kundër shqiptarëve, me vrasje e djegie Kastriot Dervishi: As kasolle nuk i dhanë Kastriot Dervishi: Emigroi në Shqipëri, e dërguan në kampin e Semanit Kastriot Dervishi: Zhgënjimi i të riut nga Kosova, erdhi për shkollim, përfundoi kampeve dhe burgjeve Kastriot Dervishi: Fati i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri. Kërkoi kushte jetese, u arrestua dhe internua Kastriot Dervishi: 1957/Shqiptarët e Kosovës i vunë të punonin fshesaxhinj në Fier Kastriot Dervishi: “Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta Kastriot Dervishi: Kampi i tretë për gratë në Shqipëri

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora