E marte, 23.04.2024, 08:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Një letër nga Viron Kona

E premte, 13.08.2021, 10:02 PM


I dashur miku im Zeqir Lushaj!

Duke të uruar shumë shëndet dhe mbarësi në gjithçka, po të shkruaj disa opinione rreth librit “Gruaja fisnike Sabrie Lushaj”, të përgatitur nga Dr. Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj).

Libri është respekt dhe nderim për bashkëshorten tënde të shtrenjtë Sabrien, të cilës i qëndrove pranë me shumë dashuri, dhembshuri e përkushtim gjer në fund të jetës. Këtë nderim, libri e krijon që në parathënien e shkruar nga Dr. Gjekmarkaj, e cila me fjalë të ngrohta portretizon Sabrien tënde zemërbukur, si dhe tërë familjen Lushaj, që i ka ofruar Sabries aq shumë kujdes, dashuri e përkushtim, ashtu sikurse vet Sabria ia  ka ofruar familjes po atë kujdes, dashuri e përkushtim, por dhjetëfish e më shumë.

Do ta krahasoja këtë libër me një tufë trëndafilash të freskët nderimi për njeriun tuaj më të dashur, fisnik e të shtrenjtë, Sabrien, që nuk e keni më pranë fizikisht, por e keni të shenjtë dhe të paharruar në zemrat tuaja.

I gjithë libri është njëherazi edhe shprehje respekti për të gjithë ata njerëz të mirë, miq, shokë dhe kolegë, që duke dashur të të qëndrojnë pranë në dhembjen tënde, të shprehin ngushëllimet  e tyre të sinqerta për ndarjen shumë shpejt nga jeta të Sabries. Tekstet ngushëlluese janë të shkruara thjesht, por me shpirt e me zemër. Ato shprehin vlerësime, opinione, konsiderata për të ndjerën Sabrie, për tërë familjen Lushaj, kujtojnë çaste nga jeta juaj dhe përcjellin respekt, miqësi dhe emocion. Të ngjallë mbresa të thella ky libër qysh në kopertinë, në fotografinë plotë dritë e ngrohtësi të fisnikes Sabrie, e pastaj mbresat vijojnë nga faqja në faqe e gjer në fund të librit. Shumë gjëra mbeten në mendje, por do të veçoja, i dashur Zeqir, poezinë tënde brilante “Bisedë intime”, një poezi e përkryer nga emocioni që krijon, nga mesazhi që përcjellë, nga stili e llojshmëria e vargut. Poezia, si dhe i tërë libri pasqyrojnë çaste të paharrueshme e mbresëlënëse të respektit dhe të dashurisë suaj bashkëshortore, që mbeti deri në fund sublime, e përsosur.

Përfitoj nga rasti t`i përcjellë autores së librit Dr. Gjekmarkaj përgëzimet dhe konsideratat e mia për mirësinë dhe kujdesin e veçantë që ka treguar për përgatitjen e këtij libri, të denjë për zonjën fisnike dhe të emancipuar, bashkëshorten dhe nënën shembullore Sabrie Lushaj.

Të uroj, i dashur Zeqir, shëndet të plotë Ty dhe familjes Lushaj, birit tënd me familje e fëmijë, si dhe të gjithë të dashurve tuaj!

Qoftë i paharruar kujtimi i bashkëshortes tënde Sabries!

Me nderim të thellë,

Viron Kona

-Tiranë, më 13 gusht 2021-



(Vota: 22 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora