E premte, 29.03.2024, 09:00 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Atdhe Geci

E merkure, 11.08.2021, 04:50 PM


Atdhe Geci

HIMN I ÇAMËRISË

Çamëri tokë pellazgjike

Pallë Epiri në lashtësi

Je stërgjyshe e shqiptarëve

Në Dodonë e Iliri

Gjokset tua të përgjakura

Drejt fitores në lavdi.

Refreni:

Çamëri vend i bekuar

Plot me vuajtje e histori

Çamëri vend i uruar

Ngrite flamurin Kuq e Zi.

Ti je gjaku i Janinës

Ti je dritë e Shqipërisë

Plagët tua shekullore

Ndritën zjarrin e lirisë

Këngët tua nuk shterojnë

N ?zemrat tona të rinisë.

Refreni:

Çamëri vend i bekuar

Plot me vuajtje e histori

Çamëri vend i uruar

Ngrite flamurin Kuq e Zi.

Çamëri fole shqiponjash

Brinjët tua i ke shpatë

Jatagan mbi fustanella

Vendit tonë i dalim zot

Mëmëdheu po na pret

Gjithandej deti buçet.

Çamëri, e jona Çamëriiii!

Tekstin; Atdhe Geci,

Muzikën; Izet Kallaba,

Soliste e Himnit;

Ylberina I. Avdyli

FJALA POETIKE

Fol muzë e ngadhnjimit të artit

fletë e çdo dite, muaji dhe viti

kjo kohë më bën të vetëdigjem

për gjuhën kozmike të të parëve

Rritu bimë e gjuhës dhe e fjalës,

ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës,

je shpërthim i flakëve të shpirtit,

je lavdi e kraharorit të përgjakur

Në shpirtin vullkanor të poezisë,

bërë i kam betejat e secilit varg

në zemrën e gjerë të këtij libri,

jam pasagjer i planetit të kaltërt

Shqipëri, unë e ti jemi shqiptarë

që nga pellazgët e lashtë e Iliria

vendi ynë qé shesh i luftërave

dhe arenë gjaku e perandorive

Shpatijeve të erëzave në Roganë

fryn frymë e re nëpër fije bari

Kosovë, kryengritëse e këngës

Në trup ende kam plagë të gjakut!...

2

----------------------------------------

Liri, bëje dorën grusht mos u jep

me emrin tënd, u rritëm betejave

për ty dashuruam mes plumbave

për ty i ramë grusht pushtuesit.

Nuk ka paqe për lumin me vaj

nuk ka paqe për lumin e ndarë

Të rënët do të bëhen më të rinj

në një kohë tjetër, më çlirimtare.

Rritu pemë e fjalës dhe gjuhës

ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës

je shpërthim i flakëve të shpirtit

je atdheu i engjëjve të shenjtë.

Të gjitha ditët janë për t´i jetuar

në pasqyrë i shoh armiqtë e mi

kjo botë qenka vërtet një përrall

prapa më ndjekin cezarë të tërbuar.

Shqipëri, gjak yjesh të ekuinoksit

e imja është Troja, dhe imja Iliria

këtë jetë e çmoj si forcë krijuese,

Shqipëri ka vetëm në gjuhën time.

MONOLOG I DIJESËS

I këndoj shqiptarët në 5 shtete,

këtu jam prej 15 mijë vjetësh,

jam zonjë moderne dhe e lashtë,

këtu e kam të shkruar historinë.

Kosovë, kam mësimin e epokave,

urtësinë e të mençurit dhe trimit,

Dijesa jam, bija e jote! Me rrezet

tua unë krijoj këngë të bukura.

Prej 15 mijë vjetësh jam Pellazgji

jam mbjellëse e grurit, ndërtuese,

të gjakut e kam Homerin, Eskilin

dhe 4 Papët tanë të krishterimit.

Shqipëri, Tokë-Mëmë e atdheut,

thuaje fjalën e të paurtës tënde,

Dijesa jote është pakëz rebele,

jetën e dua me të gjitha të mirat.

Të mirat duhet t ?i ndajmë njëjtë,

papunësia është ende e frikshme,

liri, kam mësimin e tëra epokave,

jam një e paurtë në tokat e mia.

NUJA IME ÇAMËRI

I veshur me fustan të Nujës së tij

përëndia Thoti na e solli fjalën Një

me fustanellë vishej Zeusi e Plato

vishej Apolloni, Aleksandri e Pirro

visheshin tëra fiset pellazgo -ilire

mbretër t´Epirit, dhe të Dardanisë

s´e me fjalën e parë Një, të Thotit

vishej atomi, dielli dhe galaktikat

Ky  krijim  i  paqes  dhe i luftërave

shprehin yjet dhe zërin e numrave

identitetin e gjuhës dhe të festave

krahët e mendimit të zotave tanë

N´u, me ty nisin orët e mbara të së

së ardhmes dhe, orët e s´kaluarës

me ty bimoi origjina pellazgo-ilire

Fustanellë, je më shumë se qenie

më tepër se art, shkencë e filozofi

je dritë qytetërimi, je valle-dramë

në çdo palë je dasmë dielli e paqe

ke shtrirje mendimesh dhe kauzë

je epokë me plagë epike në trup

N´u, je Ipe, identitet e krishtërim!...

A D H O A N I

I njoh qiejt e mi të dëshpëruar

i njoh qiejt e mi të zemëruar

i njoh plagët e mia të trazuara,

i njoh betejat e mia për liri.

Bir njeriu, duaje atdheun tënd,

ti që je pjesë e çdo ndryshimi

Çamëria mungon nëpër libra

mungon Molla e kuqe e Ulqini.

Atdheu që mendon, lëviz me

idenë e ndryshimeve të mëdha,

se gurin e hises për historinë

me pika gjaku duhet ta fitojmë.

Midis mendjes dhe mendimit

bezdi e kam harresën, boshin,

krijimin e pamjaftueshëm, dhe

fryrjen e krenarisë së përgjakur.

Nga të gjitha gjësendet në botë

vetëm libri flet dhe bën dritë,

vetëm libri mbushë të vërtetën,

e shtatëzënë lë lirinë e shkelur.

THOTI PELLAZGO ILIR

-Poemë sipas dorëshkrimeve të Thotit

Perëndia më bekoi me emrin, Thoti

Mua, krijuesin e Matematikës dhe,

të Teorisë së Relativitetit, shpiksin

e Numërave dhe të Kordinatave në

Fizikë, dhe në Astronomi, shpiksin e

ADN-së, shkrimtarin e 45 veprave.

Jam i botuar në pllaka të Esmeraldit.

Unë krijuesi i “Këngëve hymnore”,

i besuari i dhomave të Amentit, poet

i këngëve të dy botëve njerëzore,

perënditë më dhanë çelësin e lirisë

e më zgjodhën, Perëndi të njerëzimit.

Thoti, - kam pirë kupat e njohurive

të zotave të tokës dhe të gjithësisë.

Pyes? Pse edhe pas mijëra vjetësh

të qytetërimit të Atlanditës pellazge

ndalohem të lexohem nga njerëzimi!

E di përse: unë vij drejt e nga shpirti,

Pellazgo-Atlantid, ky qytetërimi ynë,

është farë e qytetërimeve, përlindje,

Lyr, mendja më lundron nëpër antikë...

Ç´farë të themë për bijtë e Atlantidës

për stërgjyshërit e mi të Keorit e të

Undalit. Unë jam Thoti, zot i shpallur

nga zotat e jetës dhe të vdekjes dhe,

jam i lirë nga jeta dhe nga vdekja!...

Lyr, jam ai urtaku në Arkën e Noes

ai, që shkroi për të gjitha udhëtimet

për 4 motrat e mia, bija të pellazgëve;

atlantidën, ilirinë, epiroten e dardanën

duke u shndërruar në abetare të para

Unë, Thoti i dëshmojë njerëzimit, se

shqip flas dhe në shqip shkruaj libra.

Botimi i librave të mi nëpër pllaka

esmeraldi, më shndërruan në përëndi

dhe në Kryeperëndi të tërë njerëzimit!..

Këtë besim të perëndive do ta quaj

dhuratën më të çmuar të botënave..

Jo rastësisht un´ fitova çelësat e jetës,

të jem i përjetshëm nga jeta e vdekja.

Thoti,- zotërat më zgjodhën perëndi

Ata më liruan nga Dhomat e Amentit,

ku roje bëja pranë mistereve të botës!..

Unë Thoti, e shpika shkrimin e fjalës

Thoti, - jam dëshmitari i ngjarjeve

të mëdha, njeri Përëndi i Atlantidës.

Përëndia mua më vlerësoi e m´i dha

çelësat e dy botëve! Më liroi prej

jetës e vdekjes! Unë të jem Krijuesi,

më i plotëfuqishmi i Njerëzimit tuaj

Jam Thoti, kryeperëndia njerëzimit

Keopsi kur vdiq, një libër timin e

mori me vete, që ta ketë në përjetësi

si pasuri të botës, që ai i përkiste!..

Jam dëshmitar i mistereve të mëdha

Atlantida dhe banorët e saj, vajtën

në përjetësi. Unë, Thoti, kam pirë

shumë lëng drite nga kupa e dijeve

dhe kupa e fshehtësive . Unë, kurrë

s’jam grindë me tokën dhe perënditë.

Falë tyre unë i fitova dy botët e mia!

Mençuria ime më njohu, Përëndi!

Vallja e vezëve dhe gurëve mbi rërë

kurrë s’ më ka pëlqyer, për shkak të

të humbjes së vezëve garën me gurët.

Thoti, jo rastësisht jam poet perëndi

se, Thoti flas shqip s'ka asnjë dyshim

Jam Perëndiu i Atlantidës Pellazge,

ngrita qytetërime, shtëpinë e Keopsit

e dritë i dhurova të gjithë njerëzimit!...

jam bir i Zeusit, jam djali tij i zgjuar

të tjerë zota më avansuan në Përëndi

dhe në të përjetshëm të të dy botëve!...

P R I Z R E N I

Në ç ?drejtim po lëviz kombi ynë?

mbi Dardani ende ka ré të zeza!

Asgjë s ?është më i vlerë se atdheu

flaka këngëve vetëm po i shtohet.

Ky qytet njëkombësh i Shqipërisë

shkruan Gjirokastra për Prizrenin,

është përtej 7 mrekullive të botës,

Prizreni ujin e vet e njeh nga etja.

Është vullnet qytetar i shqiptarëve

dhe përpjekje e të gjithë shekujve

që kombi ynë të mos bëjë më burg,

Shqipëri e Çamëri të jemi një shtet.

Atdheu po kuvendon në Pashtrik

Në zemrën e të gjithë shqiptarëve

aty kemi një vendim;, Vlora, Parga,

e Prizreni, të shpallen, Kryekëngë!

A do ta bëjë këtë histori atdheu

që Prizreni e Janina të bashkohen?

Retë në qiell mund të kenë rrufé,

por çasti e do këngën me e mprehë!...

A T D H E U

Jam fije bari i bimur n ?këto troje

jam gjuha shqipe e dheut amtar,

në zemër kam të dashurën Kosovë,

në shpirt e kam të lashtën Çamëri.

Kështu do thoshte Gjergj Kastrioti,

Abdyl Frashëri dhe Adem Jashari

Nder është të jesh ilirian antik! Pat

thënë Eskili tek mërgohej në Itali.

Trojeve ku jetojnë sot shqiptarët

ka trazira, revolta dhe të burgosur,

atdheut ne ia shtojmë fuqinë, nëse

i përdorim gurët e bukur të të urtit.

Revoltat për lëvizje përpara, kanë

nevojë për pak mësime të lirisë

ato janë fitore sa janë të fuqishme,

dhe janë të fuqishme sa janë fitore

Çamëria Shqipëri, është Shqipëria

dhimbjen e saj e ndjejë në shpirt,

një përbashkim është i nevojshëm,

dhe një luftë për të marr Çamërinë!

Atdhe Geci - cikël nga libri, "Monument i fjalës"

Dortmund, Gjermani, 2021



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora