E premte, 19.04.2024, 03:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Në Tomorr ‘’Rilind ‘’ një yll …!

E shtune, 14.08.2021, 03:30 PM


Në Tomorr ‘’Rilind ‘’ një yll …!

Ese nga Xhevahir Cirongu

‘’Aty  sapo erdha, vërtetë  kështu ndodhi atë ditë ,sepse  ëndrra  ime  kishte  marrë  atë  udhë  prej kohësh  drejt  atij  vendi të  Bekuar  nga  ZOTI !’’  Janë këto fjalë të cilat i burojnë nga shpirti djalit tomorricar Rako Paja. Ai jeton familjarisht me familjen e tij në Durrës prej disa vitesh bashkë edhe me të afërmit e tjerë të trungut familjar. Por mendja e zemra i rreh ditë e natë për fshatin e lindjes Çprrotat, për Skraparin e Tomorricën për njerëzit e saj të urtë, atdhetarë, punëtorë e arsimdashës,por edhe mikpritës për këdo.Këto virtyte të mirësisë i ka trshëguar nga të parët edhe Rako Paja. Biseda merr udhën e dritës për te mali Tomorr.Ajo nuk ndalet, por ‘’Vrapon’’ për t’u ndalur atje te maja e malit, ku retë e bardha e syri i kaltër qiellor ‘’Puthen’’çdo ditë e natë me vendin e shenjtë tomorrian.DHe… ajo   ëndërr e bukur që iu  shfaq  në mendje e që dilte si një vetëtimë nga shpirti tij , më datën 12 gusht  2021 hap  krahët e saja   dhe u ul  mbi sofrën  e  gurtë  te vendi i  shenjtë  të besimit Bektashi, por edhe e  të gjithë besimeve të tjera në malin ‘’Baba Tomorr !’’. Marr frymë thellë, vështroj  nga maja e këtij mali të bekuar nga vetë Përndia  drejtë fushës së Myzeqesë, në Shpiragun e Beratit, në malin  Ostrovicë,në  malin Korab.Dhe vazhdoj me Dhëmbelin e Trebeshinën në Përmet,dhe si në pëllëmbë të dorës që nga maja e malit shikon me sy të lirë edhe malet e Gorës në Korçë ,Voskopojën, Grbovën e Sulovën në Gramsh, Dumrenë,Lushnjen, Durrësin, Elbasanin.Që nga Elbasani piktori anglez Eduat Lir pikturon tomorrin madhështor e të magjishëm.  Dhe më tutje Vlorën e malet e Krujës. Aty  ndodhet edhe teqeja e Sari Salltikut e cila të jep qetësinë shpirtërore, të jep ajër,por edhe ujin e shenjtë që ndodhet në brendësi të shpellës së teqesë..!  Që nga Tomorri mund të soditësh me sy të lirë pothuajse gjithë Shqipërinë ! Në malin e Tomorrit gjen qetësinë shpirtërore. Atje merr forcën e frymën e bekimit për jetën. Aty merr udhë ëndrra e JETËS!                                                                     Ishte data 12 gusht 2021. Rakua me grupin e punës niset drejt tomorrit bashkë me bazën material për ti montuar në majën e malit atje te tyrbja. Por kur arritëm në majë të malit rreth orës 9.30 bënte freskët e frynte erë . Makina merr të përpjetën e malit duke udhëtuar në rrugën që gjarpëronte drejt majë së malit.Në majën e malit mbritëm rreth orës 9.30 minita.Bënte pak ftohtë,sepse frynte erë. U deshën orë të zgjatura pune pa asnjë pushim,sepse qëllimi e objektivi ishte që në mesnatën e datës 12 gusht, aty duhej të ndriçonte ‘’Ylli’’ i dritës….(!)

Dhe  pas një pune rekorde, u arrit qëllimi final: U ndez një ‘’Yll’’ i cili do ndriçojë natën vendin e shenjtë përgjithmonë.Yjeve të qiellit iu shtua edhe një ‘’Yll’ që rilindi nga mirësia e njerëzve në malin Tomorr! Dhe ky yll tashmë  jep dritë e bekim për të gjithë besimtarët, sepse  ai vend i bekuar e meriton edhe këtë ‘’yll’ të rilindur në TOMORR !

Aty ndriçon shpirti,aty lidhet besa,aty  këndohet e vallëzohet,aty lind shpresa e jetës, por aty shuhet edhe malli për vendlindjen,aty merr vlerë çdogjë, e mbi të gjitha BEKIMIN  JETA  JONË !

Tomorr, 12 gusht 2021



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora