Kerko: gazmend freitag
Asie Duka: Gazmend Freitag - Havzi Nela
E shtune, 14.08.2021, 02:41 PM
Me madhështinë e shpirtit dhe të penelit tuaj ju keni pikturuar një njeri si: Havzi Nela, i cili mbart mbi vete, jetën dhe fatin e mijëra jetëve
Nga
Asie Duka
I
nderuar Zoti Freitag, i nderuar artist, më lejoni tē shpreh mendimin tim, pēr
pikturēn tuaj nē pērgjithēsi dhe veçanērisht pēr pikturēn e fundit qē ju keni
realizuar pēr dēshmorin e demokracisē shqiptare, pēr tē flijuarin pēr tē
pērhapur dije dhe kulturē, i cili u dēnua me varje nga pērbindēshat e
diktaturēs shqiptare!
Askush
si ju zoti Gazmend Freitag, nuk i ka pasqyruar nē tablo, tmerret e kobshme, tē
asaj kohe tē pērbindshme dhe mostrash qē vrasin intelektualē tē pafajshēm, qē
kēpusin fijet e inteligjencēs qē lartēsojnē njē komb. Ju z. Freitag i jepni
jetē dhe frymē, i jepni pērjetesi duke e nxjerrē nga errēsirat e harresēs, duke
e mēkuar me pērfytyrim, duke e njerrē nē dritē drithēronjēse, pērmes penelit,
dorēs dhe mendjes suaj, dhe sidomos shpirtit tuaj selektiv dhe pērzgjedhēs. Ju
sot jeni piktor qē nuk njiheni mjaftueshēm nē krahasim me atē vizualitet qē
shpalosni, ndoshta i nēnshtruar nga harrimi dhe mospērfillja… Zēri i atyre
tablove, i atyre jetēve qē ju i mēkoni me shpirt pērjetēsie, thērret unshēm tē
dēgjohet jehona e tyre, tē ndryshohet korsia e kohēs qē pret tē vdesin
talentēt, pēr tu shpallur tē tillē… Pikturat tuaja janē tē gjithēkohēshme, me
personazhe tē spikatur qē ju vetēshpallin “Artist”. Arti juaj prodhon me
dashuri larminē e figurave vetmohuese e sakrifikuese pēr njerēzimin, kētu
qēndron sē pari madhēshtia e penelit tuaj.
Ju
dini ti jepni simbolikē dhe pērfaqēsim rrēnjēve prej nga vini, planetit nē tē
cilin jemi mysafirē, dhe personazhēve mē pērfaqēsonjēse, e mē tē vyer qē ne
pērulemi me nderim dhe pērkushtim shpirtēror, para madhēshtisē sē tyre
pērfaqēsonjēse tē Kombit shqiptar dhe mbarē botēs. Ju z. Freitag ia keni
kushtuar jetēn, kētyre jetēve njerēzore, qē kalojnē nē altarin mē tē lartē tē
epokave, kētyre Titanēve tē veprimit e mendimit botēror. Sot ndoshta ju jeni tē
pakonsideruar nga bashkēkohesit… por koha dhe jeta kanē treguar tē kundērtën
pēr tē gjithē ato Piktorē, artistē, elitarē qē
janē shpallur “Te mēdhenj”.
Me
madhēshtinē e shpirtit dhe tē penelit tuaj ju keni pikturuar njē njeri si:
Havzi Nela, i cili mbart mbi vete, jetēn dhe fatin e mijēra jetēve. Njē artist
i pērkushtuar si ju z. Freitag, qē harron vetveten… Askush deri mē sot nuk ka
realizuar diçka tē vyer, pa u mbyllur nē studio, pa u pērkushtuar, pa u
vetmohuar.
Jam
e bindur qē piktura dhe puna juaj do zērē vendin qē meriton nē altarin e
gjithkohjes.
Uroj
qē sytē dhe mendja e elitave dhe kritikēve, tē vēzhgojnē, tē analizojnē dhe tē
gjykojne mbi kētē frymē dhe djersē qē derdhet mbi pēlhurē, pēr hir tē
njerēzimit, pa pritur asgjē nē kēmbim veç mirēnjohjes.