Editorial
Nikoleta Kovaçi: Gjetja e bishtit
E enjte, 12.08.2021, 07:28 PM
Gjetja e bishtit...
Nga
Nikoleta Kovaçi
Per
ardhjen e kroato-boshnjako-serbit Bregoviç, atij kengetarit te madh, kam
shkrue, here me shaka, here me cinizem, here me ironi! Madje kam perdor edhe
Qaniun, personazhin tem te nxjerre nga germadhat e ktij populli bishtdashes...!
Une
qe tallem me ardhjen e ktij serbit ne Shqipni, sa per dijenine tuj jam njohese
e muzikes sllave ma shume se 90 perqind e juaja! Ktu ska kurrni lloj ideje me
fye ju qe nuk e njihni fare po e perqafoni se ua do puna, stomaku dhe
ideologjia! Muzika asht muzike! Kjo asht e perbotshme! Por ajo muzika ka edhe
nje tekst, e sidomos kur ka nje emen qe i perket armikut te mikut tem kam tane
te drejten e Zotit mos me e pranue!
Sepse,
bie ndesh ne parimin tem; armiku i mikut tem, minimumi ska me kane kurre miku
jem! Me ka ndodh qe t’i shoh bashke e miq per krye ma vone mikun tem me armikun
e vet, e prape se kam ba mik, ndonese kam nis autokontroll me mikun tem! E di
qe do iu dukem e prapametme po ska gja; kshtu jam gatue me deshiren e plote
temen...
Tue
shkrue per Bregoviçin, qe k’tu po e sjell baterdia e nje marreveshjeje
antishqiptare me kumbaret e dukshem Edi Ramen dhe Aleksander Vuçiç, kam shkrue
edhe per zarmet, po s’kam shkue atje me i shkimë; as ne Vlore, as ne
Thirre-Kalimash dhe as ne Munelle, ne pjesen tone (Pukes) e te Mirdites, sepse
jo se nuk shkoj po se skam asnje lloj mundesie, tue fillue tek opangtë (
kpucet) e deri te teknikat me u perballe me zarmin! Kam shkrue, sigurisht o nga
divani i shpise, o nga karriget e lokalit ku gjerb kafen pa sheqer dhe
sigurisht qe i jam lut Zotit, te kthehet prape kah na, se vec Ai e rastesia na
kane pshtue me qindra e mijera here si popull e si vend...
Kur
shkruj per Bregoviçin dhe ardhjen e tij ne nje parade birrarie, nuk kam
parasysh asigja personale, por shqiptare! E di qe kjo mund te quhet
primitivizem por kjo jam une; maloke-primitive plot nacionalizma! Sepse
Bregoviçi nuk asht thjesht nje kengetar, as nje serb qe po kalon rastesisht
trojeve tona, as nje pushues-turist qe vjen e i jep paret tek ndonje fukara qe
ka nxjerre nji tezge ne rruge; ai asht karremi me testue e trazue ujera mes
nesh, me na fye ne palce inteligjencen e me na poshterue ne gjane tone te
perbashket; Gjakun! Ai vjen si guri i fshehun i kryeministrit te Shqipnise qe
shume prej jush e adhuroni, ngaqe iu duket i zoti dhe i mencem ngaqe iu
poshteron perdite e ne gjithçka qe ban ne kete vend dhe jashte tij kunder ketij
vendi dhe i politikave antishqiptare te Serbise!
Duhet
t’me falni qe une s’jam ‘open mind’ sa dhe si ju, por te jesh kunder nje vendi
vrases dhe kunder nje vrasesi, besoj asht njerezore, e ktu ska kurrgja me i vu
bisht, po e pranojme bishtin meqe duan idhujtaret e medhenj qe jane kthye ne
kavje te çdo te keqeje qe testohet me kalue ketyne trojesh!
Kur
shkruj per Bregoviçin, ne fakt shkruj per Edvin Ramen; uzurpuesin e krejt fryme
suaj, ai qe ka fut ne terr te llahtarshem mendjen e ktij populli, sepse edhe
kur kam shkrue tash nje vit e kusur kunder rregullave te famshme te pandemise,
edhe kur kam refuzu publikisht masken, edhe kur kam kerku me hedh ne ‘ere’ spitalet
covid, edhe kur kam ba thirrje mos bani vaksinen, mos shkoni ne spitale,
refuzoni msimin online, kam pas parasysh monstruozitetin e nje qeverie mbi nje
popull te pambrojtun, po gjithnje thirrjet e mia jane pasue nga heshtje, veç
pak njerezve ‘primitiv’ e qe e duan kte vend te cilet bane te njajten beteje
publike! Asnjehere nuk lartesova t’paudhin me demaskue friken nga nje gjobe per
lecken qe iu mbyllte gojen sepse e dija se ajo goja iu mbante gjalle stomakun!
Ashtu
siç e di qe stomaku ua do edhe Bregoviçin, jo si serb, as si kengetar, as si
muzike, jo, por si nevoje me i sherby satrapit qe iu kontrollon stomakun... Te
pakten te lini nje shenje diku se na s’jena primitiv por jena me ty baba i
kombit! E di qe se doni Bregoviçin se nuk e njihni fare, sepse ju se njihni
muziken sllave, por doni ate qe ua sjell ne voter, sot Bregoviçin, e neser
Vuçiçin... ashtu siç iu ka sjell poshterimin tash 8 vjet, ashtu siç rrit
çmimet, siç vjedh pasurine, qysh iu paguan me pare krimi, siç iu shkeput
lidhjet me Perendimin, qysh iu mashtron me mjekesi falas, me drita qyqe neper
sheshe te turpshme qytetesh, me parada mjetesh te faluna, qysh iu nxjerr prej
shpiash e ne troje ngre kulla pengmarresish, qysh iu sjell pamje ne 3d
aeroportesh e bregu deti nderkohe qe aty vriten, rrembehen e zhduken burra e
djem shqiptarë!
Ani
ska gajle, veç ta lame nje shenje qe ky mos te na vere damken se masanej kputen
lidhjet me stomakun!
Rama
me Bregoviçin nuk ka nevoje fare te na heq vemendjen nga zarmet, as çmimet, as
baterdite e tjera te perditshme; ka vite e vite qe i ban e nuk e ka kundershtue
kush! Nese do donte te fshihte gjana me kete serbin-kengetar, ka ca gjana edhe
ma te medha, edhe ma te frikshme edhe ma te rrezikshme se sa zarmin neper
gjithe vendin, ku njerzit kujtohen mas 10-12 diteve qe ato spo fiken por po
shtohen! Joooo! Mos e perdorni kete taktike si ndonje merite menaxheriale te
kaposhit qe rri maje plehut tone! Nese fsheh, ai ka gjana shume ma te medha!
Jam e sigurt se nder ju ka njerez qe i dine bamat e rrezikshme qe mbulohen mos
me dal kerkund, flas neper ne, në FB se media asht nen thundren e tij e
s’mundet me nxjerr as fryme pa lejen e tij!
E
keshtu; hiqjani çdo lloj bishti tjeter Bregoviçit; ai asht ceshtje e jo
individ, asht provokim e jo kengetar, asht testim e jo muzike! Ose mani bishtat
per vedi e mos ua faturoni njerezve qe jane ne beteje te hapun me krejt levat e
pushtetit monstruoz qe asht instalue ne kete vend, sepse kta njerez nuk e duan
stomakun po duan dinjitetin e vet!